Skip to content

Nisma për referendumin e shqiptarëve në gjithë hapësirat e tyre të Gadishullit Ilirik

“THUAJI PO REFERENDUMIT TË REPUBLIKAVE SHQIPTARO-SHQIPTARE: SHQIPËRI-KOSOVË”!

AKTIVIZIMI NËPËRMJET REGJISTRIMIT JURIDIK I “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR”–NISMA PËR REFERENDUMIN E SHQIPTARËVE NË TË GJITHA HAPËSIRAT E TYRE NË GADISHULLIN ILIRIK!…

Mars 2021, Tiranë

1). Pjesa e parë;

  1. PROGRAMI DHE MOTOJA E “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR” ËSHTË:

“THUAJI PO REFERENDUMIT TË REPUBLIKAVE SHQIPTAR O-SHQIPTARE: SHQIPËRI-KOSOVË”!

1). VIZIONI PËR ARRITJEN E REFERENDUMIT DO TË BAZOHET NË TRI FUSHËVEPRIMTARI KRYESORE:

A). VEPRIMTARIA SHKENCORE NËPËRMJET INSTITUTIT TË “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR”,

B). VEPRIMTARIA DIPLOMATIKE NËPËRMJET SUBJEKTIT POLITIKO-KOMBËTAR;DHE

C). DHE VEPRIMTARIA ADMINISTRATIVE BAZUAR NË MODELET E VENDEVE TË BE-së, SI: GJERMANIA, AUSTRIA, ZVICRA etj.

2). Konkretisht çfarë nënkupton „Referendumi“ për të gjithë shqiptarët?

a). “Shqiptarët e Gadishullit Ilirik e kanë shansin historik që në  kushte të reja  demokratike nëpërmjet  referendumit të vendosin të ardhmen e tyre për t’u bashkuar institucionalisht dhe për  t’i integruar brenda vetvetes së tyre të gjitha vlerat kombëtare, historike, kulturore, ekonomike, shkencore, ekologjike etj., nëpërmjet një administrate të mirëfilltë ashtu si të modelit të vendeve të BE-së” .

3). Ky porogram  e ka të konfirmuar „ADN-në kombëtare“ me 100%! Dhe karakterizohet me komunikim libereal brenda vetë  shqiptarëve në të gjitha vendbanimet e tyre në ATDHE (të Gadishullit Ilirik) si dhe në MËRGATË! Te ky organizim i brendshëm, pas “vlerës kombëtare të konfirmuar”, e cila si çështje e funksionalizon dhe e disiplinon funksionimin e të gjitha institucioneve shtetërore shqiptare të republikave tona, për zhvillimin ekonomik të vendit; gjen edhe programe me orientime të djathta, poashtu edhe programe sociale me orientime të majta, të cilat janë mjaft të rëndësishme për zhvillimin  e shoqërisë shqiptare.

4). Menjëherë pas ditës së promovimit zyrtar të pjesës së parë të këtij programi, ( i përgatitur në linja të përgjithshme), kalojmë në pjesën e dytë të veprimtarisë, në punë praktike, dhe të gjithëve u hapet rruga dhe mundësia  për t’u afruar dhe për t’u rreshtuar për mbështetje pa paragjykime në: “Platformën për Referendum Kombëtar”. ATDHEU na mirëpret të gjithëve!. ATDHEU I SHQIPEVE ka nevojë për zhvillim ekonomik! Instituti i Platformës për Referendum Kombëtar të gjithë investitorëve nga MËRGATA u ofron të gjitha shërbimet administrative nga të gjitha institucionet shtetërore shqiptare në të gjitha Republikat e Shqipërisë në Gadishullin Ilirik!

5). Në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës kemi këtë mbështetje për gjithë shqiptarët kudo ku ata jetojnë në trojet e veta.

a). Por, kur do të zbatohen në praktikë këto ligje kushtetuese të dy republikave; të Shqipërisë dhe të Kosovës?

b). Ligji nr. 8417, datë 21.10.1998, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

1). Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit.

2). Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti.

                Neni 7

1). Sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.

 Neni 8

1). Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.

2). Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet.

3). Republika e Shqipërisë u siguron ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e

punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë

kulturore kombëtare.

Neni 9

1). Partitë politike krijohen lirisht. Organizimi i tyre duhet të përputhet me parimet Demokratike.

c). Kushtetuta e Republikës së Kosovës

Neni 2

1). Sovraniteti i Republikës së Kosovës buron nga populli, i takon popullit dhe ushtrohet, në pajtim me Kushtetutën, nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur, me referendum, si dhe në forma të tjera, në pajtim me dispozitat e kësaj Kushtetute.

Neni 15

-Republika e Kosovës mbron interesat e shtetasve të saj jashtë vendit, në mënyrën e përcaktuar me ligj.

6). PËRMBAJTJA

  1. PROGRAMI DHE MOTOJA E “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR”
  2. Hyrje:

III. QËLLIMI I PROGRAMIT TË “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR”.

  1. VIZIONI KOMBËTARO-POLITIK.
  2. PROPOZIME nga „Platforma për Referendum Kombëtar“:
  3. FAKTET HISTORIKE.

VII. SISTEMI JURIDIK I SHTETIT – MËNYRA E FUNKSIONIMIT TË TIJ

VIII. VEPRIMTARITË ORGANIZATIVE DHE PROFESIONALE nën emrin e “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR”.

  1. FORMA ORGANIZATIVE E “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR”:
  2. SI TË NDIHMOHET ATDHEU PËR ORGANIZIMIN E REFERENDUMIT?!
  3. Informacion për gjithë mbështetësit e Referendumit!

XII. Sqarim administrativ:

2). Pjesa e dytë;

  1. FONDET PËR INVESTIME TË PROJEKTEVE STRATEGJIKE:
  2. PËR PROJEKTE STRATEGJIKE ZHVILLIMORE NË DISA SHTETE TË BALLKANIT;

III. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR DORËZIMIN E NJË PROJEKTI, ( p.sh. për „Partnerë  Privatë Publikë“).

  1. PËRGATITJA E DOKUMENTACIONIT PËR PROJEKTET PRIVATE(Grupi B).
  2. PAS PRANIMIT TË PROJEKTIT NGA AGJENCIA NË GJENEVË;
  3. NEGOCIMI I KUSHTEVE TË FINANCIMIT NË MES PALËVE;

VII. SQARIM:

VIII. FILIALET E AGJENCISË: “INVESTIME NË BALLKAN”-Hierarkia administrative.

  1. KONFIRMIM:
  2. HEKURUDHAT ;

3). Pjesa e tretë;

  1. STATUTI I “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR”- VENDOSMËRIA E QËNDRIMEVE POLITIKE NË LINJËN KOMBËTARE!
  2. VEPRIMTARITË PROFESIONALE;

III. STATUSI PËR ANËTARËT QË PAGUAJNË RREGULLISHT;

  1. PËRCAKTIMI I DALJES SË MJETEVE FINANCIARE NGA KONTO:
  2. PJESA TEKNIKE E ADMINISTRATËS;
  3. QEVERITË DHE INSTITUCIONET SHQIPTARE NË HAPËSIRA TË NDRYSHME TË GADISHULLIT ILIRIK :

VII. DETYRAT TONA AKTUALE, (të  Stafit të Bordit  Themelues dhe Drejtues) të „Platformës për Referendum Kombëtar“:

VIII. VEPRIMTARITË E PARA;

  1. PARAQITET: “DRAFTI JURIDIK” PËR T’U VOTUAR NË REFERENDUM.
  2. KOHA PËR KORRIGJIMIN E HISTORISË SHQIPTARO-SHQIPTARE!
  3. „PO REFERENDUMIT TË REPUBLIKAVE SHQIPTARO-SHQIPTARE: SHQIPËRI-KOSOVË“!

4). Pjesa e katërt:

  1. OBJEKTIVAT DHE VEPRIMTARIA PRAKTIKE E „PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR“
  2. Letërnjoftimi+Pasaport, (ID kartë)!

III. „FLAMURI KOMBËTAR“ dhe „HYMNI KOMBËTAR“:

  1. VOTIMI PËR HEQJEN E KUFIRIT SHQIPËRI-KOSOVË!(dhe më pas edhe në hapsirat të tjera shqiptaro-shqiptare);
  2. DOGANAT:
  3. NDRYSHIMET (EVENTUALE) KUSHTETUESE TË REPUBLIKAVE SHQIPTARE;

VII. HARMONIZIMI I BRENDSHËM I TERMINOLOGJISË POLITIKE

VIII. NË REFERENDUMIN E PARË SHQIPTARO-SHQIPTAR SHQIPËRI-KOSOVË;

  1. VLERËSIM:
  2. VËREJTJE:

5). Pjesa e pestë:

  1. ADMINISTRATA ME TEKNOLOGJI TË AVANCUAR NË KUADËR TË “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR”!
  2. ANGAZHIMET ADMINISTRATIVE NË DISA NGA PROCESET AKTIVE TË “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR” NË ATDHE ;

III. KATEDRAT E  INSTITUTIT TË “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR”;

  1. PLOTËSIM :
  2. DISA TRAJTIME SHKENCORE, TË CILAT LIDHEN ME FATIN E POPULLIT SHQIPTAR!?

6). Pjesa e gjashtë:

  1. EMËRIMET E LARTA SHTETËRORE NGA “PLATFORMA PËR REFERENDUM KOMBËTAR”
  2. LOBIMI I PROGRAMEVE;

III. ANËTARËT e regjistruar në „“PLATFORMËN PËR REFERENDUM KOMBËTAR“ dhe detyrimet minimale;

  1. FINANCAT:
  2. DISA NGA KONFIRMIMET organizative dhe administrative:

7). Pjesa e shtatë;

  1. RREGULLORJA PRAKTIKE E PUNËS SONË!
  2. NJË SHEMBULL SHUMË I MIRË NGA ZVICRA;

III. NJË PRAKTIKË E RE E PUNËS BAZUAR NË PARIME!

  1. PËR NJË ETIKË NJERËZORE DHE ADMINISTRATIVE NË PUNË!
  2. MARRJA E VENDIMEVE DHE ZBATIMI I TYRE NË PRAKTIKË!

8). Pjesa e tetë:

  1. RUAJTJA E IDENTITETIT KOMBËTAR, PA MENTALITET LUFTARAK, NUK AVANCON NDËRTIMIN E TË ARDHMES DHE ZHVILLIMIN E DEMOKRACISË!
  2. PA INTEGRITET TË IDENTITETIT KOMBËTAR NUK KA ZHVILLIM EKONOMIK!

III. HIERARKIA ORGANIZATIVE E “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR” NË VEPRIMTARINË E SAJ!

  1. KJO FORMË ORGANIZATIVE DO TË ZBATOHET NË PRAKTIKË;
  2. HIERARKIA FINANCIARE E “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR”!
  3. PËRKRAHJA DHE VOTIMI I REFERENDUMIT SHQIPËRI-KOSOVË!

VII. DISA PYETJE AKTUALE LIDHUR ME IDENTITETIN KOMBËTAR PARA MBAJTJES SË REFERENDUMIT!

VIII. SENZIBILIZIMI PËR T’U KTHYER TE VLERAT DHE IDENTITETI KOMBËTAR SHQIPTAR!

9). Pjesa e nëntë:

  1. STRUKTURA ORGANIZATIVE DHE HIERARKIA E PLATFORMËS KOMBËTARE NË ATDHE DHE NË MËRGATË!
  2. BORDI DREJTUES I PLATFORMËS KOMBËTARE NË ATDHE:

III. BORDI DREJTUES NË MËRGATË:

  1. BORDI DREJTUES I “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR” NË ATDHE E INSTITUCIONALIZON punën dhe veprimtarinë e INSTITUTIT;
  2. BORDI DREJTUES NË MËRGATË;

10). Pjesa e dhjetë:

  1. INFORMACION RRETH HYRJEVE FINANCIACE PËR TA REALIZUAR REFERENDUMIN:
  2. HYRJET FINANCIARE NGA ANTARËT E „Platformës për Referendum Kombëtar“ për bërjen gati të referendumit klasifikohen në:

III. SQARIME ME TRANSPARENCË PËR PROJEKTE TË APROVUARA:

  1. LISTA E ANËTARËVE, të cilët bëjnë pagesën në fazën fillestare:

11). Pjesa e njëmbëdhjetë:

  1. PLANIFIKIMI I VEPRIMTARIVE DHE PROJEKTEVE FINANCIARE!
  2. PLANIFIKIMI i disa veprimtarive të punës organizative;

III. PLANIFIKIMI KOHOR (dyvjeçar) i veprimtarisë financiare;

  1. SHËRBIMET ADMINISTRATIVE DHE ORGANIZATIVE NË ATDHE!
  2. DISA NGA PROJEKTET, që janë të gatshme për të filluar realizimi praktik;
  3. PROJEKTI PËR „SIGURINË RRUGORE TË AUTOMJETEVE“!

VII. PROJEKTI i „IDENTITETIT=LETËRNJOFTIMIT(PASAPORTËS), për të gjithë shqiptarët kudo që kanë lindur në republikat shqiptare!… Dhe;

VIII. PROJEKTI PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË dhe të REGJISTRIMIT TË RESURSEVE EKONOMIKE-Adresat dhe identifikimi!

  1. PROJEKTE TË TJERA EKONOMIKE; (menjëherë të realizueshme).
  2. LISTA E MBËSHTETËSVE të „Platformës për Referendum Kombëtar“ për çdo ditë po rritet!…
  3. NUK DO TË KETË PASTHËNIE!

A). MENTALITETI I KTHYER NË LIGJ JURIDIK!

B). JEMI NË PUNË PRAKTIKE PËR HAPAT E PARË!

7). PARATHËNIE:

Përkushtimi ynë, në funksion të realizimit dhe të zbatimit praktik të ëndrrës shekullore, edhe juridikisht, që të gjithë shqiptarët në trojet e tyre, të jetojnë bashkërisht të integruar nën singlen e Flamurit Kombëtar dhe që të gjithë të jenë të përfaqësuar kudo nën konceptin shtetëror të Republikës së SHQIPËRISË, është konfirmuar me mijëra fakte dhe argumente duke dhënë betimin në FLAMUR dhe në PERËNDI, se shkrijmë tërë resurset e pasurisë finaciare dhe intelektuale, për qëllimin madhor: “PËR T’I BËRË REPUBLIKAT E SHQIPËRISË” nën organizimin e mirëfilltë politik,  “NË(N)  REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, si shtet yni i vetëm për të gjithë shqiptarët kudo ku ata jetojnë në vendlindjet e tyre; se ATDHEU dhe SHTETI i tyre quhet: “REPUBLIKA/T E SHQIPËRISË”. E kemi bazën juridike, e kemi trashigiminë historike, e kemi përvojën njerëzore të konfirmuar në ditët më të vështira; i kemi në mbështetje me miliona-miliona shqiptarë kudo ku jetojnë (në ATDHE dhe në MËRGATË); i kemi popujt dhe miqtë  e shqiptarëve pas vetes, të konfirmuar në ditët më të vështira; e kemi formën dhe formulën demokratike të shpuerjes përpara të proceseve për jetësimin e fakteve; e kemi gatishmërinë dhe vendosmërinë që ta rishkruajmë historinë, vetëm ashtu siç e meriton populli liridashës shqiptar.

E kemi guximin dhe të gjitha argumentet, që të flasim për këtë mesazh, dhe ta përcjellim TE të gjithë shqiptarët kudo ku ata jetojnë, të cilët me shekuj ëndrrojnë për këtë “SHQIPËRI TË RIBËRË”, se pushteti është i juaji dhe duhet të kthehet te ju, se në demokraci, si kudo në vendet normale, edhe në Shqipëri, do të vendos shumica dhe jo klasa politike e dështuar kombëtarisht. Ua rikujtojmë të gjithëve, se AMANETI  dhe logjika shpirtërore dhe kulturore e një populli, që ka një ATDHE, (dhe një shtet të ndarë padrejtësisht), që quhet Shqipëri, me përcjellje shoqëruese nën frymimin e  atdhedashurisë ndër dekada dhe shekuj, buron me kërkesën e vetme  madhore: “PËR TA RIBËRË SHQIPËRINË”! AMANETI i filluar që nga rilindësit tanë e deri te dëshmorët  e luftës së fundit të Kosovës, edhe nga AMENETI  i ADEM JASHARIT, është regjistruar thellësisht në memorien historike të popullit shqiptar, e cila nuk do të vdesë kurrë!

