Instituti Studimor “Platforma për Referendum Kombëtar” organizoi tryezën me moton “I THEMI PO REFERENDUMIT TË REPUBLIKAVE SHQIPTARO-SHQIPTARE”.
Në këtë takim të mbajtur me 17 dhe 18 mars 2023, në Tiranë morën pjesë shumë të pranishëm nga të gjitha trevat shqiptare si dhe me përgatitje të lartë akademike dhe profesionale.
Në ditën e parë të programitu bë promovimi i librave “Frymëzuesi i lirisë” dhe “Zërat e Krenarisë” nga autori Safet Sadiku, si dhe pati diskutime hapëse për hapat konkret të Platformës për Referendum Kombëtar.
Në ditën e dytë u prezentua programi i Platformës për Referendumin si dhe u mbajtën punime të ndryshme drejt qëllimit madhor, për të cilat do të njoftoheni ditëve në vijim përmes webfaqes si dhe faqes tonë në Facebook: Platforma për Referendum Kombëtar.
Falenderojmë të gjithë për pjesëmarrjen dhe përkrahjen e aktivitetit dy ditor. Ju mirëpresim në aktivitetet e radhës.Faleminderit për përkrahjen.