Skip to content
Home » Falenderim për të gjithë përkrahësit e Platformës

Falenderim për të gjithë përkrahësit e Platformës

I falenderojmë të gjithë përkrahësit e „Platformës për Referendum Kombëtar“…
Stafi drejtues i Institutit Studimor i „Platformës për Referendum Kombëtar“ me rastin e aktivitetit dyditor në Tiranë, më 17 dhe 18 mars konfirmon, se interesimi për pjesëmarrje është shumë i madh, prandaj i falenderojmë të gjithë ata që kanë shprehur gadishmëri, dhe ata që në vazhdim konfirmojnë pjesëmarrjen në aktivitetet e para nën organizimin e „Platformës për Referendum Kombëtar“…
Siç e dini njëri nga sponzorët kryesor është pronari i „Birrës Stela“ në Tiranë, z. Stefan Pinguli, i cili njëherit është edhe kryetari i Akademisë „Rrënjët tona“. Ai poashtu ka afruar zyrën gratis në qendër të Tiranës në shërbim dhe funksion të këtij instituti.
Poashtu nga mërgata janë lajmëruar edhe spozorët e parë, të cilët duan të jenë pjesëmarrës në këtë tryezë, me ç’rast i përshëndesim dhe i falenderojme përzemërsisht. Përveç kolegëve tanë (të stafit drejtues), që e mbështesin këtë organizim, si Milaim Selimi, Fatmir Guri, Alban Iliri, etj. ka edhe të tjerë që vullnetarisht kanë konfirmuar mbështetjen.
Muharrem Ameti me punë në Gjenevë, ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe mbështetje me një shumë modeste, për sponzorizim të këtij aktiviteti. Ky mërgimtar shprehet se programi i „Platformës për Referendum Kombëtare“ më ka bërë për vete sepse ka shumë vlera ashtu si në vendet e Perendimit, prandaj këto modele duhet edhe ne t’i zbatpjmë në atdheun tonë. Natyrisht se edhe mërgimtarët e tjerë nga Oslo(A. Gj.), nga Cyrihu, (B. D)nga Bazeli (I. R), dhe shumë qendra të tjera kanë shprehur mbështetje. Sigurisht, se një interesim të madh kanë treguar edhe shumë intelektualë të universiteteve tona në atdhe: si nga Shqipëria, Kosova, Ilirida dhe Mali i Zi.
Mbi 70 profesorë të ndryshëm, kanë shprehur gadishmëri për të qenë pjesë e punimeve ë kësaj tryeze, e cila do të mbahet në Tiranë. Me këtë rast të gjithë pjesëmarrsit në këtë aktivitet do të mbushin formularin me nënshkrim si mbështetje praktike e motos sonë: “THUAJI PO REFERENDUMIT TË REPUBLIKAVE SHQIPTAR O-SHQIPTARE: SHQIPËRI-KOSOVË”!
Natyrisht konfirmimi i përkrhjes me nënshrim mund ta bëni në çdo kohë edhe përmes web-faqes sonë në: www.platformakombetare.com
Sponzorët i mirëpresim edhe në të ardhmen edhe përmes kontos.
Bëhu pjesë e ngjarjes më historike për gjithë shqiptarët e Gadishullit Ilirik!
Tryeza e parë më 17 dhe 18 mars 2023 në Tiranë! Organizimi i Referendumit të Parë ndër shqiptarët!
Ju mund të jeni sponzor:
Platforma për Referendum Kombëtar:
CREDINS BANK – TIRANË, rruga”Vaso Pasha”nr 8.nk
Numri i llogarisë në Euro: 00001445336
Kodi/Swift: CDISALTRXXX
IBAN:AL15212 11573 0000 0000 01445336
Nga stafi Drejtues i „Platformës për Referendum Kombëtar“.