Po ky AMANET, po kjo kërkesë ,“PËR TA RIBËRË SHQIPËRINË” u shfaq publikisht, edhe politikisht, edhe kombëtarisht, më 6 maj të vitit 1991 nga themeluesi i UNIKOMB-it në Kosovë, mr. Halil Alidema, dhe nga përkrahësi i tij, dhe njëherit vazhduesi i UNIKOMB-it, mr. Ukshin Hoti.

Duke qenë edhe vetë pjesë e themelimit të UNIKOMB-it, që nga dita e parë, AMANETIN e Profesor mr. Halil Alidemaj e kam pranuar me përgjegjësi, dhe jo vetëm unë, por i gjithë grupi e kemi pranuar seriozisht, dhe kurrë nuk jemi ndalur asnjëherë së vepruari pozitivisht për këtë qëllim madhor.

Programi ynë; “Platforma për Referendum Kombëtar” ka po të njëjtin qëllim, ashtu si i UNIKOMB-it, “PËR TA BËRË SHQIPRINË E PABËRË”. Po pra, “PËR TA RIBËRË SHQIPËRINË ME TË GJITHA REPUBLIKAT E SAJ”, nëpërmjet  mjeteve më demokratike; “REFERENDUMIT”. Natyrisht, se programi ynë, i është përshtatur rrethanave të kohës, fakteve aktuale politike, pasi nga  maji 1991 kanë kaluar plotë tridhjetë(30) vjet! Prandaj, apeli ynë është i qartë; RADHITUNI EDHE JU në këtë karavan të gjatë, në përkrahje të REFERENDUMIT SHQIPTARO-SHQIPTAR! Ka vend për të gjithë!. Na bashkon një qëllim, i cili quhet: “REPUBLIKA/T E SHQIPËRISË”!.

Nga: BORDI THEMELUES I INSTITUTIT SHKENCOR “PLATFORMA PËR REFERENDUM KOMBËTAR”!

8). Tri fushëveprimtaritë tona praktike;

A). Në fakt, çfarë kuptojmë me tri fushëveprimtaritë kryesore dhe zbatimin e tyre në praktikë?

1). Veprimtaria shkencore;

2). Veprimtaria diplomatike e përfaqësimit politik-kombëtar dhe

3). Veprimtaria administrative;  

1). Veprimtaria shkencore. Pothuaj në të gjitha hapësirat shqiptare, në kohën e tranzicionit, në çdo fushë, asnjëherë gjer më tani, nuk ka pasur studime as minimale, prandaj themi se kjo veprimtari  pothuaj është inekzistente!.Në asnjë fushë të zhvillimit ekonomik nuk ka studime dhe planifikim të mirëfilltë afatgjatë, e cila  çështje  direkt do të  mundësonte edhe investimet e huaja!.Situata është e njëjtë; si në Shqipëri, në Kosovë, në Iliridë, në Kosovën Lindore, ashtu edhe në Plavë e Guci, (me Sanxhak) etj. Pa studime të mirëfillta, të planifikuara paraprakisht (të paktën) për një 30- vjetësh si periudhë kohore, vështirë se do të ketë edhe investime të mirëfillta!. Këtyre studimeve do t’u hapë rrugë për herë të parë, “Platforma për Referendum Kombëtar”, në të gjitha fushat e “Resurseve të Pasurisë dhe të Aseteve Kombëtare”, si në turizëm, në industrinë ushqimore, në industrinë e rëndë dhe të lehtë, në infrastrukturën hekurudhore, në projekte të mesme dhe të vogla, si dhe në infrastrukurë të jetës së përditshme etj., etj. 

2). Veprimtaria diplomatike e përfaqësimit politiko-kombëtar. Kërkojmë nga të gjitha palët, (nga faktorët e brendshëm), që zëri i politikës në të ardhmen duhet të jetë më i denjë në mbrojtje të “Programeve Kombëtare” në gjithë veprimtarinë e jetës publike. Partitë politike dhe kandidatët që përfaqësojnë ato, para se të bëjnë politikë në sektorë të caktuar, më parë duhet të betohen dhe konfirmohen, se nuk dëmtojnë dhe nuk cenojnë në asnjë rast vlerat historike, kulturore, ekonomike, shpirtërore  dhe teritoriale shqiptare. Konkretisht të gjithë përfaqësuesit poltikë duhet të kalojnë testin e AND-së Kombëtare!

3). Veprimtaria administrative. Do të paraqitet përmes teknologjisë së fundit ndër më të avancuarat në çdo sektor të jetës shtetërore, ku do të arrihet në nivel të theksuar shkalla maksimale e sigurisë!. Sistemi i kontrollit do të ndryshojë në 360 shkallë. Do të arrihet ajo çfarë deri tani nuk ka ndodhur në vendin tonë, për gjatë tridhjetëvjetëve të tranzicionit!.

 a). Për të realizuar këtë veprimtari të mirëfilltë paraprakisht kandidatët që marrin përfaqësim dhe përgjegjësi institucionale do të  duhej të kalonin nëpër “kalim-kalkulim” të  testit (ose siç po e quajnë tani një lloj “vetigu” të brendshëm), sipas disa kritereve duke u vlerësuar edhe  veprimtaria e tyre në të kaluarën!;

a). Institucionet dhe postet e rëndësishme, kudo edhe në partitë politike, mund t’i udhëheqin ata kandidatë që kanë AND-në Kombëtare!.

b). Dhe ata kandidatë që nuk do të mund t`i udhëheqin institucionet e rëndësishme shtetërore do të jenë persona, të cilët nuk kanë mjaftueshëm  AND-në Kombëtare!. Pra, ata të cilët cilësohen se janë të papranueshëm për ushtrim detyre për poste të larta shtetërore dhe institucionale etj.

c). Dhe grupi i tretë është grupi më i rrezikshëm që ka punuar deri tani për shtetin okupator-Serbinë (dhe vende tjera)! Me këtë grup të korruptuar kërkohet program  i veçantë pune (hapja e dialogut të brendshëm me ta?) dhe në bazë të fakteve institucionet përgjegjëse do të duhej t’i trajtojnë individualisht për të gjitha

dëmet financiare dhe imixhin e keq ndërkombëtar që i kanë shkaktuar Shqipërisë dhe Kosovës (gjatë tranzicionit, që nga paslufta e deri më sot, mars 1921)!?…

10). Realizimi i ëndrrës për të gjithë shqiptarët nëpërmjet votimit të “Referendumit”!

Është një punë e përditshme, e prekjes së ëndrrës në realitetin jetësor, për çdo frymarrje të “qelizës shqiptare” në çdo minut të jetës sonë, sepse po ndodhin evolime të mëdha, që nga ëndrra e dikurshme, sot jetojmë në një realitet faktik! Por, të gjitha “faktet shqiptare” njëkohësisht duhet të kalojnë edhe përmes një “procesi juridik”, i cili ndonëse është një formalitet, është jo vetëm shumë i rëndësishëm, por edhe i domosdoshëm!…

11). Konkretisht çfarë nënkupton “Referendumi“ për gjithë Shqiptarët?

a). Shqiptarët e Gadishullit Ilirik e kanë shansin historik që në  kushte të reja  demokratike përmes referendumit të vendosin të ardhmen e tyre për t’u bashkuar institucionalisht dhe për  t’i integruar brenda vetëvetes së tyre të gjitha vlerat kombëtare, historike, kulturore, ekonomike, shkencore, ekologjike etj., nëpërmjet një administrate të mirëfilltë, ashtu si të modelit të vendeve të BE-së .

b). Me referendum vendos shumica e popullësisë, si për ligjet dhe për mënyrën e qeverisjes, ashtu edhe për shumë projekte ekonomike, historike, turistike etj. Qeveria e Shqipërisë dhe qeveritë e republkave shqiptare, do të jenë zbatuese praktike e ligjit, dhe  të tërë “Projektit Kombëtar”  që ka votuar shumica.

c). Nëprmjet Referendumit kemi një pjesëmarrje direkte të gjithë qytetarëve për të vendosur të ardhmen, për standardin, për mënyrën e pagesave të tatimit, dhe përgjegjësitë e tjera administrative shtetërore!…

  1. Hyrje:

1). Nëse sot do të kërkojmë vendosmërisht të bëjmë zgjidhjen përfundimtare njëherë e mirë të çështjes shqiptare, në mbështetje në parim, edhe të institucioneve ndërkombëtare, kërkesa e parë që duhet të dominojë si kriter, do të ishte:

a). Marrja në shqyrtim dhe trajtim korrekt i rrethanave historike dhe të gjenocidit që përjetuan shqiptarët në faza të caktuara historike. Njëkohësisht në këto rrethana historike të disfavorshme, okupatorët i kanë dëbuar shqiptarët, i kanë vrarë, i kanë plaçkitur, ua kanë vjedhur dhe ua kanë marrë me dhunë edhe pasuritë, edhe tokat e tyre.

2). Okupatorët nuk i kanë kursyer as shkollat dhe as objektet fetare, duke i djegur dhe vjedhur dokumentet historike, kishat katolike dhe të gjitha vlerat tjera shpirtërore dhe kulturore, në mënyrën më barbare.

3). Vetëm mbi njohjen e këtyre fakteve mund të trajtohet drejt e sotmja dhe e ardhmja e avancimit të çështjes shqiptare me kritere standarde, që edhe shoqëria shqiptare, e cila vazhdimisht kërkon të jetë e njëjtë si shoqëritë e tjera perëndimore me demokraci të zhvilluar, të radhitet në vendin që i takon.  

4). Është koha që të gjithë shqiptarët të vetëdijsohen, duke i thënë “PO REFERENDUMIT: SHQIPËRI-KOSOVË!”, dhe duke afruar tërë potencialin e tyre; financiar, itelektual dhe të gjitha resurset e tjera të disponueshme në një fokus të vetëm, duke u bërë pjesë aktive e fuqizimit praktik e këtij akti madhor që fuqizon dukshëm zhvillimin ekonomik të të gjitha REPUBLIKAVE TË SHQIPËRISË!…

5). Modeli i përdorimit të simboleve nacionale në një komunë me banorë, ku shumica janë shqiptarë do t’i prezantojmë si: „MODELI I KOMUNËS“ (në kuadër të një republike shqiptare) në një trajtim të veçantë, se si do të funksionojë pushteti  i harmonizuar dhe respektimi i simboleve nga komuniteti shumicë ndaj komunitetit pakicë me të gjithë hierarkinë strukturore; p.sh, në Tetovë, në Ulqin, në Medvexhë, në Gjirokastër, në Prrenjas, në Gjilan apo në ndonjë komunë tjetër?!;

6). Ka ardhur koha që mbi gjashtë milionë shqiptarë, që banojnë në trojet e veta në ATDHEUN e tyre, në Gadishullin Ilirik (dhe në vendet e BE-së si MËRGATË), të jetojnë me dinjitetin e vet kombëtar, duke avancuar në të gjitha proceset demokratike dhe faktike që  nëpërmjet aktvendimeve juridike të referendumeve të ndërtojnë të ardhmen e tyre në mënyrën më të shëndetshme të mundshme ashtu si demokracitë e BE-së!.

7). Parimisht ne nuk do të merremi me të kaluarën e afërtë, (për keqbërjet politike të tranzicionit), por ne do të merremi me ndërtimin e së ardhmes përmes proceseve demokratike për studimin dhe zhvillimin e projekteve të shumta ekonomike, për të insatluar një administratë të mirëfilltë me teknologji të fundit dhe duke qenë të vetëdijshëm për marrjen edhe të përgjegjësisë në gjithë këtë konkurencë projektesh dhe ideve transparente, të cilat konfirmohen dhe marrin vulën mbështetëse „në procesin më sublim të aktit ligjor dhe juridik të referendumeve në mbarë vendbanimet shqiptare në të gjitha republikat“!   

a). Në thesin e tranzicionit do të futen të gjitha të këqijat dhe keqbërësit e kohës së tranzicionit tridhjetëvjeçarë në hapësirat shqiptare!…

b). Kjo nuk do të thotë që gjatë rrugës nuk do të përmendet ndonjëherë ndonjëri individ apo ndonjëra ish qeveri, nga grupet e punës studioze apo nga institucionet e ekspertëve të fushave të caktuara?!

c). Ne jemi të prirë për të qenë pozitivë, bashkëpunues deri në maksimum me të gjithë, pra edhe me grupimet politike dhe politikanët e politikëbërjes të “thesit të tranzicionit“, dhe nuk do jetë puna e jonë se, kush?, kur? dhe si?, do të dalë, ose do të dalin, nga „thesi i tranzicionit“, sepse praktika e funksionalitetit shtetëror pas „Referendumit“ do të jetë ndryshe në të gjitha institucionet e vendit.

8). Dëshira për  investime në bregdetin shqiptar, e investitorëve gjermanofolës; e gjermanëve, zviceranëve, austriakëve, dhe poashtu e britanikëve  është shpreuhur hapur shumëherë. Por, pse kjo gjë ende nuk ka ndodhur gjer më tani, në nivelin e investimeve në lartësinë miliradëshe, është temë për ta analizuar,(sidomos në aspektin administrativ), se cilët faktorë kanë qenë pengesë për mosfinalizimin e kësaj dëshire!

a). Ne jemi të vetmit që në kuadër të institutit tonë të „Platformës për Referendum Kombëtar“ ju afrojmë këtyre investitorëve gjermanë, si model 30-50 KM hapësirë bregdetare për të investuar me projekte të mirëfillta studimi! Po njëjtë edhe investitorëve britanikë dhe marrim përsipër të gjitha garancitë me përgjegjësi ligjore për t’iu afruar siguri të plotë! (Gjerësisht te: “Plotësimi i kërkesave për turizëm masiv”).

III. QËLLIMI I PROGRAMIT TË “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR”.

1). Kjo “PLATFORMË PËR REFERENDUM KOMBËTAR” ka për qëllim të ndërpresë të gjitha pazaret në dëm të popullit shqiptar, të cilat po ndodhin në dekadat e fundit, duke vazhduar përsëritjen e historisë dhe lënien e tokave arbërore fqinjve sllavë, të cilët vazhdojnë të jenë barbarë dhe të pamëshirshëm ndaj çdo gjëje që quhet shqiptare!

 2). Përmes “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR” duam të kërkojmë para qytetarëve shqiptarë dhe para diplomacisë ndërkombëtare që të shtrohet dhe të pranohet përfundimisht, “zgjidhja e çështjes shqiptare”, në të gjitha hapësirat e trojeve të tyre etnike! Të mbrohet me forcën e ligjit; identiteti, gjuha, flamuri, kultura dhe të gjitha  pasuritë e trashëguara historiko-kulturore të popullit shqiptar!.

3). “PLATFORMA PËR REFERENDUM KOMBËTAR” ka për qëllim forcimin e demokracisë, në bazë të tregut të lirë ekonomik, në bazë të lirisë së besimit fetar, përmes zhvillimit të konkurrencës së brendshme të projekteve zhvillimore të mbrojtura me ligj, të cilat, qoftë për projekte zhvillimore në fushën e ekonomisë, qoftë për çështje juridike të forcimit të institucioneve në fushën e sigurisë, të tregtisë së lirë etj., i votojnë direkt qytetarët përmes “Referendumit-Demokracisë Direkte”!

