Skip to content
Home » Vetëdije kombëtare apo ekzistencë e nënshtraur deri në servilizëm ekstrem

Vetëdije kombëtare apo ekzistencë e nënshtraur deri në servilizëm ekstrem

nga Safet Sadiku

Shkëputur nga dorshkrimet “Kosova në(n) burgun e burgut të burgut të burgjeve të të burgosurëve e të burgosurit e Atdheut tim…”

FRYMËZUESI I PARË I LINDJES SË UÇK-së E KA EMRIN MR. HALIL ALIDEMA

Në vend të përkujtimit për Profesorin…

Lindja e pluralizimit politik dhe e demokracisë në vendet e Gadishullit Ballkanik, po shënonte përfundimisht fundin e sistemit komunist dhe totalitarist. Bashkë me këtë proces, paralel në shumë shtete të rajonit po vinin ndryshime rrënjësore, të cilat ndryshime rrjedhnin nga erërat e demokracisë, dhe njëkohësisht brenda shteteve po fillonte një transformim i denjë në shumë aspekte të jetës ekonomike, sociale, politike, por edhe nacionale. Rënia e monizmit nënkuptonte edhe rënien e Sllavizmit në përgjithësi dhe të Serbisë në veçanti, konkretisht rënien e pjesës së politikës fanatike, e cila ishte shëndrruar në regjim. Ky regjim ishte i njëanshëm, për faktin se për vitet të tëra po shtypte vetëm shqiptarët! Prandaj, ndryshimet demokratike si proces i kohës, për shqiptarët ishin shumë të mirëseardhura, gjithëmonë nëse ne do të arrinim të kapnim në hap trendin e kohës.

Këto çështje të ndieshme të aktualitetit politik ndërkombëtar, i kishte kuptuar shumë mirë edhe mr. Hail Alidema, i cili ishte shumë i vetëdijshëm se e tërë filozofia planifikuese për vetëmbrotje nuk ishte aq e lehtë për faktin se në shoqërinë shqiptare tashmë ekzisitonin diferenca të theksuara në shumë aspekte. Në njërën anë kishim të pasur dhe të varfër, në anën tjetër kishte shtresa servile që bashkpunonin ende me okupatorin verbërisht, dhe poashtu kishte edhe shtresa të vuajtura të cilët regjimi i Serbisë, i kishte dërrmuar duke përdorur të gjitha mjetet shtypëse jo vetëm ndaj indivdëve, por edhe ndaj anëtarëve të familjes së tyre. Gjithë këta faktorë ishin prezentë, tashmë në një shoqëri të hapur, e cila po fillonte të quhej „shoqëri demokratike“, edhe pse për të gjithë ne ishte fakt i qartë, se para vetës kishim një fillim të ri me një rrugë të gjatë, dhe me shumë të panjohura.

Në Kosovë në fillim të viteve ’90, gjendja ekonomike ishte e mjerueshme, prandaj e vetmja perspektivë ishte ikja nga vendlindja për një vend pune.

Konfliktet e brendshme poashtu ishin grumbulluar për vite të tëra. Hasmëritë dhe vëllavrasjet në mes familjeve shqiptare, regjimi serb i kishte thelluar jashtë mase. Në mes të viteve 1986/87 në statistikën njëvjetore të tri komunave mesatarisht kishte për çdo komunë 350-400 familje në hasmëri. E gjithë këtë kataure e realizonte mjeshtërisht UDB me planet e veta duke i njohur edhe pikat e dobëta të shqiptarëve, duke shfrytëzuar varëfrinë te njerzit dhe duke bërë edhe ndërskamcat e shumta.

Ky realitet kërkonte një çasje të re, të zgjidhjes së problemeve të brendshme, kërkonte një mynyrë të njëmendisie tjetër dhe persiatje që të mendonim dhe të provonim në praktikë, që në mes veti të ishim më tolerantë dhe më liberal, pasi para vetës kishim (dhe ende kemi), një armik të pamëshirshëm, Serbinë, e cila për vite të tëra po na gllabronte jo vetëm pasurinë dhe resurset ekonomike të vendit, por edhe lirinë elemtare dhe thithjen e ajrit në vendin tonë.

I vetëdijshëm për gjithë gjendjen e rëndë politike dhe i sprovuar në burgjet e Serbisë mr. Halil Alidema e dinte mirë se ky regjim i dhunshëm ndaj shqiptarëve do të shkojë deri në fund dhe do ta bëj të vetën. Por, se sa do të jemi të gatshëm t’i dalim zot vetëvetës sonë për vetëmbrojtje, kjo do të jetë një gjë tjetër, që mbetët për të parë reflektimet se sa do të tregojmë zgjuarsi dhe se sa do jemi të vetëdijshëm të organizohemi në këtë proces. Prandaj ai vazhdimisht e theksonte se mbrojtja e “pragut të shtëpisë” do të ketë rëndësi të shumfishtë, pra edhe në proceset e të ardhmës në shtetndërtimin tonë. Këtë gjë e theksonte vazhdimisht, dhe më kryesorja mr. Halil Alidema ishte aktiv për të lëvizur çdo gur, që lidhej me aktivitetin e vetëmbrojtjes sonë.

E tërë forma dhe prezantimi i fakteve shqiptare përballë politikës fashiste të Serbisë nga shumica e elitës politike të Kosovës, në parim ishte e papranueshme për mr. Halil Alidemën, i cili tashmë ishte i bindur se lirinë e kishim në dorën tonë, por asaj duhet t’i dilej zot, jo me nënshtrim as me servilizëm po me vetëmbrojtje. Diplomacia ndërkombëtare do të heshtë sa kohë që ne do të rrimë të heshtur, dhe sa kohë që ne vazhdojmë të besojmë verbërisht, “duke pritur se Serbia do të cilvilizohet” dhe një ditë do ta kuptojë realitetin se Kosova nuk është e saj. Kjo gjë nuk do të ndodhë aq lehtë, pa kushtëzime të theksuara nga shumë faktorë, që Serbisë do t’i ndërprisnin tërë aktivtetin e saj gjenocidial mbi Kosovën dhe popullin shqiptar të saj.

