Skip to content
Home » Disa nga takimet me zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës

Disa nga takimet me zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës

Disa nga takimet me zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës që ka zhvilluar Safet Sadiku, veprimtar nga Zvicra, në emër të një kompanie të madhe evropiane.

Aktualisht, çfarë duhet të bëjmë më shumë që të rritet interesimi i investitorëve të huaj nga vendet e perëndimit?

Një komunikim i pranueshëm me përfaqësues dhe zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës, të cilin komunikim nuk e kam hasur shumë vite më parë.

Takimin e fillova duke sqaruar se si shumë vite më parë kur kalova me një delegacion të huaj, që kishte shprehur interesim për investime, në momentin kur e panë ndotjen e ajrit në Obiliq u hamenden dhe u hutuan se si ka mundësi që Kosova të mos kërkojë fonde për filtra për këtë gjë, të cilët eleminojnë ndotjen e ajrit. Por qeveritë e kaluara këtë mundësi më duket se nuk kanë pasur interesim për  ta shfrytëzuar.

 

Takim pune me zëvendësministrin e Ekonomisë z. Mentor Arifaj, i cili shprehu gatishmëri për bashkëpunim me firma nga vendet e Perendimit. Konkretisht i afrova disa modele logjistike lidhur me përmirësimin e administratës shtetërore për të ardhmen sipas teknologjisë së fundit! I kërkova z Arifaj që të vijë në një nga vendet e BE-së për të parë nga afër këtë model.

2. Takim pune me zëvendësministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme znj. Donika Gërvalla, me ç`rast e urova për prezantimin e denjë dhe përfaqësim të mrekulleshëm të Politikës së Jashtme të Republikës së Kosovës! Në kuadër të punës së saj diplomatike i kërkova të jetë zë i fortë në ftesë të investitorëve nga vendet e BE-së dhe po ashtu edhe bashkëpunimi me mërgimtarët , (të cilët kanë një rol pozitiv), të jetë gjithmonë aktiv në krijimin e mundësive për të gjthë të interesuarit për investime në Kosovë!

a).Përpjekja e përbashkët për të krijuar një imazh më të mirë për shtetin tonë ndikon drejtëpërdrejt në thithjen e investimeve të huaja!

Shënim imi: Dihet se investimet në 20 vitet e fundin nga investitorët e vendeve të perëndimit kanë qenë të pakta në Kosovë, jo pse nuk kanë pasur iteresim ata, por pse nuk kanë gjetur politika të paranueshme për investime në vendin tonë. Në të kundërtën, vetëm në një shtet tjetër fqinj në dhjetë vitet e fundit nga investimi i firmave gjermane janë punësuar 77 mijë punëtorë!

Me Ministrin e Ministrisë së Mjedisit dhe Transportit z Liburn Aliu dhe anbsadorin shqiptar z. Minxhozi

3. Takimi i radhës (nën shoqërimin e z. Gëzim Kastrati) edhe me stafin e Ministrit z. Liburn Aliu në Ministrinë e Ambientit dhe Transporteve, me shefen e kabinetit dhe stafin me znj. Rineta Jashari, këshilltarin z. Florent Ramqaj dhe me z. Lulzim Baumann (ekspert për çështje mjedisore) dhe fare në fund konsulta efektive me ministrin z. Liburn Aliu, dhe me ambasadorin shqiptar në Kosovë z. Minxhozi.

Mundësia e marrjes së investimeve edhe në sektorin e energjisë së rinovueshme është e pranueshme gjithmonë në raport dhe përputhje edhe me interesat e vendit tonë.
Fillimi i mbarë, thotë populli, gjysma e punës. Një qeveri që pranon komunikim normal institucional (pa hyrë në hollësira) dhe merr në shqyrtim çdo ofertë dhe informacion sa u përket mundësive reale për të ardhur investitorët e huaj nëse shteti konsideron se një fushëveprimtari e tillë është me interes, është sinjal i mirë për ndryshim rrënjësor në këtë çështje për të ardhmen e afërt, që në vendin tonë të interesuarve të mos u mbyllet dera dhe të injorohen kërkesat për investime si në të kaluarën mbi njëzetëvjeçare!…
Përzemërsisht i falenderoj të gjithë për mikpritjen.

Me Lulzim Baumann dhe z. Gezim Kastrati