4). “PLATFORMA PËR REFERENDUM  KOMBËTAR” për të gjithë qytetarët shqiptarë, pavarësisht zonave të banimit të tyre ofron siguri të plotë në:

a). Ruajtjen e identitetit kombëtar përmes administratës së brendshme të integruar ;

b). Kartë identiteti (pasaportë, letërnjoftim); programe dhe literaturë shkollore të unifikuar, sistem perëndimor të shkollimit; liri përdorimi edhe për simbolet kombëtare dhe ato lokale, në çdo republikë shqiptare; traditën dhe trashëgiminë kulturore; mbrojtjen ekologjike etj., etj.

5). Garanton të drejtën juridike të të gjitha minoriteteve konfrom ligjeve demokratike ndërkombëtare.

a). “Platforma për Referendum Kombëtar” kërkon ndërtimin e një sistemi politik të modelit perëndimor, ku përmes “Demokracisë Direkte” qytetarët me votën e tyre vendosin edhe orientimin kombëtar dhe politik për të ardhmen e tyre!

6). ”Platforma për Referendum Kombëtar”, kërkon që nëpërmjet të drejtës universale juridike, statusi i qytetarëve shqiptarë të jetë i barabartë dhe i  pacenueshëm në të gjitha aspektet, në të gjitha trojet e veta etnike të banimit;

a). Në trajtimin e standardit të gjuhës shqipe;

b). Në moscenimin e përdorimit të Flamurit Kombëtar në festa të republikave, të institucioneve lokale dhe në festa private;

c). Në moscenimin e të drejtave administrative në të gjitha llojet dhe nivelet, pavarësisht se në cilën qendër të republikave jetojnë ata.

ç). Në moscenimin e konfesionit fetar etj.

d). Njëkohësisht këtë të drejtë do ta kenë njejtë edhe minoritetet që e plotësojnë statusin e të qenurit minoritet në një zonë banimi të caktuar shqiptare.

7). E drejta për REFERENDUM është e drejtë normale e një populli me të gjitha konventat ndërkombëtare!…

8). Heqja e kufijve dhe integrimi i administratës së brendshme shqiptaro-shqiptare do të praktikohet sipas modelit të BE-së, dhe

9). Sistemi juridik i shtetit mund të ndërtohet i afërt me sistemin politik të Zvicrës. Disa shembuj krahasues;

a). Në Zvicër kantonet kanë pavarësinë e plotë institucionale shtetërore, dhe ndërtimi i hierarkisë politike institucionale përfaqësohet në tri shkallë; qeveritë dhe parlamentet komunale, ato të nivleve kantonale, dhe e nivelit qëndror në kryeqendrën e shtetit në Bernë.

b). Po njejtë edhe në zonat e banuara me shumicë shqiptare kudo është prezent shteti, i cili përfaqësohet përmes  fjalës, “Republikë”, për dallim nga fjala “Kanton”! Poashtu shumë normal do të mund të funksiononte pushteti i njëjtë si në Zvicër me hierarkinë prej tri shkallëve; qeveritë dhe parlamentet komunale(ose bashkiake), qeveritë dhe kuvendet e Republikave; e Shqipërisë, e Kosovës, e Iliridës, e Kosovës Lindore, e Plavës dhe Gucisë(me Sanxhakun) dhe Republika e çamërisë , si dhe qeveria dhe parlamenti i nivelit qendror në kryeqendrën e Shqipërisë në Tiranë!

c). Edhe sistemi i drejtësisë ka po këto tri nivele, por shtrirjet komunale janë të ndryshme në varësi të numrit të banorëve, të komunave në kantone, etj. Pastaj, gjygjësori kantonal është kudo në çdo kanton(po e njëjta gjë është edhe gjygjësori në nivel republike), dhe ai suprem vetëm në një qendër të caktuar(p.sh në Zvicër është në Lozanë, në Shqipëri do të mund të ishte në Prizren)!.

10). Hapësirat shqiptare kanë nevojë urgjente që të veprojnë të bashkuara politikisht në kuadër të ”PLATFORMËS  PËR REFERENDUM KOMBËTAR”, e cila sot, përfaqëson vullnetin e shumicës së shqiptarëve në gjithë globin, kudo ku jetojnë ata, sepse kjo “Platformë”, qartësisht artikulon qëndrimin në fundamentin bazë për ndërtimin e “Shtetit të Mëvetësishëm Shqiptar”Gadishullin Ilirik, GJITHËMONË SIPAS MODELIT TË DEMOKRACIVE PERËNDIMORE!….

11). Qëllimi i aktivizimit të “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR” në të gjitha hapësirat shqiptaro-shqiptare është që të bëhet organizimi i  REFERENDUMIT PËR BASHKIM TË REPUBLIKAVE SHQIPTARE!.

12). ”Platforma për Referendum Kombëtar” kërkon “mobilizim historik” të të gjithë shqiptarëve që  të rreshtohen në mbështetje të REFERENDUMIT, dhe njëkohësisht ofron shërbim dhe trajtim në çdo fushëveprimtari: ekonomike, juridike, kulturore, sociale, të projekteve të ndryshme që lidhen me mbrojtjen e resurseve natyrore, për projekte të ndryshme zhvillimore, njëlloj në të gjithahapësirat shqiptaro-shqiptare.

13). “Platforma për Referendum Kombëtar” planifikon të zhvillojë veprimtarinë e saj në ATDHE si: “Nismë për REFERENDUM” me seli në Tiranë-(Shqipëri) dhe në Prishtinë-(Kosovë) dhe në kryeqendra të tjera shqiptare të Gadishullit Ilirik. Kjo veprimtari e “Platformës për Referendum Kombëtar” do të zgjerohet duke u përfaqësuar me kandidatë të mirëfilltë në çdo komunë të banuar me shumicë shqiptare kudo në Gadishullin Ilirik!.

14). Gjatë kësaj faze përgatitore është  nxjerrë edhe rregullorja e brendshme e punës, e cila në parim është miratuar nga strukturat dhe organet tjera të “Platformës për Referendum Kombëtar”.

15). Pas zyrtarizmit të “Platformës për Referendum Kombëtar” kemi hartuar “Draftin Juridik”, (i cili do të plotësohet dhe debatohet) dhe më pastaj, i kompletuar do të hedhet për votim nga gjithë qytetarët shqiptarë: në Shqipëri-Kosovë dhe më pas edhe nga republikat e tjera, ku jetojnë shqiptarët. Motoja e votimit do të jetë ”Thuaj PO Referendumit për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”!...

16). ”Platforma për Referendum Kombëtar” do t’u kushtojë një vëmendje të veçantë edhe vlerave dhe lirisë fetare, tolerancës mes tyre si komunikim i brendshëm yni që e trashëgojmë historikisht ne shqiptarët. Në këtë kuadër besimtarët katolikë shqiptarë (sidomos në Kosovë) do të kenë përkrahjen e plotë institucionale shtetërore, jo vetëm në gjithpërfshirjen në administratë, por edhe njohjen e rrethanave historike për dëmtimin e vlerave shpirtërore që ka pësuar katolicizmi ynë gjatë historisë, pasoja të trashëguara  te i gjithë populli shqiptar.

a). Po ashtu edhe shqiptarët ortodoksë në Maqedoninë e Veriut do t’i mbështesim me të gjitha mjetet demokratike.

17). Motoja e realizimit të programit të “Platformës për Referendum Kombëtar” do të jetë: “Të shikojmë ndërtimin e së ardhmes, duke mos e harruar të kaluarën tonë gjatë të gjitha fazave të historisë”.   

a). Secili anëtar që do t’na bashkëngjitet, pavarësisht të kaluarës së tij sa u përket bindjeve politike, besimit fetar, nivelit të përgatitjes arsimore, nuk do të paragjykohet, por do të pranohet normal si gjithë të tjerët. Të gjithë ata që pranojnë veprimtarinë në kuadër të programit dhe rregullores së punës, të “Platformës për Referendum Kombëtar” për të qenë kontribues në procesin e integrimeve të brendshme shqiptaro-shqiptare, do të jenë të mirëpritur!…

b). Të gjithë ata që konsiderojnë dhe propagandojnë të kaluarën e afërt apo të largët, për procese politike apo edhe për personalitete politike do të sistemohen (“nëse” do të ofrojnë fakte, me angazhimin e tyre) në INSTITUITIN SHKENCOR TË  “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR” në ATDHE, i cili do të mirret me ndriçimin, publikimin, botimin dhe afirmimin e fakteve! Ekspertët dhe të gjithë studiuesit do të zbatojnë kritere dhe rregulla, të cilat  janë të pranueshme, ashtu si në nivelin e vendeve me demokraci të zhvilluar të BE-së!…

c). Konsiderojmë se depolitizimi parcial  apo grupor i secilit grup politik(nga e kaluara e tyre), nga  secila zonë shqiptare në ATDHE (dhe sidomos në MËRGATË) është i domosdoshëm!. Thënia: “PO, REFERENDUMIT” nënkupton: “Po, zhvillimit të hapësirave të brendshme shqiptaro-shqiptare”, sipas modelit të BE-së!.

  1. VIZIONI KOMBËTARO-POLITIK

1). (Përmes demokracisë direkte-iniciativa ligjore votohet nga qytetarët).

A). Organizimi i “Referendumit Mbarëshqiptar për bashkimin e të gjitha republikave shqiptaro-shqiptare. Po ashtu harmonizimi i integruar i brendshëm në të gjitha fushat; i Republikës së  Kosovës, i Republikës së Iliridës, i Republikës së Kosovës Lindore, i Republikës së Sanxhakut, i Republikës së Plavës dhe Gucisë dhe Republikës së Çamërisë, nën emrin e Republikës së Shqipërisë.

B). E drejta ndërkombëtare juridike; Poashtu për  këtë çështje mund të marrim ligje të shembujve të shumta të shteteve të ndryshme që kanë promovuar me shumë suksese zhvillimin  e demokracisë dhe shtetit ligjor. Modeli më i mirë janë pothuaj të gjitha shtetet e BE-së duke qenë të prira nga Zvicra!. (Tekst i veçantë për disa modele).

C). E drejta historike e shqiptarëve konfirmon të drejtën  si banorë autoktonë për zhvillimin e demokracisë përmes “Referendumit-Demokracisë Direkte”, kjo e drejtë është e pamohueshme!

2). NË REFERENDUM VOTOHET: “DRAFTI JURIDIK”: Në këtë dokument ligjor përcaktohet;

A). Edhe mënyra e funksionimit të shtetit shqiptar-përfaqësimi i të gjitha republikave të tjera shqiptare; në kuvend, në qeveri  etj.;

 B). Reforma e doganave sipas modelit të BE-së ;

C). Njohja e shtetësisë shqiptare të çdo shqiptari, kudo që ndodhet.

D). Forma dhe modeli  i prezantimit të kombëtareve shqiptare në gara sportive ndërkombëtare etj.! (Kjo temë do të trajtohet edhe nga ekspertët vendorë dhe nga ekspertët ndërkombëtarë, sidomos juristët).

Ç). Poashtu  do të votohet edhe një numër më i gjerë i veprimtarisë së jetës politike në vend, si:

3). Përfaqësimi i parlamenteve në nivel qendror,

4). Në nivel republikash, dhe

5). Në nivele komunash/bashkish etj.

6). Harmonizimi dhe integrimi i terminologjisë politiko-juridike të institucioneve. etj.

  1. PROPOZIME NGA “PLATFORMA PËR REFERENDUM KOMBËTAR”

1). PARAPËRGATITJA E PROGRAMEVE  ADMINISTRATIVE NË TË GJITHË SEKTORËT,  DHE PROPOZIMI PËR ZBATIM I ADMINISTRATËS SË RE  TË INTEGRUAR PËR INSTITUCIONET SHTETËRORE SHQIPËRI-KOSOVË! :

2). “PLATFORMA PËR REFERENDUM KOMBËTAR” PROPOZON DHE KËRKON NGA çDO QEVERI SHQIPTARE SHKËPUTJE TOTALE TË ADMINISTRATËS SË KALUAR (TË TRANZICIONIT) DHE INSTALIMIN E PROJEKTEVE ADMINISTRATIVE SHTETËRORE SIPAS MODELIT TË BE-së”!.

3). “Platforma për Referendum Kombëtar” themelon edhe bordet drejtuese të  “INTEGRIMIT KOMBËTAR” në MËRGATË!. Ky fakt nënkupton se aktiviteti politik i partive politike zbehet ose shuhet në maksimum. Pra, trajtimet janë të tilla,  shumë të barabarta, që në çdo situatë të gjithë jemi njëlloj, por klasifikimet trajtohen vetëm nga aspekti i profesioneve, të cilat grupe përfshihen në programe të planifikuara të mirëfillta për mbështetje të ATDHEUT në shumë veprimtari profesionale, financiare, projekte sociale dhe ekonomike zhvillimore etj.

4). Ofrojmë menjëherë përgatitjen dhe trajnimin  e kuadrove të reja për një administratë të modelit të BE-së, e cila afron sigurinë e duhur për investitorët!.

  1. FAKTET HISTORIKE

1). Trajtime shkencore, edhe në aspektin juridik, mbi njohjen e fakteve historike dhe të gjitha llojet e gjenocideve nga faktori ndërkombëtar, përballë popullit dhe trojeve shqiptare.

  1. a) Të gjitha faktet janë të konfirmuara dhe aktualisht janë shumë të njohura për të gjitha qendrat e vendosjes. Por, këto fakte duhet të administrohen sipas ligjeve juridike ndërkombëtare!

2). Do të pasqyrohen rrethanat historike, edhe nga aspekti ekonomik, juridik dhe diplomatiko-ushtarak për çdo pëllëmbë të tokës shqiptare!? Shkaqet e shkëputjes nga trungu!? Rrethanat e gjenocidit!?.(Janë prezente disa studime të mirëfillta).

3). Të aprovohet nga KUVENDI I SHQIPËRISË dhe KUVENDI I KOSOVËS ligji mbi gjenocidin, dhe ky ligj të njihet dhe pranohet ndërkombtarisht!

A). “Ligji për Gjenocidin”; (që ka shkaktuar Serbia), mbi teritoret, mbi popullsinë dhe monomentet historike shqiptare do të bazohet në fakte;

1). Me rrethanat historike; të gjitha gjenocidet serbosllave në 100-200- vjetshin e fundit mbi popullsinë, tereritoret, dhe monomentet historike shqiptare;

2). Gjenocidi i Serbisë mbi kishat katolike shqiptare në Kosovë dhe

3). Gjenocidi i Serbisë mbi trashigiminë e lashtë historike kulturore shqiptare!

4). Gjenocidi i Serbisë në luftën e fundit të Kosovës mbi popullsinë, ekonominë dhe resurset tokësore… etj.,etj.

B). Disa nga temat për hulumtim dhe trajtim shkencor institucional bazuar në faktet historike, juridike, ekologjike etj.

1). Grabitja e dhunshme e teritoreve shqiptare nga shtetet fqinje; Serbia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut etj.

a). Aspekti historik; shkatërrimet në periudha të ndryshme kohore!.

b). Aspekti juridik; marrveshjet juridike të fshehta pa shqiptarë!.

c). Aspekti ekologjik; dëmtimet e natyrës shqiptare edhe në monomentet historike të gjurmëve Ilire!.

2). Krimet e planifikuara të Serbisë në atdhetarët politikë shqiptarë dhe në popullsinë shqiptare.

3). Shpërngulja e mbi njëmilonë shqiptarëve nga Kosova në Turqi nga vitet 1950-1970 në kohën e regjimit të Rankoviqit. (Gjërsisht shiko “Libri i Bardhë”, botuar më 1993, Tiranë).

4). Shpërngulja e mbi një milionë shqiptarëve nga Kosova në Evropë dhe në vende të  tjera të botës nga viti 1981-1997, në kohën e regjimit të Milosheviqit.

5). Shpërngulja e gati një milionë shqiptarëve  në vitet 1997-1999 gjatë luftës së fundit në Kosovë.  