Pse kam guximin të flas dhe të dokumentojë për ideatorin dhe frymëzuesin e parë të lindjes së UÇK-së?

Nëse dikush është betuar në Zot e flamur qysh në kohën e vuajtjes së denimit në burgjet e Serbisë, se nëse arrinë të lirohet ndonjëherë, se nëse arrinë t’i mbijetojë vuajtjet dhe torturat serbe, atëherë gjithë jetën e tij sa të jetë gjallë me gjithë potecialin njerëzor, intelektual dhe çdo resurs ekonomik do ta përdorë në funksion të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ky njeri i betuar e ka pasur emrin mr. Halil Alidema.

Nëse dikush mund të quhet se ka qenë i gatshëm të falë, edhe njerëzit e sigurimit shqipfolës që i kanë thyer brinjtë në burgje, dhe të pijë kafe me atë njeri vetëm për hirë të ineresit të përbashkët për t’u rreshtuar kundër armikut shekullor, shtetit të Serbisë. Për hir të Kosovës, për të qenë komunikues liberal dhe pa paragjykime, vetëm për ta dhënë mesazhin e ngritjes së vetëdijes te të gjithë njerëzit që e rrethonin, që po ashtu nëkuptohej si një porosi miqësore. Ky mesazh ishte për të gjitha shtresat, vetëm e vetëm të shërbente si model për një solidarizim të brendshëm në mes shqiptarëve përballë Serbisë. Njeriu që dinte të tregonte mesazhe të tilla, për ta falur tjetrin, padyshim, se ky ishte mr. Halil Alidema. Nëse mund të thuhet për dikë se kishte guximin për t’ia thënë tjetrit fjalën dhe faktin me argumete në sy, pa u tembur, ishte mr. Halil Alidema.

Nëse mund të thuhet për dikë se, kush e njihte mirë politikën serbe që vepronte në Kosovë, dhe shtresat e shoqërisë sonë shoqërore, ai ishte mr. Halil Alidema.

Nëse mund të thuhet se dikush në komunikim, në bisedë kur takohej me bashkëpunëtorë dhe njerëz që i vlersonte të nivelit, merrte shumë shembuj bindës se me Serbinë nuk i dilet lehtë, dhe se pa vetëmbrojtje Serbia nuk do ta lirojë aq lehtë Kosovën, ose siç e quante në shumë diskutime, faktori i brendshëm do ta lëvizë faktorin e jashtëm. Ai që afronte mijëra argumente e kishte emrin mr. Halil Alidema.

Nëse dikush në kushte legale mendoi për mbrojetjen e “pragut të shtëpisë” dhe këtë pikëpamje e shprehte hapur pa ngurrim, e cila pikëpamje po ngulitej në mendjen e qindëra mijëra të rinjve duke ilustruar me shembuj, dhe njëkohësisht edhe me përplasje të ndryshme nëpër forume dhe tryeza, por që nuk pyeste për çmimin, padyshim se ai ishte mr. Halil Alidema. Ndryshe mund të themi se autori i parë i titullit “Mrojtja e Pragut të Shtëpisë” ishte mr. Halil Alidema.

Nëse dikush pyet se kush shkoj ekstara në Shqipëri në fund të vitit 1990 për t’i takuar autoritetet politike dhe ushatarake në Tiranë (Ramiz Alinë dhe ushtarakë të tjerë) dhe për t’iu kërkur atyre ndihmë për mobilizimin e vetëmbrojtjes së Kosovës nga regjimi policor dhe ushtarak i Serbisë, në mynyrë konkrete, dhe me formulim konstruktiv, se në rast të luftës eventuale, nuk do të rrimë duarkryq, padyshim se ai ishte mr. Halil Alidema.

Nëse dikush mendonte, punonte dhe e dinte se ku ta sistemonte grupin e ushtarëve të parë, me ç’rast në disa kazerna do t’i prisnin eprorët ushtarkë të kohës në Shqipëri, padyshim ai ishte mr. Halil Alidema.

Nëse dikush i kishte kërkuar në shtëpinë e tij dr. I. Rugovës mbështetjen për fillimin e përgatitjeve ushtarake, në korrik 1990, menjëherë pas “2 korrikut” dhe i kishte afruar që ai ta mbante titullin e komandantit, ai ishte mr. Halil Alidema që kishte trajtuar gjërsisht këtë temë kokë me kokë.

Dhe nëse dikuash sot flet për celulat e para të UÇK-së, për frymzuesin e parë të UÇK-së dhe mund të përmendin çfarëdo lloj emri tjetër përveç atij të mr. Halil Alidemës mund ta kenë gabuar apo ngatërruar këtë histori të fakteve.

Unë ju them të gjithëve, emrat tjerë që përmendni gabimisht zëvendsoni me emrin e mr. Halil Alidemës, sepse idenë e forcës mbrojtëse për mbrojtjen “pragut të shtëpisë” e frymzoi, e vetëdijsoi, e afirmoi dhe artikuloi edhe diplomatikisht i pari mr. Halil Alidema. Kjo e vërtetë me shumë fakte, edhe pas kaq vitesh të mos pranohet ende nga i gjithë populli dhe institucionet e shtetit shqiptar, padyshim është e papranueshme. Lavdi veprës madhore të mr. Halil Alidemës.

(marrë nga nga dardamedia.com)