6). Krimet e vetëdijshme të shtetit të Serbisë në sytë e KFOR-it në Mitrovicën e Kosovës (pjesa përtej „Urës së Ibrit“) pas lufte, në vitin 2000 -2001.

7). Dhuna e Serbisë dhe e “Kishës Ortodokse Serbe” mbi  „Kishat Tona Katolike Shqiptare“ në Kosovë , në 200- vjetshin e fundit…

8). Kjo veprimtari do të jetësohet në paketën ligjore kushtuar „Gjenocidi mbi Teritoret dhe Popullsinë Shqiptare“, që do të aprovohet nga Parlamenti i Shqipërisë dhe Parlamenti i Kosovës etj.

VII. SISTEMI JURIDIK I SHTETIT – MËNYRA E FUNKSIONIMIT TË TIJ

1). Parimisht çdo republikë do të ketë qeverinë dhe parlamentin e saj (me simbolet e veta të republikës) dhe po ashtu përfaqësuesit e saj (sipas përqindjes së popullsisë) në parlamentin qendror. Ndërkaq, kandidatura e ministrave nuk kushtëzohet sipas kësaj rregulle, por luan rol formula politike, figura e personalitetit etj. (do të debatohet).

2). Bashkia ose komuna, po ashtu do ta kenë qeverinë dhe kuvendin (ose parlamentin).

3). Komuna lokale, (çdo fshat ose lagje e madhe banimi) do ta ketë organizmin e vet politik. Sistemi i funksionimit është i përcaktuar në programin juridik të shtetit. /tekst i veçantë/.

VIII. VEPRIMTARITË ORGANIZATIVE DHE PROFESIONALE nën emrin e “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR

Përmes themelimit të INSTITUTIT TË  “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTARsi veprimtari shkencore në disa qendra në ATDHE!

1). Veprimtaria ekonomike:

a). Hartimin e shumë projekteve për zhvillimin e ATDHEUT në të gjitha hapësirat e shqipes. (projekte të brendshme shqiptaro-shqiptare).

b). Kështu p.sh. projekti ekonomik; „Peshku i freskët“ për grumbullimin dhe shpërndarjen e këtij produkti nga pika e grumbullimit në Shëngjin dhe shpërndarja deri në Preshevë, Kumanovë, Mitrovicë, Tregu i Ri (ose Novi Pazar), Manastir, Prilep dhe në qendra të tjera.

c). Projekti i integrimit të hekurudhës që lidh Tetovën me Prizrenin, me Ulqinin, dhe tërë Gadishullin Ilirik etj. ,etj.

ç). Aktivizimi i të gjitha resurseve të MËRGATËS në funksion të krijimit të kushteve për të investuar në ATDHE.

d). Aktivizimin e projekteve të ndryshme dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë, që jetojnë në vendet e Perëndimit, në SHBA dhe në të gjitha vendet e tjera të Botës për ndihmën financiare ATDHEUT, konkretisht për ndihmën për përgatitjen e REFERENDUMIT.

dh). Statusi i të qenurit, “anëtar aktiv i PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR”, (në çdo shtet ku jetojnë mërgimtarët) do të mund të quhen të gjithë personat që për një vit kalendarik paguajnë shumën prej 1800 fr., 1740 /Euro/dhe vlera në valuta të tjera/.

e). Gjithashtu janë të mirëpritur edhe “anëtarët humanitarë, (të cilët paguajnë sipas mundësisë që kanë).

ë). Dhe “antarët e rregullt , të cilët do të paguajnë për  anëtarësinë e rregullt mujore nga 15 sfr. dhe 12 euro dhe vlera në valuta të tjera.

2). Veprimtaria historike;

a). Kjo veprimtari  në kuadër të “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMËTAR” do  të funksionojë si katedër e historisë në disa qendra të ATDHEUT.

b). Veprimtaria e kësaj katedre do të merret me studimin dhe ndriçimin e të gjitha fakteve historike që gjatë gjithë kohës iu kanë mohuar popullit shqiptar, të cilat edhe sot e kësaj dite janë lënë në errësirë!!??…

c). Historinë tonë të fakteve duhet ta shkruajmë ne dhe jo të tjerët.   

  1. Veprimtaria juridike;

a). Kjo pjesë e veprimtarisë së “Platformës për Referendum Kombëtar” po ashtu  do të funksionojë si katedër juridike në disa nga qendrat e ATDHEUT.

b). Kjo katedër do të trajtojë të gjitha marrëveshjet juridike, nga të cilat padrejtësisht janë dëmtuar vetëm shqiptarët me humbje territoriale!!!.

c). Mbështetja e kësaj katedre do të bëhet nga i gjithë spektri i gjerë i INSTITUTIT TË “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR”; trajtimi juridik i të drejtës për “INTEGRIME TË BRENDSHME SHQIPTARO-SHQIPTARE-BASHKIM KOMBËTAR” përmes REFERENDUMIT në çdo cep të hapësirës historike shqiptare!.

d). Dhe shumë veprimtari të tjera si; e politikës, e sigurisë, ekologjike, e emergjencave, humanitare, kulturore etj.

  1. FORMA ORGANIZATIVE E “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR”:

1). Në ATDHE përfaqësohet si “Subjekt Kombëtar” në tri fushëveprimtaritë e theksuara më lart, në të gjitha institucionet relevante të republikave shqiptaro-shqiptare.

2). Grupi iniciues i punës administrative, organizon dhe themelon edhe institucionin shkencor: “PLATFORMA PËR REFERENDUM KOMBËTAR”, i cili do të veprojë në disa qendra në ATDHE.

3). Dhe PLATFORMA PËR REFERENDUM KOMBËTAR do të organizojë edhe mërgimtarët jashtë ATDHEUT  në kuadër të themelimit të bordeve të “Integrimit Kombëtar”, që do të veprojnë si një trup profesional, në të gjitha shtetet e Perëndimit dhe në gjithë BOTËN, në bazë të administratës vendore dhe me ligje të shteteve përkatëse. Kjo veprimtari profesionale ka për qëllim mbështetjen e “Referendumit në ATDHE” dhe zhvillimin e shumë projekteve ekonomike, sociale, kulturore etj., në hapësirat shqiptare. Kontributi financiar dhe profesional i mërgimtarëve do të bëhet përmes bordeve të “INTEGRIMIT KOMBËTAR”,.

a). Kudo në mërgim (jashtë ATDHEUT) ku banojnë dhe veprojnë mërgimtarët tanë, programet e “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMËTAR” do të përfaqësohen dhe  udhëhiqen nga “Bordet Drejtuese”, pesë-shtatë anëtarë, ku të gjitha të hyrat dhe daljet e mjeteve financiare do të aprovohen vetëm për projekte zhvillimore.

b). Instituti do të jetë i regjistruar në secilin shtet të /Perëndimit, Skandinavi, SHBA, Kanada etj. etj./ dhe do të ofrojë planin e punës dhe statusin juridik të secilit anëtar të Bordit Drejtues.

c). Veprimtaria mbikëqyrëse do të aprovohet nga administrata e shtetit (ligjet vendore) kudo ku  vepron  INSTITUTI përmes bordeve të “INTEGRIMIT KOMBËTAR“ në MËRGATË etj.

  1. SI TË NDIHMOHET ATDHEU PËR ORGANIZIMIN E REFERENDUMIT?!

1). Atdheu mund të ndihmohet përmes “Platformës për Referendum Kombëtar” duke mbështetur projektet bazë dhe duke filluar nga anëtarësimi i rregullt e deri në mbështetje të projekteve të ndryshme, të cilat ofrohen për zbatim në republikat tona shqiptare.

a). Të zgjerohet bashkëpunimi me veprimtarë të devotshëm që mbështesin çdo veprimtari të integrimeve të brendshme shqiptaro-shqiptare në të gjitha fushat: ekonomike, historike, juridike, kulturore etj.

b). Të regjistrohet dhe të anëtarësohet çdo qytetar shqiptar dhe çdo subjekt kulturor, humanitar, firma afariste etj., pra kudo që jetojnë dhe veprojnë mërgimtarët tanë në një nga shtetet e globit.

a). Për secilin projekt, çdo fond që aprovohet, realizohet me norma juridike të shtetit përkatës të Perëndimit  stafi i caktuar i Bordit Drejtues jep llogari deri në zbatimin e tij.

b). Anashkalimi apo çdo formë minimale e keqpërdorimit, i çfarëdo forme, nga kushdo qoftë, do të ballafaqohet me ligjin e shtetit vendës, ngase hyrje-daljet dhe tatimet eventuale do të jenë transparente, me raport vjetor dhe numër tatimi të regjistruar etj.  

3). DO TË FUTET NË TË GJITHA KUSHTETUTAT E REPUBLIKAVE SHQIPTARO-SHQIPTARE MENTALITETI DHE “E DREJTA E REFERENDUMIT”.Për ligje dhe proceset politike do të votojnë qytetarët!…

 4). PROJEKTET EKONOMIKE DHE ZBATIMI I TYRE PËRMES PROGRAMIT PËR INTEGRIMET KOMBËTARE DHE EUROATLANTIKE TË ATDHEUT NË:

a). Sektorin e ekonomisë, b). Sektorin e historisë, c). Sektorin e jurispodencës, d). Sektorin e sigurisë etj.

5). DO TË APROVOHET NJË “DRAFT JURIDIK” PËR INTEGRIMIN E DOGANAVE SHQIPTARO-SHQIPTARE SIPAS MODELIT TË BE-së

6). Organizimi i “Referendumit Mbarëshqiptar” për bashkimin e të gjitha rebublikave shqiptaro-shqiptare (Republikës së Kosovës, Republikës së Iliridës, Republikës së  Kosovës Lindore, Republikës së Sanxhakut, Republikës së Plavës dhe Gucisë dhe Republikës së Çamërisë), nën emrin e Republikës së Shqipërisë.

a). Mund të quhen: “Republikat e Shqipërisë”, „Konfederata e Republikave të SHQIPËRISË“? etj.

7). Njohja e shtetësisë shqiptare të çdo qytetari shqiptar kudo që ndodhet, bazuar në kriteret e shtetësisë që kërkohen sipas normave administrative të BE-së.

8). Programi social: Në kuadër të grumbullimit të financave caktohet një shumë humanitare vjetore (në formë projekti) për familjet apo individët që janë në vështirësi ekomomike në ATDHE në bazë të një programi të caktuar që mund të realizohet me formën direkte i caktuar me një grup pune nga “Institucioni Vendor” dhe i “Bordit Drejtues” të “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR” në ATDHE dhe “Bordi Drejtues” i bordeve të “INTEGRIMIT KOMBËTAR“ NË MËRGATË.

9). Instituti në çdo shtet ku vepron, angazhohet maksimalisht edhe në pjesën administrative me të gjitha qeveritë e Perëndimit, SHBA-të dhe në të gjitha vendet e globit ku paguajnë mërgimtarët, që shuma, e cila bëhet nga mërgimtarët për projekte zhvillimi, ose projekte humanitare në ATDHEUN e tyre, të lirohet nga heqja e tatimit!.

  1. Informacion për gjithë mbështetësit e Referendumit!:

A). Kjo “Platformë për Referendum Kombëtar“ me seli në kryeqendrat shqiptaro-shqiptare në ATDHE (Tiranë dhe Prishtinë etj.) për organizimin e Referendumit, ju dërgohet edhe juve për të konfirmuar mbështetjen tuaj dhe pjesëmarrjen në votimin e REFERENDUMIT.

1). Anëtarë aktivë të Institutit të “Integrimit Kombëtar”, në mbarë diasporën, të cilët e mbështesin “Platformën për Referendum Kombëtar” në ATDHE do të quhen të gjithë ata që konfirmojnë pagesën (në xhirollogarinë bankare) në shumën vjetore prej 1800 sfr/në Zvicër/ dhe 1740 Euro, në të gjitha vendet e Perëndimit, dhe vlera e njëjtë në valuta tjera.

2). Anëtarët humanitarë poashtu janë të mirëseardhur, të cilët mbështesin REFERENDUMIN në ATDHE me shuma aq sa kanë mundësi.

3). Anëtarë të rregulltë, quhen të gjithë ata që mbështesin REFERENDUMIN me pagesa modeste mujore 15 sfr., (Zvicër), 15 dollarë, 12 euro (vende të tjera të Perëndimit, të BE-së) ose shuma vjetore 180 sfr., 180 dollarë dhe 145 Euro dhe vlera në valuta tjera.

 

 

B). Konfirmo gatishmërinë me „PO“ për pagesë dhe pjesëmarrje “PËR REFERENDUMIN“!

1). Plotëso të dhënat:

Emri dhe mbiemri_________________________________

Adresa:______________________________Tel, email,

_________________________________________________

a). Anëtar aktiv ____________________________________

b). Anëtar humanitar_______________________________

c). Anëtar i rregullt________________________________ 

XII. Sqarim administrativ:

 

1). “PLATFORMA PËR REFERENDUM KOMBËTAR”, si program bartës i politikës atdhetare me vlera të mirëfillta të politikës, në Linjën Kombëtare është i vetmi subjekt legjitim i lejuar nga faktori ndërkombëtar për t’u regjistruar në Tiranë dhe në Prishtinë me një OK të fortë, për të bërë organizimin e Referendumit Gjithëshqiptar për integrime të brendshme, përmes demokracisë direkte!...

 

2). Në “PLATFORMËN PËR REFERENDUM KOMBËTAR” bëhet:

Regjistrimi për votimin e “REFERENDUMIT të republikave shqiptaro-shqiptare: SHQIPËRI-KOSOVË”!

3). Të drejtë pjesëmarrjeje në votim ka çdo shqiptare dhe shqiptar!

4). Thuaj “PO” REFERENDUMIT “SHQIPËRI-KOSOVË”!

5). Votohet “Drafti juridik“, i cili saktëson të gjitha: nga A-ZH.

 

1). Emri dhe Mbiemri__________________________________

2). Karta e identitetit ose pasaportës(nr.)__________________

3). Vendbanimi,(ose komuna),shteti______________________

 

2). Pjesa e Dytë;

  1. FONDET E HUAJA PËR INVESTIME NË PROJEKTE STRATEGJIKE:

1). Vizioni politik i “Platformës për Referendum Kombëtar” për investimin e projekteve strategjike në ATDHE nga FONDET e fuqishme të partnerëve tanë strategjikë, si SHBA-të, Gjermania etj., është bazë e fuqishme për zhvillimin e demokracisë dhe konkurrencën e tregut të lirë brenda  republikave shqiptaro-shqiptare në radhë të parë, dhe më pas edhe me vendet fqinje dhe më gjerë.

a).KRITERET BAZË PËR INVESTIME (NGA FONDET E HUAJA) NËSE PARLAMENTET SHQIPTARE NË SHQIPËRI DHE KOSOVË ETJ., DO TA VOTOJNË  LIGJIN PËR “GARANTI SOVRANE”….!?

2). Në adresë të zyrës së agjencisë me seli në Gjenevë: “PËR INVESTIME NË BALLKAN”:

Informacion standard për përgatitjen e tërë dokumentacionit për dorëzim të një projekti, për t’u investuar nga burimet e fondeve që ofron agjencia:

a). Disa procedura administrative;

  1. PËR PROJEKTE STRATEGJIKE ZHVILLIMORE NË DISA SHTETE TË BALLKANIT;

A). Projektet e mëdha shtetërore (hekurudha, porte, aeroporte, autostrada, turizëm etj.)-Direkt marrëveshje juridike: “Qeveri e shtetit-Fondi”.

B). Projektet me :„Partnerë Privatë-Publikë“, fitimprurëse; fabrika të ndryshme, zona turistike, qendra biznesi etj. (Personat privatë-Fondi)

C). Projekte jofitimprurëse, pra për infrastrukturën e qyteteve etj., etj, vetëm përmes institucioneve shtetërore.

III. DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR DORËZIMIN E NJË PROJEKTI, ( p.sh. për „Partnerë  Privatë- Publikë“).

1). Marrëveshja me qeverinë e shtetit, (ligji për investime të huaja).

a). Vlen për të gjitha projektet si standard-marrëveshja juridike;

2). Indirekt projektet e grupit B. (Partnerë Privatë-Publikë), kanë marrëveshje juridike dhe leje për projektin e tyre në fjalë.

a). Agjencia nuk kushtëzon domosdoshmërisht ekstra marrëveshje me qeverinë.

b). Për këto projekte vendosin individët, qoftë edhe për lartësinë e përqindjes dhe kohëzgjatjen e marrjes së investimit financiar.

3). Për projektet jofitimprurëse hulumtohen fonde që ofrohen „Grand“ (pa kthim), por vetëm në kuadër të institucioneve shtetërore (për standard dhe urbanizëm të qyteteve, ujëra të zeza, kanalizimin, shtratin e lumenjve, sinjalistikën rrugore etj.

  1. PËRGATITJA E DOKUMENTACIONIT PËR PROJEKTET PRIVATE(Grupi B).

1). Një  përshkrim i projektit  shkurtazi.

a). Kur dikush fillon projektin nga e para (bërjen gati të dokumentacionit) është e nevojshme (ose ju preferojmë) të konsultoheni me përfaqësues të agjencisë.

2). Studimi i fizibilitetit, (nëse kjo është e domosdoshme) në varësi të projektit.

3). Plani i biznesit i detajuar hollësisht.

a). Përshkrimi i gjithë infrastrukturës përreth ambientit ku do të ngrihet (ndërtohet ) objekti për projektin.(P.sh. sa është larg rruga kryesore, autostrada, gjendja e furnizimit me energji elektrike, çfarë zone banimi është etj. etj).

4). Të gjitha lejet (licencat) e nevojshme nga ministritë përkatëse shtetërore.

a). Toka ku ndërtohet objekti duhet me dëshmi përkatëse të saktësohet se a është private a është e shtetit.

5). Kontrata e parë juridike (në shtetin prej nga vjen projekti) i (e) aksionerëve, e ndërmjetësuesve eventualë etj.

a). Aksionerët (pronarët) pranojnë me shkrim se kompaninë e vendos “Autoriteti i Fondit” (agjencia), pasi për shumë projekte kapitale luan rol emri i kompanisë për vendosjen e aprovimit të fondit për secilin projekt etj.

6). Një KONTO NË BANKËN KOMBËTARE në të njëjtën valutë, p.sh në EURO ose DOLLAR.

a). Fondi në fjalë dhe Banka Kombëtare bëjnë marrëveshje të veçantë juridike direkt për gjithë procedurat e akordimit të mjeteve financiare gjatë ndërtimit të objektit.

7). Një procesverbal juridik përfundimtar me juristin e shtetit.

a). Për të gjitha lejet dhe dokumentet përkatëse në këtë procesverbal në shumicën e rasteve është e nevojshme konsultimi dhe konfirmimi i juristit të shtetit përkatës-aspekti ligjor.

8). Dorëzim-pranimi;

9). Një Informacion për procedurat e ardhshme  ju  afron përfaqësuesi i agjencisë, në momentin kur e pranon projektin.

10). Një informacion mbi kriteret e punës dhe shpenzimet e agjencisë gjatë procedurave për ta finalizuar investimin e projektit.

  1. PAS PRANIMIT TË PROJEKTIT NGA AGJENCIA NË GJENEVË;

1). Agjencia angazhon stafin juridik për verifikimin e gjithë dokumentacionit të projektit  në shtetin prej nga vjen ky dokumentacion.

2). Organizon stafin e profesionistëve të “Fondit të caktuar” (të burimit financiar) dhe ia dorëzon projektin,

a). Dhe njëkohësisht i ofron gjithë informacionin e nevojshëm për përspektivën, duke arsyetuar qëllimin e investimit etj.

3). Agjencia organizon edhe ofertat e kompanive, ku saktëson kompaninë më të besueshme, e cila ka referenca dhe besueshmëri, përvojën e punës (në projektet e bëra në të kaluarën), për ta realizuar projektin.

a). Në ndërkohë gjithë ky konfirmim i ofrohet  stafit të fondit-burimit financiar.

4). Për një kohë të shkurtër stafi i burimit financiar vendos dhe kthen përgjigje (POZITIVE) për INVESTIMIN E PROJEKTIT.

  1. NEGOCIMI I KUSHTEVE TË FINANCIMIT NË MES PALËVE;

1). Pasi palët i kanë pasur informacionet paraprakisht nga agjencia, në parim janë dakord, por gjithmonë në mes stafit të fondit (të përfaqësuar nga …) dhe aksionerëve bëhet takimi FINAL.

a). Palët vendosin për kushtet e investimit, kohëzgjatjen p.sh 35 vjet dhe lartësinë e përqindjes.

2). Kur të gjitha marrëveshjet realizohen me shkrim, atëherë palët nënshkruajnë para NOTERIT.

3). Në momentin kur mbyllet noterizimi, fondi  në afatin prej 60 ditësh akordon paratë në KONTON e BANKËS KOMBËTARE, në shtetin (REPUBLIKËN) ku ndërtohet projekti.

VII. SQARIM:

1). Prej momentit kur dorëzohet dokumentacioni (me dokumentacion të kompletuar) deri në hedhjen e mjeteve financiare nga fondi në konton e projektit të Bankës Kombëtare në shtetin tuaj, afërsisht  procedura kohore arrin nga 4-6 muaj.

2). Për të gjitha kostot përgatitore specifike, për shërbimet juridike etj., pala informohet kur bëhet pranimi i dokumentacionit.

3). Kujdes! Projektet që nuk janë bindëse në planin e biznesit, që vlerësohen jo atraktive në vendin tuaj etj., mund të mos kalojnë nga stafi i fondit në fjalë. Prandaj, ne i informojmë gjithë partnerët privatë të orientohen në projekte sa më të sigurta në fitim-prurje. 

VIII. FILIALET E AGJENCISË: “INVESTIME NË BALLKAN”-hierarkia administrative.

1). Filialet ose zyrat do të jenë në Tiranë, Prishtinë, Shkup, etj…

a). Këto zyra për projekte shtetërore, të cilat më pas e dorëzojnë çdo projekt në agjencinë në Gjenevë, stafin (rrogat) dhe shpenzimet  administrative do t’i paguajë shteti prej nga vijnë projektet.

b). Ashtu siç shteti do ta paguajë stafin e agjencisë në Gjenevë sepse, e gjithë puna bëhet për levërdinë dhe interesin ekonomik të akëcilit shtet.

c). Sepse aprovimi i fondit bëhet direkt në secilën ministri të secilit shtet që ka aprovuar për projektet.

2). Për këto arsye me institucionin e shtetit, me qeverinë bëhet marrëveshja paraprake se puna e stafit të agjencisë dhe shpenzimet e tjera nuk janë gratis.

a). Poashtu vlenë e njëjta rregull edhe me „Partnerët Privatë- Publikë“, pasi ata janë vetë kompetentë që të vendosin dhe që me këtë rast bëjnë marrëveshje me agjencinë-Gjenevë (dhe jo shteti).

b). Në parim pagesën që merr përsipër shteti apo “Partnerët Privatë Publikë“ për projekte të konfirmuara, të gjitha proceset (ose procedurat administrative) sqarohen në fillim, për projekte që dihet se kalojnë.

c). Në të kundërtën për projekte të paqarta agjencia nuk pranon paraprakisht kurrfarë pagese pa konfirmim të fondit.

  1. KONFIRMIM:

1). Deri tani institucionet relevante (qeveritë dhe kuvendet) e tri shteteve tona; të Republikës së Shqipërisë, të Republikës së Kosovës dhe Maqedonia e Veriut (as pjesa e Iliridës) nuk e kanë aprovuar ligjin: GARANTI SOVRANE” për të shfrytëzuar të drejtën e pranimit të fondeve financiare për zhvillimin  e projekteve strategjike nga  SHBA-të!?.

2). Në këtë çështje kaq të ndieshme financiare, që të gjitha republikat tona të Gadishullit Ilirik, kanë nevojë për investime në projekte strategjike nga fondet e SHB-së, të cilat investime ndikojnë direkt padyshim  edhe në sigurinë rajonale. Por, pse është injoruar deri tani ligji për “Garanti Sovrane“ nga këto shtete është shumë e paqartë, sa që nga ky argument lindin shumë pikëpyetje?!

  1. HEKURUDHAT ;

1). Plani fillestar për ndërtimin e hekurudhës në të gjitha zonat e banuara shqiptare; në Shqipëri, Kosovë, Iliridë, Kosovë Lindore, Plavë e Guci etj., kushton mbi 11.6 miliardë dollarë. Ky informacion është privat dhe projekti bazë është punuar nga një ekonomist!

2). Urojmë që liderët politikë shqiptarë të të gjitha republikave të mos bëjnë edhe në të ardhmen gabimet e njëjta si për autostradat, të cilat janë ndërtuar copa-copa ose pjesë pjesë, (si mungesë e planit strategjik zhvillimor dhe me fonde të gabuara në formë borxhi dhe komisione interesi të larta?!), por të ulen dhe të bëjnë studimet e nevojshme strategjike që ndërtimi i hekurudhës në zonat shqiptare (e më gjërë) të planifikohet me norma të mirëfillta strategjike zhvillimore, dhe të adresohen te ne për t’i orientuar te burimet financiare: “Fondet e mirëfillta për projekte strategjike” E kemi adresën. Mungon aprovimi i ligjit; “GARANTI SOVRANE” nga Kuvendi i Shqipërisë dhe nga Kuvendi i Kosovës!?.  

A). NJË ZYRË JURIDIKE NË ATDHE  PËR KONTRATA NDËRKOMBËTARE(ARBITRAZH)

1). Hapja e një zyre juridike ndërkombëtare në një qendër në ATDHE,(ka rëndësi historike) e dedikuar ekskluzivisht për investitorët e huaj! Kjo zyrë do t`u ofronte më shumë siguri të gjithë investitorëve të huaj për investime në projekte të mëdha strategjike në njërën nga republikat tona shqiptare!…

 

  1. Pjesa e tretë;
  2. STATUTI I “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR”- VENDOSMËRIA E QËNDRIMEVE POLITIKE NË LINJËN KOMBËTARE!

1). Përmes „Platformës për Referendum Kombëtar“ shtrohet kërkesa e qartë për zgjidhjen e çështjes shqiptare në trojet e veta. Kjo do të realizohet përmes mjeteve demokratike, me organizimin për votim të Referendumit (fillimisht) Shqipëri –Kosovë, dhe më pas edhe për hapësirat tjera shqiptare, njëjtë me mjete demokratike përmes Referendumit.

a).  Integrimi i brendshëm i administratës shqiptaro-shqiptare.

b). Në çdo rrethanë “Platforma për Referendum  Kombëtar” merr për bazë „rrethanat historike„ të çdo hapësirë shqiptare, dhe mbi  bazën e fakteve historike  ndërton demokracinë bazuar në modelet e shoqërive të zhvilluara të Perëndimit!.

 2). Njohja nga “Platforma për Referendum Kombëtar” e statutit të identitetit automatikisht të çdo shqiptari nga Republika e Shqipërisë, pavarësisht vendlindjes së tyre, se ku kanë lindur ata, dhe pavarësisht nga shtetësia e dytë që kanë.

a). Njëjtë vlen njohja e identitetit të të gjitha  simboleve dhe gjithë vlerave të tjera kulturore, gjuhësore etj.

3). Në Referendum do të votohet „Drafti Juridik“, ku do të përcaktohet mënyra e funksionimit të republikave shqiptaro-shqiptare, integrimi dhe harmonizimi i administratës së brendshme shtetërore, sistemi i doganimit si model i BE-së, përshtatja e terminologjisë, strategjia e harmonizuar institucionale etj. etj.

a). Modeli i vendimmarrjes do të praktikohet nga vota e gjithë qytetarëve përmes formës; “Demokraci Direkte“. Pra, ligjet që votohen në Referendum, zabtojnë institucionet shtetërore.

4). Selia e „Platformës për Referendum Kombëtar“ do të jetë në Tiranë dhe në Prishtinë, deri në votimin e Referendumit.

5). „Platforma për Referendum Kombëtar“ themelon grupe punuese në sektorët e ndryshëm dhe hap zyrat e veta në shumë qendra të tjera në ATDHE kudo ku ka shqiptarë në Gadishullin Ilirik. Ky institut ka për qëllim të hartojë  projekte zhvillimore në shumë fushëveprimtari të ndryshme.

6). Poashtu „Platforma për Referendum Kombëtar“ do të themelojë edhe stafin e bordeve të “Integrimit Kombëtar“ në MËRGATË. 

7). Anëtarë të “Platformës për Referendum Kombëtar“ kanë të drejtë të jenë të gjithë shqiptarët që e mbështesin “Referendumin për Integrimin e Republikave Shqiptaro-Shqiptare”!.

  1. VEPRIMTARITË PROFESIONALE;

A). Tryeza shkencore për veprimtari historike, juridike, për projkete kapitale ekonomike etj., etj. IDE DHE PROPOZIM KONKRET  PËR ORGANIZIMIN E MËRGATËS SHQIPTARE NË GJITHË HAPSIRAT E GLOBIT!

B). GATISHMËRI E PLOTË, KONFIRMIME, ZOTIME TË GRUPIMEVE TË NDRYSHME MËRGIMTARËSH PËR TA NDIHMUAR ATDHEUN DHE PËR TA RRITUR BASHKËPUNIMIN ME INSTITUCIONET E SHTETEVE SHQIPTARE EDHE PËR INVESTIME NË FUSHA TË NDRYSHME!…KONTRIBUTI FINANCIAR I MËRGATËS PËRMES BORDEVE TË “INTEGRIMIT KOMBËTAR“ NË MËRGATË:

C). Mënyra e funksionimit dhe regjistrimi administrativ në të gjitha  shtetet e GLOBIT, një nga çështjet më të rëndsishme.

1). Pjesa juridike në përshtatje të secilit shtet ku vepron Bordi Drejtues.

III. STATUSI PËR ANËTARËT QË PAGUAJNË RREGULLISHT;

1). Hartohet statusi juridik, të cilin e nënshkruajnë anëtarët e zgjedhur të „Bordit Drejtues“ (pesë ose shtatë veta), në akcilin shtet.

2). Përcaktohet shuma e anëtarësimit për pagesë vjetore të çdo anëtari të punësuar në akcilin shtet.(përdorimi i valutave ,p.sh valuta bazë Euro dhe kundërvlera në shtete të tjera).

A).  P.sh në Gjermani çdo i punësuar paguan(do të paguajë!) nga 12 euro mujore =145 Ero në vit dhe në Zvicër çdo i punësuar do të paguajë 15 fr., në muaj,ose 180 fr., në vit.

B). Dhe shuma të tjera të firmave apo të anëtarëve, që mund të quhen të parregullta, me statusin „Pagesa Humanitare“, “Pagesat e firmave për investime“ etj.etj.

3). Përcaktohen rregullat dhe normat e honorarit të bordit që do të angazhohen në 100% në punë me kontratë sipas rregullores dhe ligjeve vendore të shtetit përkatës.

  1. PËRCAKTIMI I DALJES SË MJETEVE FINANCIARE NGA KONTO:

1). Vetëm me aprovim të Bordit Drejtues për aprovim të projektit të caktuar, i cili  vjen nga institucionet e shtetit përmes Institutit të „Platformës për Referendum Kombëtar “.

a). Projekte do të kemi edhe për avancim të arsimit shqip të mërgimtarëve, përmes mësimit plotësues të shkollës shqipe.

b). Bordi Drejtues po ashtu cakton grupin punues për mbikëqyrjen e punimeve deri në mbarim të projektit.

c). Aktivitete të tjera të shoqatave mbesin ose vazhdojnë punën e tyre  normal, të cilat të gjitha pa përjashtim do ta mbështesin „Platformën për Referendum Kombëtar “.

2). Në kuadër të grumbullimit të  financave, mund të caktohet një shumë humanitare për personat apo familjet me pamundësi ekonomike (skamorët) në ATDHE në bazë të

një programi të caktuar që mund të realizohet me formën direkete (i caktuar një grup pune) nga “Institucioni Vendor” dhe “Bordi Drejtues”.

  1. PJESA TEKNIKE E ADMINISTRATËS;

1). Vetëm në këtë mënyrë nuk do ketë hapësirë të keqinterpretimit dhe keqmenxhimit të fondit.

2). Thënë ndryshe nuk do të përsëritet kurrë, rruga e „Fondit të 3%-shit „ dhe e fondeve të tjera që paratë e mërgimtarëve u keqpërdorën në maksimum.

3). Kjo temë duhet të sqarohet në gjithë mediat sepse është e një rëndësie të veçantë. Prandaj, duhet prezantim edhe i programit të punës në aspektin juridik-administrativ për çdo shtet të Evropës.

4). Institituti lëshon një „kartë dëshmie“  për çdo pagesë vjetore, në varësi të statusit që kryhet pagesa.

5). Me kalimin e kohës pagesat të bëhen të obligueshme (pas dy apo tri vjetësh), pra jo vetëm vullnetare.

  1. QEVERITË DHE INSTITUCIONET SHQIPTARE NË HAPËSIRA TË NDRYSHME TË GADISHULLIT ILIRIK :

1). Pasi ta pranojnë si ide ose formë administrative, atëherë duhet të mbështetet puna e “Bordit Drejtues“ , të këtij “Instituti”, i cili mund të veprojë në një sistem, gjithmonë në përshtatje të  rrethanave të secilit vend të GLOBIT.

2). Qeveritë shqiptare duke filluar nga qeveria e Shqipërisë, e Kosovës etj, të angazhohen  maksimalisht me të gjitha qeveritë e Perëndimit, SHBA-të ,dhe në të gjitha vendet e botës, ku paguajnë mërgimtarët, që për shumën e paguar nga mërgimtarët  për projekte zhvillimi, ose projekte humanitare në ATDHEUN e tyre, të lirohehen nga heqja e tatimit.

3). Forma e anëtarësisë është pagesa direkte në institut, (do të sqarohet gjithë mënyra teknike), por  kjo duhet të ndodhë automatikisht si faturë e rregullt që në fund të muajit paguan çdo mërgimtar edhe fatura për gjëra të tjera. Pra, pa pasur shumë nevojë për harxhim energjie, kohë dhe shpenzime të tjera për ta bindur dikë.

a). Kështu që zëri i „qeverive shqiptaro-shqiptare“, i përfaqësuesve të republikave përkatëse është shumë domethënës!

4). Startimi i mundshëm menjëherë në shumë shtete: Zvicër, Gjermani, SHBA, Austri, Greqi, vendet e Skandinavisë e shumë shtete tjera.

VII. DETYRAT TONA AKTUALE, (të  stafit të Bortit Themelues dhe Drejtues) të „Platformës për Referendum Kombëtar“:

1). Regjistrimi juridik dhe prezantimi medial në publik i “Platformës për Referendum  Kombëtar” në Tiranë dhe në Prishtinë në institucionet përkatëse vendore, (në momentin e duhur!).Regjistrimi është i konfirmuar!.

2). Hartimi i “Rregullores së brendshme të punës dhe veprimtarisë”. Gjatë kësaj kohe, krahas regjistrimit të anëtarëve dhe të gjitha firmave, kompanive dhe shoqatave të shumta që kanë shprehur gatishmërinë për përkrahje, edhe rregullorja e punës është bërë gati. Është e qartë se „Rregullorja e brendshme e punës sonë” bazohet në përvojën më të mirë njerëzore dhe etike, por edhe në veprimtari të shumta profesionale menaxhuese; juridike, sociale, mediatike, administrative etj., me një kulturë pune me disiplinë të Perëndimit dhe  me një përgjegjësi kompetente, duke respektuar dhe zbatuar ligjin në funksion të institucionit përkatës, por njëkohësisht duke respektuar dhe zbatuar edhe mendimet dhe vendimet e politikëbërjes që vendosin shumica në një institucion apo rreth social të caktuar.

3). Informojmë publikun në të gjitha mediat  për zyrtarizmin e “Platformës për Referendum Kombëtar”.

4). Mbështetja financiare edhe në këtë fazë nga firmat, shoqatat, anëtarët, mbështetësit dhe simpatizantët e “Platformës për Referendum Kombëtar“, do të bëhet përmes kontos, e cila është e publikuar në Program, me seli (ose vendndodhje) në ATDHE-TIRANË.

VIII. VEPRIMTARITË E PARA;

1). Stafi i Bordit Themelues dhe Drejtues në Tiranë dhe në Prishtinë i “Platformës për Referendum Kombëtar“,  emërojnë grupet e punës sipas kërkesave të „Ligjit  Juridik“ vendor me kontrata pune!.

a). Njëkohësisht nxirret dhe aprovohet udhëzimi juridik (për kontrata pune) dhe mënyra e funksionimit të këtyre grupeve punuese  si në ATDHE ashtu edhe në MËRGATË. Tani ky udhëzim është gati.(Gjërsisht rreth klasifikimit të punonjësve te “5. Pjesa e pestë”).

3). Poashtu instituti ynë do të bashkëpunojë në nivele shkencore me disa universitete të njohura të Perëndimit, duke afruar mundësinë për studim të një numëri të caktuar të studentëve shqiptarë, të cilët do të përcaktohen në tema të ndryshme ose në njërën nga fushat përkatëse të „Platformës për Referendum Kombëtar“.

  1. PARAQITET: “DRAFTI JURIDIK” PËR T’U VOTUAR NË REFERENDUM.

1). Në „Draftin Juridik”, i cili do t’u afrohet qytetarëve shqiptarë për votim në të gjitha anët e kufijve shqiptaro-shqiptarë do të përmbajnë disa paketa ligjore si:

a). Njohja e identitetit shqiptar përmes ligjit për njohjen e shtetësisë (me letërnjoftim dhe pasaportë), për gjithë qytetarët shqiptarë kudo që ndodhen, jo vetëm në hapsirat shqiptare, por edhe në MËRGATË , dhe që kanë origjinën e lindjes nga të gjitha zonat e banimit të tyre shqiptare  të Gadishullit Ilirik!

2). Përgatitja e paketës ligjore, për mënyrën e pagesës së doganave gjatë qarkullimit të mallrave, sipas modelit juridik të BE-së, brenda hapësirave shqiptaro-shqiptare! 

a). Një mundësi reale, mallrat të quhen të zhdoganuara (për lëvizje të lirë) në të gjitha qendrat shqiptare; jo vetëm në Kosovë-Shqipëri, por edhe në qendrat tjera shqiptare të rajonit si; Tetovë, Ulqin, Preshevë, Arta, etj.

b). Dhe paketa ligjore e lëvizjes dhe qarkullimit të mallrave me shtetet fqinje sipas modelit të BE-së, njëlloj si në Evropë!

3). Përcaktimi dhe harmonizimi i terminologjisë të institucioneve shqiptaro-shqiptare. Bashkia apo komuna, bashkësia apo njësia, rrethi apo zona etj.,etj.

a). Vendimi për harmonizimin dhe integrimin e planprogrameve shkollore; të linjës kombëtare, historike, juridike, resurset ekonomike dhe të fushave të tjera të ndryshme shkencore.

4). Përcaktimi i mënyrës së funksionimit të parlamenteve dhe të qeverive të republikave shqiptare; Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës, më vonë edhe e republikave të tjera. Shiko modelin politik të Zvicrës; parlamentet (kuvendet) dhe qeveritë e kantoneve, forma e funksionimit të tyre si një organizëm i pandarë me një hieraerki të disiplinuar, plus parlamenti dhe qeveria qendrore!.)

a). Përfaqësimi i kandidatëve në kuvend nga të gjitha republikat të tjera shqiptare, në kuadër të plotësimit të kritereve dhe procedurave administrative dhe poashtu edhe në qeveri qendrore përfaqësimi i ministrave në digastere të caktuara nga republikat në nivel qendror.

5). Përcaktimi i mënyrës së përfaqësimit të kombëtareve të republikave në gara të ndryshme ndërkombëtare  sportive! etj.

  1. KOHA PËR KORRIGJIMIN E HISTORISË SHQIPTARO-SHQIPTARE!

1). Të fillojmë nga e para;

a). Të sjellim në ATDHE mentalitetin e Perëndimit; të Zvicrës, të Gjermanisë, të Austrisë, të SHBA-së etj. Bashkë me mentalitetin edhe disiplinën në punë, edhe idenë për zhvillimin ekonomik, duke qenë vetë zotërues dhe pronarë të resuerseve tona; njerëzore, ekonomike, itelektualo-shkencore, financiare etj.,etj. Që përmes „Referendumit“ të vendoset edhe investimi i projekteve të caktuara në ATDHE! Pra, kjo është mënyra më e mirë e demokracisë, ku në vendimmarrje vendos shumica dhe jo individi!.

b). Për të arritur këtë qëllim, të gjithë shqiptarët duhet të marrin  pjesë aktive në këtë projekt; „Madhor Kombëtar“, duke i thënë:

  1. „PO REFERENDUMIT TË REPUBLIKAVE SHQIPTARO-SHQIPTARE: SHQIPËRI-KOSOVË“!

1). Rezultatet paraprake flasin se, pas fazës parapërgatitore (dyvjeçare) parashihet që 95.3 %  të kalojë Referendumi Shqipëri –Kosovë!

4). Pjesa e katërt:

  1. OBJEKTIVAT DHE VEPRIMTARIA PRAKTIKE E „PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR“.

1). Objektivat  praktike janë:

A). Të gjitha angazhimet dhe detyrat me parime dhe norma administrativo-juridike për bërjen gati të „DRAFTIT JURIDIK“ për t’u votuar në “REFERENDUMIN E PARË SHQIPËRI-KOSOVË”?!

B). „Normat më të domosdoshme administrative për integrime të brendshme shqiptaro-shqiptare!“.

C). Ofrohen edhe “DISA PROJEKTE EKONOMIKE“ për votim në “Referendumin e Parë”!

ç). Në “Referendumin e Parë: Shqipëri-Kosovë” do të  votohet edhe dokumenti ligjor: “DRAFTIT JURIDIK” në të cilin do të përcaktohen; të gjitha njohjet e brendshme institucionale të identitetit shqiptaro-shqiptar, pa dallim besimi fetar, dhe pa dallim vendlindje dhe vendbanimit të tyre.

  1. Letërnjoftimi+Pasaporta, (ID Kartë).
  2. A) Letërnjoftimi-pasaporta ka domethënien që çdo shqiptar/e, pa marrë parasysh vendlindjen e tij e ka njohjen e „Identitetit Kombëtar-Shqiptar”, nga Republika/t e Shqipërisë!

1).Teksti:

-REPUBLIKA/T E SHQIPËRISË

-Emri Mbiemri:__________________

-Ditëlindja:_______________________

-Vendlindja:______________________

-Vendbanimi:____________________

-Nr._____________________________

-Vleftshmëria____________________

-Data ____________________________

-Instituti i Platformës për Referendum Kombëtar.

-Dizajni:p.sh.(Hintergrund-nënshtresë e sipërfaqes)=Harta Natyrale Historike e Shqipërisë).

a). Shpallet konkursi për dizajnin më të mirë, dhe vendoset nga komisioni punues!

III. „FLAMURI KOMBËTAR“ dhe „HYMNI KOMBËTAR“:

1). Parimisht “Flamuri dhe Himni Kombëtar“, është: “I paprekshëm dhe Universal i Pranueshëm“,  për të gjithë shqiptarët që janë lindur në një vendbanim shqiptar të  Gadishullit Ilirik!

2). Kjo nënkupton se të gjithë shqiptarët mund ta kenë edhe FLAMURIN edhe  HIMNIN  të Republikës së tyre .Përveç kësaj, çdo „Republikë“ edhe çdo „Komunë“ do të ketë simbolet e veta të nevojshme.

  1. VOTIMI PËR HEQJEN E KUFIRIT SHQIPËRI-KOSOVË!(dhe më pas edhe në hapësirat të tjera shqiptaro-shqiptare);

A). Disa nga arsyetimet:

1). Arsyeshmëria historike e fakteve;

2). Arsyeshmëria juridike sipas modelit të BE-së;

3). Arsyeshmëria ekonomike;

4). Arsyeshmëria e sigurisë së brendshme;

5). Arsyeshmëria e zhvillimit „Strategjik Rajonal“;

6). Arsyeshmëria e „Turizmit Modern LOKAL dhe NDËRKOMBËTAR“!;

7). Arsyeshmëria e “Sigurisë Ushtarake”!-(Sipas modelit të NATO-s);

  1. DOGANAT:

A). MËNYRA E FUNKSIONIMIT TË TYRE, NË GJITHË HAPËSIRAT SHQIPTARO-SHQIPTARE, SIPAS MODELIT TË BE-së!

1). Forma e zhdoganimit të mallrave nga një komunë e njërës Republikë në komunën e Republikës tjetër;

a). Shembulli konkret,(p.sh. një maune me produkte bujqësore  nga Saranda, dhe këtë mall e dërgon në Drenas.) Si bëhet zhdoganimi? Cila është forma e administratës?

b). Shembulli konkret;( e njëjta procedurë administrative mund të kryhet njëlloj sikur që një mall të dërgohet nga Hamburgu në Roterdam ose nga Parisi në Shtutgart!).

  1. NDRYSHIMET DHE PLOTËSIMET E NEVOJSHME KUSHTETUESE TË REPUBLIKAVE SHQIPTARE

1). Harmonizimi kushtetues i terminologjisë politiko-juridike dhe kulturore të institucioneve brenda Republikës së  Shqiptarisë dhe të Republikës së Kosovës!

2). Pas harmonizimit dhe plotësimit të kushtetutave të dy republikave; të Shqipërisë dhe të Kosovës!(i njëjti model kushtetues) do të realizohet edhe në republikat e tjera shqiptare dhe do të votohet në REFERENDUM!

a). Shembujt që shoqërohen me “dhunë administrative”, të cilët  shkaktojnë edhe pjesërisht  dhunë psikologjike duhet të evitohen maksimalisht. P. Sh. “Spitali TARTAN!?”, “Kolegji TURLI-TURLI?!” etj.,etj. Qartë, para se të jetë; “Spital TARTAN”, poashtu ”Kolegj TURLI-TURLI!?”etj., duhet të sqarohet se a është “Spital Universitar”?, apo “Spital Rajonal”?, apo është “Spital Bashkiak”, pastaj mund të saktësohet investimi nga vjen; tartan, afrikan, amerikan, turkoman, italian, investimi i përbashkët “shqiptaro-i huaj”, nga fondacioni, shteti apo investitorë privatë etj.,etj.  

3). Në çdo Referendum që do të organizohet, qoftë në nivel republikash apo në nivel republike, përveç çështjeve politike, gjithmonë do të merret parasysh edhe  votimi i projekteve të planifikuara ekonomike.

4). Për nismën e organizimit të Referendumit (për një çështje politike, apo projekt ekonomik, p.sh mbi 500 milionë euro)në nivel republike ose brenda një republike duhet të mblidhen 3000(tremijë) nënshkrime!

5). Ndërkaq, nëse  një çështje politike  ose projekti shtrihet në dy e më shumë republika duhen minimum 5.000 nënshkrime për të organizuar Referendumin!

a). Zakonisht nismën për organizim të Referendumit të radhës, e merr një subjekt politik parlamentar, për çështje të caktuar politike, dhe në to mund të përfshihen edhe projekte me vlera të caktuara financiare, ekologjike etj. Mbledhja e nënshkrimeve dorëzohet në KUVEND dhe më pas caktohet data e votimit të Referendumit ku për çështje të caktuara votojnë qytetarët.

6). Nryshimet dhe plotësimet e Kushtetutës dhe harmonizimi i titullimit të shumë institucioneve; sportive, kulturore, ekonomike, historike, etj., të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe më vonë, të republikave të tjera shqiptare padyshim se do të trajtohen shumë shpejt!

  1. D) Forma dhe modeli i prezantimit të kombëtareve shqiptare në gara sportive ndërkombëtare etj.!(Në debatim e sipër…?)

7). Harmonizimi i “Terminologjisë“ dhe i “Funksionalitetit” të institucioneve;

8). Termi “Republika” është i pranueshëm për të gjitha zonat shqiptare, sepse çdo vend  ku banojnë shqiptarët, shteti ka këtë terminologji. Përshtatjet e kompetencave politike, juridike, kulturore etj., dhe institucionalizimi konfirmohen me Referendum! Në këtë rast “Republika e Shqipërisë”, Republika e Kosovës“ janë dakord. Por, për qytetarët shumicë të Ulqinit, të Preshevës, të Tetovës si do të quhet „Republika“ e tyre?! 

9). Qartë, edhe për shqiptarët e Preshevës dhe zonave të tjera për rreth do të quhet ashtu siç ka qenë; “Republika e Kosovës Lindore”.

10). Për qytetarët e shumicës shqiptare në Tetovë dhe gjithë komunat tjera do të quhet; “Republika e Iliridës“.

11). Për qytetarët e shumicës shqiptare në Ulqin, do të mund të quhet ;“Republika e Plavës dhe Gucisë“ ose „Republika e Malësisë“ (formulimi do të bisedohet). Republika e „Sanxhakut” dhe ,“Republika e Çamërisë“!

12). Dhe në kuadër të terminologjisë dhe funksionalitetit do të funksionojnë njëlloj edhe të gjitha institucionet tjera shtetërore si;

a). Në kudër të „Republikës“; qendra e „Republikave“, (përfaqësues të gjithë republikave të tjera shqiptare)si; presidenca, kuvendi (ose parlamenti), qeveria etj.

b). Në kuadër të ;“Republikave“.

c). Në kuadër të „Bashkisë“ ose „Komunës“  po njejtë.

13). Pra, sistemi politik do të funksionojë sipas hierarkisë, nga poshtë lart dhe anasjelltas; p.sh „Qeveritë e Komunave“, „Qeveritë e Republikave“, (të pavarura) dhe përfaqësuesit  e Republikave në „Qeverinë e Qendrës së Shqipërisë „ e cila do të mund  të quhet: „Qeveria e Republikave të Shqipërisë”. Njëlloj, do të funksiononte edhe Kuvendi si qeveria dhe institucionet tjera shtetërore. Pra „Kuvendi i Republikave të Shqipërisë“; (ku do të përfshihen të gjithë përfaqësuesit nga të gjitha Republikat e tjera; nga Republika e Kosovës, Republika e Kosovës Lindore, Republika e Iliridës, Republika e Plavës dhe Gucisë (me Sanxhakun),  dhe Republika e Çamërisë.

VII. HARMONIZIMI I BRENDSHËM I TERMINOLOGJISË POLITIKE

1). HARMONIZIMI I BRENDSHËM I TERMINOLOGJISË POLITIKE TË INSTITUCIONEVE NË TË GJITHA REPUBLIKAT!

2). HARMONIZIMI I BRENDSHËM I FUNKSIONALITETIT TË INSTITUCIONEVE TË NJËJTA BRENDA REPUBLIKAVE SHQIPTARE!…

3). HARMONIZIMI I PLANPROGRAMEVE SHKOLLORE TË TË GJITHA NIVELEVE DHE TË UNIVERSITETEVE SHQIPTARO-SHQIPTARE!

4). HARMONIZIMI I SISTEMIT TË NJËJTË TË REGJISTRIMIT TË POPULLSISË SHQIPTARE NË TËRË GADISHULLIN ILIRIK!…

5). Të gjitha këto veprimtari do të realizohen në kuadër të veprimtarisë të  „Platformës për Referendum Kombëtar“, i cili themelohet direkt nga  stafi nismëtar i punës administrative të “Bordit Themelues”!

VIII. NË REFERENDUMIN E PARË SHQIPTARO-SHQIPTAR SHQIPËRI-KOSOVË;

A). DO TË VOTOHEN KËTO DOKUMENTE JURIDIKE, TË CILAT JANË NDËRKOMBËTARISHT TË PRANUESHME:

1). Votohet njohja universale e identitetit të çdo qytetari shqiptar, nga Republika e Shqipërisë.

a).Pavarësisht se vendlindja e tyre në cilën pjesë të „republikave“ tjera të hapësirës shqiptare të Gadishullit Ilirik ndodhet;

b). Identiteti përfaqësohet me leternjoftim dhe pasaportë.

2). Poashtu këtu përfshihen edhe simbolet kombëtare, përdorimi i „Flamurit Kombëtar“ dhe i „Hymnit Kombëtar“ për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Mbrohet me ligj përdorimi i tyre, (poashtu edhe Gjuha  Amtare Shqipe dhe të gjitha simbolet e tjera), kudo në zonat shqiptare!

3). VOTOHET NDRYSHIMI DHE INTEGRIMI I HARMONIZUAR JURIDIK  I DY KUSHTETUTAVE TË DY REPUBLIKAVE; TË SHQIPËRISË DHE TË KOSOVËS!

a). Votohet harmonizimi i terminologjisë politike, kulturore, institucionale etj.

b). Votohet pra hierarkia e funksionimit të shtetit; qeverisë, kuvendit, në të gjitha nivelet institucionale etj.

4). Votohet „Dokumenti i arsyetuar“ për heqjen e „Kufijve administrativë“ të deritashëm në mes Shqipërisë dhe Kosovës!

5). Votohet dokumenti për „Doganat“-mënyra e funksionimit të tyre, sipas logjikës administrative të BE-së.

6). Votohet forma e përfaqësimit të „republikave“ në gara sportive në arenën ndërkombëtare?!?

7). Votohet edhe për  disa  projekte ekonomike, si p.sh;

a). Për hekurudhën, Prishtinë-Shëngjin!

b). Për autostradën e Dukagjinit: Istog- Pejë- Gjakovë -Tropojë?!

c). Për autostradën: Manastir-Kërçovë-Peshkopi“!

8). Votohen edhe kandidatët e „Kuvendeve të Kosovës dhe të Shqipërisë”, për dy nivelet; të „qendrës“ dhe të „dy republikave në fjalë“  !

  1. VLERËSIM:

1). Vlerësojmë se përveç Referendumit Kosovë-Shqipëri, njëlloj do të organizohen referendume edhe për shqiptarët e republikave tjera; në „Republikën e Iliridës“, në „Republikën e Kosovës Lindore“ etj. Po ashtu në të njëjtën kohë përgatitjet për këtë proces administrativ dhe mentalitet të konkurencës me norma demokratike  do të fillojnë sa më parë edhe në këto republika!

2). Njëkohësisht sjellim në vëmendje dhe ritheksojmë se është detyrë kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, (menjëherë) të përdorë gjithë agjendën diplomatike, që këtë të drejtë ta arrijnë qytetarët tanë në të  gjitha zonat e banuara me shqiptarë shumicë në Gadishullin Ilirik!

3). Me këtë rast është urgjente që identiteti i njohjes së këtyre shqiptarëve të fillojë menjëherë me lëshimin e „dokumenteve zyrtare“, me përfaqësim legal të Flamurit Kombëtar, të Hymnit Kombëtar, të harmonizimit të terminologjisë, pastaj të harmonizimit të planprogrameve shkollore dhe universitare, të projekteve të përbashkët, të terminologjisë “universitare” ekonomike, të  doganave etj. etj.

  1. VËREJTJE:

1). Te pjesa e fundit te kapitulli VIII, nën numrin 7., thuhet: votohen për të dy nivelet të qendrës dhe të dy republikave në fjalë! Pra, përveç kandidatëve për deputetë të parlamenteve; të Shqipërisë dhe të Kosovës, do votohen edhe kandidatët e parlamentit të përbashkët, po kështu nga këto dy republika! Në këtë kuadër gradualisht do të integrohen me pjesëmarrje edhe deputetët e republikave të tjera, edhe para se të legjitimohet forma e Referendumit, por kjo fazë do t`u shërbejë atyre si përgatitje institucionale për gjithë punën administrative për integrime të brendshme shqiptaro-shqiptare!….  

5). Pjesa e pestë:

  1. ADMINISTRATA ME TEKNOLOGJI TË AVANCUAR NË KUADËR TË “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR”!

A). Funksionimi i administratës mbi bazën e parimeve progresive, etike, ligjore etj.

Për të gjithë personat, të cilët do të jenë të angazhuar në sektorë të ndryshëm në kuadër të  “Platformës për Referendum Kombëtar” me kontratë , do të procedohet në përputhje edhe me ligjet e punës në republikat përkatëse. Por, klasifikimi i kuadrove do të jetë i ndryshëm.

B). Disa nga klasifikimet shkencore, politike dhe  administrative të mundshme;

1). Klasifikime kërkimore – shkencore;

2). Nga fusha administrative dhe e teknologjisë së përparuar;

3). Nga funksionet e ndryshme politike në linjë kombëtare;

C). Klasifikimi i statusit të një të punësuari;

1). „Nëpunës civil republike“;

a).Në këtë grup hyjnë të gjithë personat që kanë dhe do të kenë një angazhim; administrativ, organizativ, mediatik, në kuadër të “Platformës për Referendum Kombëtar”.

2). Zbatues administrate;

3). Hulumtues shkencor:

4). Bashkëpunëtor shkencor;

5). Hartues projekti;

6). Drejtues projekti etj.

7). Nismëtar i komisionit punues,(i grupit punues në secilën fushë);

8). Hulumtues i faktografisë;

9). Hartues i idesë.

10). Përkthyes nga një gjuhë në një gjuhë tjetër, etj.

11). Anëtar i priviligjuar;

12). Anëtar i konfirmuar-(shkencor);etj.

  1. ANGAZHIMET ADMINISTRATIVE NË DISA NGA PROCESET AKTIVE TË “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR” NË ATDHE ;

A). Gjenocidet gjatë historisë mbi popullin shqiptar;

1). „Platforma për Referendum Kombëtar“ angazhohet për ndriçimin dhe njohjen e gjenocideve historike që  ka përjetuar populli shqiptar në gjitha fazat e historisë,  dhe në të gjitha hapësirat e veta etnike!

a). Sidomos gjenocidet në 200 vjetët e fundit!…

b). Regjistrimin dhe lëvizjet e popullsisë, sidomos në zonat kufitare shqiptare!…

B). Forcimi i ligjit dhe i demokracisë në shoqërinë shqiptare;

2). Angazhohet për forcimin e demokracisë në shoqëri, për funksionimin e ligjit dhe për forcimi e tij si në vendet e Perëndimit. Të gjithë janë të barabartë para ligjit.

a). Forcimi funksional i institucioneve të pavarura publike është shkalla më e lartë e besueshmërisë!

b). Interpretimi i fakteve sipas ligjit, me etikë dhe korrektësi.

C). Mbrojtja ligjore e dinjitetit të katolicizmit shqiptar në nivel republike!

3). Kthimin e dinjitetit të “Katolicizmit Shqiptar në Kosovë” në nivel institucional.

a). Anulimi i të gjitha ligjeve të njëanshme të  “Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë” .

(Ashtu si modeli i Malit të Zi, që anuloi ligjin e Kishës Ortodokse Serbe atje).

b). Korrigjimi i historisë me fakte se; “Kishat Ortodokse Serbe” në Kosovë janë të gjitha “Kisha Katolike Shqiptare”.

Ç). Ndarjet etnike nuk do të legjitimohen kurrë në vendin tonë!

4). Në zonat me popullsi të përzier ose të dominuar me serbë (ose minoritet tjetër) etj., nuk lejohet ndarje etnike brenda një territori të një republike shqiptare. Gjithë popullsia duhet të jetë e integruar në ligjet demokratike dhe administrative të Republikës.

a). Njëlloj do të vlen edhe për shqiptarët nëse në ndonjë komunë nuk do të jenë shumicë.

D). Financat;(nga fondet e huaja përmes formës ;“Garanti Sovrane“,

  1. Është urgjente aprovimi i ligjit për pranim të fondeve të huaja, dedikuar projekteve strategjike zhvillimore si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë!

a). Këto ligje duhet të aprovohen nga dy parlamentet shqiptare; Shqipëri-Kosovë, dhe më pas edhe në republikat e tjera shqiptare!

b). Mendohet se në të ardhmen  të ardhurat e punonjësve do të mbulohen nga buxheti i shtetit.

c). Ndërkaq,  të ardhurat e tjera, të cilat do të grumbullohen nga burime të ndryshme nga anëtarësia, sponsorë etj., do tdministrataven pga ia, sopnzort.

qiptarkorrektarje etnike brenda një administrohen për projekte të caktuara.

III. KATEDRAT (OSE DEPARTAMENTET) E INSTITUTIT TË “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR”;

1). Katedra: “Për çështjen e Sigurisë Politike Kombëtare në ATDHE”;

2). Katedra: “Veprimtari Studimore të Historisë Kombëtare”;

3). Katedra: “Studime Juridike Kombëtare dhe Ndërkombëtare”;

4). Katedra: “Rritja e Financave në ATDHE”;

5). Katedra: “Projekte Ekonomike të Brendshme Kombëtare”;

6). Katedra: “E Regjistrimit të Popullsisë dhe Bizneseve Ekonomike”; (E Regjistrimit të Resurseve Kombëtare).     

7). Katedra: “E Diplomacisë Kombëtare dhe Afirmimi i saj Ndërkombëtar”;

8). Katedra: “E Marketingut për Turizëm Kombëtar”;

9). Katedra: “E Universiteteve Kombëtare dhe atyre  Ndërkombëtare”; (e urave bashkëpunuese dhe kërkimore-shkencore në mes).

10). Katedra: “Afirmimi i Sporteve Kombëtare në Arenën Ndërkombëtare”;

11). Katedra: “Për Studime Etnografike Kombëtare”;(trendet e lëvizjes së popullsisë në hapsirat shqiptare).

12). Katedra: “Për Emergjencë Publike”; gjegjësisht “specifika të caktuara”(të papritura ose të paplanifikuara). 

A). Të gjitha këto programe pune realizohen teknikisht përmes teknologjisë së fundit më të avancuar si në vendet e BE-së.

3ikisht p e afrove Shqipen nVjosa presidente!Vjosa Presidente!

  1. PLOTËSIM :

A). Studimi i Gjuhës dhe i Kulturës Amtare; p.sh., “Kongresi i Drejtshkrimit“, “Festivalet e Këngës Popullore“, „Veshjet dhe Traditat Popullore të Zonave të Ndryshme Shqiptare“ etj., dhe i lëmive të  tjera në frymën kombëtare do të bëhet në formë të veçantë, pasi ta kemi një konsultë me një grup punues më të zgjeruar dhe me profesionistë të mirëfilltë.

B). Duam ta iniciojmë hapjen e konkurseve për studentët shqiptarë dhe të huaj me tema të caktuara, (të cilat do të përcaktohen në  ndërkohë kushtuar Referendumit-vendosjes së ligjeve përmes shumicës) jo vetëm në universitetet shqiptare vendore, por edhe në universitete të ndryshme të Evropës!

  1. DISA TRAJTIME SHKENCORE, TË CILAT LIDHEN ME FATIN E POPULLIT SHQIPTAR!?

A). Temat të cilat duhet t’i trajtojmë shkencërisht para BE-së dhe faktorëve të tjerë ndërkombëtarë  të vendosjes!?

1). Historia e anashkalimit të togfjalëshit; “Gadishulli ILIRIK“, e cila u zëvendësua me „Gadishull Ballkanik“!-Procesi domethënës reformues  në faza të caktuara historike!

2). Gjenocidet e shtetit të Serbisë mbi popullin shqiptar dhe teritoret shqiptare, në 200- vjetshin e fundit!

a). Aprovimi i ligjit për gjenocidin, a) mbi territoret shqiptare, b) popullsinë shqiptare, dhe c) monomentet historike kulturore dhe fetare dhe afirmimi i tij ndërkombëtar është urgjent, që ky ligj  sa më parë të aprovohet nga Parlamenti i Shqipërisë dhe ai i Kosovës!

3). Gjenocidet e Serbisë mbi Kishat Katolike Shqiptare në Kosovë dhe besimet e tjera shpirtërore shqiptare.

4). Gjenocidet e Serbisë ndaj proceseve shtetndërtuese shqiptare jo vetëm në Kosovë, por edhe në territoret e tjera  shqiptare;

5). Gjenocidi i shtetit të Serbisë në Urën e Mitrovicës, pas luftës së Kosovës dhe tema të tjera;

6). Në këtë kuadër në të ardhmen mendojmë që një grup pune do të jetë i angazhuar dhe do të ndërmjetësojë , dhe mundësojë, qoftë edhe studimet pasuniversitare edhe për studentët që mbarojnë diplomimin në ATDHE, por që në kuadër të këtyre temave specializojnë

studimet

mave specializojnë ndo t<<2. koordinatorrtazhe t 1800 fr., kontribut financiar.

për  master në një nga vendet e BE-së etj.

6). Pjesa e gjashtë:

  1. EMRIMET E LARTA SHTETËRORE NGA “PLATFORMA PËR REFERENDUM KOMBËTAR”

A). Kriteret, rregullat dhe parimet e „Platformës për Referendum Kombëtar“ për kandidatët, të cilët do të  bartin një funksion të lartë shtetëror, një funksion shkencor apo edhe një detyrë administrative do të jenë strikte dhe të sakta. Kandidati duhet të jetë i panjollosur, sepse biografia (CV) e tij (do të) duhet të verifikohet ;

B). KANDIDATËT DO TË KONFIRMOHEN KUR:

1). Të kenë etikë të pastër në: „Linjën Kombëtare“ dhe në: “Linjën Profesionale”.

2). Të jenë “korrektë me një OK”, pas verifikimit nga institucionet përkatëse se nuk ndodhen  të regjistruar se kanë bërë ndonjë „vepër penale“ etj.

3). Të dëshmuar në komunikim dhe të „pranueshëm e të besuar“ në shoqëri dhe në publik!

4). E kaluara e tij (e tyre) politike dhe profesionale nuk lejohet të jetë e njollosur, pavarësisht bindjeve apo organizmit politik që ka pasur në të kaluarën. Kjo nënkupton  se individi ose kandidati mund t’na vijnë nga cilado parti qoftë , dhe ne nuk e paragjykojmë, por e saktësojmë dhe verifikojmë të kaluarën, dhe ofrojmë mundësi në ndërtimin e të ardhmes!.

  1. LOBIMI I PROGRAMEVE;

1). Strategjitë e zhvillimit ekonomik sipas projekteve konkrete;

2). Ruajtja dhe prezantimi i vlerave: „Kombëtare Historike“ të trashëguara në ATDHEUN tonë në të gjitha hapësirat ku banojnë shqiptarët!

3). Pjekuria dhe serioziteti i dëshmuar në zbatimin e projekteve dhe detyrave administartive etj. (Disa shembuj praktikë do të paraqiten në tekst të veçantë).

III. ANËTARËT e regjistruar në „“PLATFORMËN PËR REFERENDUM KOMBËTAR“ dhe detyrimet minimale;

 

1). Të gjithë anëtarët që pranojnë programin e “Platformës për Referendum Kombëtar” automatikisht pranojnë edhe pjesëmarrjen për votim në Referendum, të projekteve politike, kombëtare dhe ekonomike, historike etj., të cilat ofrohen për votim.

2). Pavarësisht se ku organizohet Referendumi, brenda një republike apo në disa republika shqiptare gjithsesi do t’u mundësohet të votojnë edhe mërgimtarët përmes formës profesionale elektronike;

3). Të gjithë anëtarët paguajnë me dëshirën e tyre anëtarësinë në vlerën prej 15 fr., mujore ose 180 fr., vjetore (dhe kundërvlera në valuta tjera, p.sh. në euro, dollar etj.), ashtu siç e parashikon programi i „Platformës për Referendum Kombëtar“.

4). Anëtarët (e punësuar) që jetojnë dhe punojnë në mërgatë (jashtë ATDHEUT) paguajnë shumën e caktuar më lart. Ndërkaq, anëtarët (e punësuar) që jetojnë në ATDHE do të paguajnë shumën për anëtarësi vetëm 5 Euro në muaj dhe 60 Euro në vit. (Pas kalimit të Referendumit të Parë, kjo shumë e kontributit financiar mendohet të futet në lirimin e tatimit vjetor për secilin anëtar).

5). Të gjithë anëtarët tanë do të jenë pjesë e lobimit dhe model i vullnetit të pranuar për aprovimin e ligjeve, vlerave historike dhe projekteve të cakuara përmes Referendumit.

6). Anëtarët, nuk e kanë as nuk do të kenë „ asnjë kufizim“ për të paguar dhe ndihmuar shuma më të larta (sipas mundësisë) për të qenë kontribues të fuqishëm për organizimin e Referendumit dhe projekteve të tjera përmes tij. Lartësia e shumës mbi anëtarësinë do të klasifikohet (shiko programin e “Platformës për Referendum Kombëtar”) si shumë humanitare, por do të kemi edhe anëtarë aktivë,(me shuma vjetore; 1800 sfr., dhe  1740 Euro, si dhe vlera në  valuta tjera), anëtarë për investime në projekte me shuma të planifikuara… etj.,etj. 

  1. FINANCAT:

A). Jemi në fillim të një projekti madhor, për organizmin e “Referendumit shqiptaro-shqiptar”, prandaj kërkojmë mbështetje financiare nga të gjithë“ për të bërë financimin e këtij projekti, i cili do të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendit!…Financat mendojmë t`i sigurojmë nga disa burime tona institucionale dhe nga donatorët e ndryshëm.

1). Nga buxheti i qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe buxheti i Republikës së Kosovës.

2). Nga investitorët e ndryshëm, të cilët kanë gatishmërinë për të kontribuar direkt në organizimin e Referendumit.

3). Nga të hyrat e anëtarëve tanë dhe nga shoqatat e shumta, të cilat funksionojnë në MËRGATË!.

4). Të hyrat nga studimet e domosdoshme për projekte të caktuara ekonomike, dhe  të shërbimeve të shumta administarative për kompanitë dhe  firmat vendore dhe të huaja, të cilat kanë gatishmërinë për të investuar në projekte të ndryshme në republikat e Shqipërisë në sektorë të ndryshëm; në turizëm dimëror dhe veror, në bujqësi ushqimore, në industrinë farmaceutike, në teknologjinë shëndetësore etj.

5). Nga mundësia e futjes së investimeve për projekte të ndryshme në ATDHE të firmave të suksesshme të mërgimtarëve tanë!

6). Nga programe financiare  të planifikuara, afatshkurtra dhe afatgjata etj.

B). Hyrjet e financave mendojmë (gjatë kësaj kohe përgatitore )  se do të mund të  jenë edhe nga  burime, nga „fondet për investimin e projekteve strategjike“ përmes formës dhe aprovimit të ligjit për “Garanti Sovrane“, për projekte  strategjike të ndryshme dedikuar zhvillimit të republikave tona në Shqipëri, në Kosovë etj. (Më gjerësisht mundësia e formës së tillë është sqaruar te pjesa e dytë e programit).

1). Mundësi edhe nga ndonjë konferencë e donatorëve të huaj!

C). Forma e funksionimit të hyrjeve dhe  daljeve të mjeteve financiare nga konto bankare nga dita e regjistrimit dhe funksionimit të “Platformës për Referendum Kombëtar”  do të jetë ligjore. Llogaridhënia është ligjore.

  1. DISA NGA KONFIRMIMET organizative dhe administrative:

Deri tani kemi  disa nga këto konfirmime organizative dhe administrative:

1). Konfirmojmë, si informacion, se disa ekspertë të institucionit më të lartë të Sigurisë, NATO-së me seli në Bruksel, e vlerësojnë se organizimi i  Referendumit shqiptaro-shqiptar nuk paraqet asnjë problem politik për rajonin.

 2). Të gjithë anëtarët e grupit të punës kemi rënë dakord, se do të bëjmë punë humanitare deri në jetësimin administrativ praktik të “Platformës për Referendum Kombëtar”, në ATDHE, pra do të veprojmë me shpenzime personale.

3). Konfirmojmë se regjistrimi i “Platformës për Referendum Kombëtar”  në Shqipëri dhe në Kosovë nuk ka pasur ndonjë vështirësi administrative dhe ligjore. Është bërë e mundur që regjistrimi të kryhet menjëherë, brenda afatit ligjor në të gjitha institucionet përkatëse. Tani regjistrimi është OK.

4). Të gjitha dokumentet e nevojshme të kërkuara sipas ligjit i kemi bërë gati: programin, statutin, rregulloren e punës, kërkesën, nënshkrimet e anëtarëve, dhe një procesverbal (marrë në njërin  nga takimet dhe mbledhjet  e shumta  të mbajtura në ATDHE).

5). Menjëherë pas regjistrimit, zyrtarizimit dhe promovimit  të „Platformës së Referendumit Kombëtar“ në ATDHE, do të bëjmë të mundur (për të gjithë anëtarët  që mbështesin „Referendumin“, të cilët do jenë të regjistruar), pajisjen me kartë elektronike në formë „Letërnjoftimi“.

a). Kjo do të bëhet e mundur administrativisht në kuadër të „pakove   ligjore ekzistuese  në ATDHE“ dhe teknikisht do ta realizojmë me një nga firmat më të specializuara digitale në Evropë!.

b). Për dizajnin se si do të duket ky dokument, do të shpallim konkurs dhe do të përzgjidhet varianti më i mirë.

7). Pjesa e shtatë;

  1. RREGULLORJA PRAKTIKE E PUNËS SONË!

1). RREGULLORJA PRAKTIKE E PUNËS SONË NË KUADËR TË „PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR“ KUDO NË TË GJITHË SEKTORËT ËSHTË E NJËJTË! NJËLLOJ GJEN ZBATUESHMËRINË NË TË GJITHË VEPRIMTARINË PRAKTIKE; NË STUDIME SHKENCORE, NË POLITIKËN KOMBËTARE DHE ADMINISTRATIVE, TË AKTIVITETIT TONË, SI NË ATDHE ASHTU EDHE NË MËRGATË!

2). RREGULLORJA E PUNËS SË “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR“ BAZOHET  NË QËNDRIMET TONA KOMBËTARE PROGRAMORE SIPAS PARIMEVE TË  ETIKËS  NJERËZORE DHE ADMINISTRATIVE NË PUNË.

3). POASHTU KJO RREGULLORE BAZOHET EDHE NË KONSULTIME PARAPRAKE, PARA SE TË MERRET NJË VENDIM, NJË QËNDRIM PUBLIK, APO NJË  FILLIM I NJË VEPRIMTARIE TË CAKTUAR!….

  1. Rregullorja e punës sonë do të bazohet nga këto kritere:

1). Parimet dhe qëndrimet tona gjithmonë në linjën e interesave kombëtare;

2). Konsultimet e gjera paraprake para çdo vendimmarrje;

3). Etika njerëzore dhe etika profesionale dhe administrative;

4). Respektimi me përpikëshmëri i vendimeve dhe i marrëveshjeve të aprovuara;

5). Projektet ekonomike dhe ligjet e votuara në „Referendum”, fuqizohen në ligje shetërore të Republikës!

Është e qartë se „Rregullorja e brendshme e punës sonë” bazohet në përvojën më të mirë njerëzore dhe etike, por edhe në veprimtari të shumta profesionale menaxhuese; juridike, sociale, mediatike, administrative etj., me një kulturë pune me disiplinë të Perëndimit dhe  me një përgjegjësi kompetente, duke respektuar dhe zbatuar ligjin në funksion të institucionit përkatës, por njëkohësisht duke respektuar dhe zbatuar edhe mendimet dhe vendimet e politikëbërjes që vendosin shumica në një institucion apo rreth social të caktuar.

  1. NJË SHEMBULL SHUMË I MIRË NGA ZVICRA;

1). Në qeverinë e Zvicrës praktikohet një logjikë shumë e pastër! Ministrat e zgjedhur, të cilët do të qeverisin vendin, zakonisht vijnë nga parti të ndryshme. Në këtë kuptim edhe programet për zhvillim dhe udhëheqje janë të ndryshme! Por, secili nga ministrat  në kuadër të punës dhe programeve partiake për proceset e vendit i parashtron paraprakisht për diskutim dhe aprovim. Natyrisht ndodhë shpesh që për çështje të caktuara jepen opinione të ndryshme, para se qeveria të vendos versionin përfundimtar!

2). Dhe në momentin kur merret vendim, i cili procedohet me procesverbal, atëherë çdo ministër është i detyruar me ligj, jo vetëm që të zbatojë atë vendim, qëndrim, ose projekt ekonomik etj.,etj., por asnjëri nuk ka më të drejtë as të flasë, as të komentojë në asnjë situatë me publikun, me mediat për atë çështje, e cila praktikisht quhet e mbyllur sepse tashmë fillon zbatimi praktik!.

a). Ndërkaq, sistemi i kontrollit të shtetit për një vendim, projekt të caktuar ekonomik apo detyrë administrative, është poashtu i rregulluar me ligj, dhe është i pavarur dhe i paanshëm nga çfarëdo orientimi apo pikëpamje politike!

 III. NJË PRAKTIKË E RE E PUNËS SONË E BAZUAR NË PARIME!

1). Në kuadër të rregullave të punës sonë, në çdo veprimtari, gjithmonë do të merren parasysh qëndrimet bazuar në “Vlerat Kombëtare”, të cilat  janë „Alfa“ dhe „Omega“ e „Platformës për Referendum Kombëtar“!…

2). Konsultime të gjera, në mes veti para aprovimit të ndonjë vendimi, debatim të ideve, hulumtim të formave dhe rrugëve të ndryshme për të arritur te qëllimet madhore etj. Por, këto konsulta, këto parapërgatitje, në momentin kur aprovohen, menjëherë fuqizohen dhe do të praktikohen nga të gjithë pa përjashtim!

3). Pas aprovimit nuk do të ketë sens komentimi apo varianti ndryshe, por do të fillojë zbatimi sipas normave administrative të punës etj.

4). Kjo vlen për të gjithë anëtarët dhe veprimtarët, po ashtu  për të  gjitha kategoritë e punës dhe aktivistët përkrahës të „Platformës për Referendum Kombëtar“…

5). Poashtu kjo normë rregullative do të vlejë njëlloj edhe  për marrëdhëniet e shërbimeve të punës profesionale që në parim do të angazhohen në të ardhmen, të cilat janë te pjesa e „statusit të anëtarit“, që është e përcaktuar në kuadër të „PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR“.

  1. PËR NJË ETIKË NJERËZORE DHE ADMINISTRATIVE NË PUNË!

1). Pra, puna jonë „në kuadër të rregullores“ në parim do të jetë njerëzore, e cila kurrë  nuk  do të bazohet në asnjë lloj hakmarrje apo xhelozie ndaj palës tjetër! Po ashtu do të vlerësohet puna e secilit, pavarësisht pozitës, apo historisë (në të kaluarën) të secilit person  se nga vjen! Pra, në qoftë se dikush tregon potencialin dhe aftësinë profesionale, organizative, intelektuale etj., në një sektor të caktuar, nuk do të ketë  paragjykime të asnjë lloji; profesional, krahinor, fetar apo çfarëdo natyre tjetër!

a). Shkurt para aktit më të lart juridik  për „Referendumin“, jemi të gjithë të barabartë për të lëvizur përpara këtë proces!…

2). Poashtu „etika administrative„ dhe „etika njerëzore“, do të kenë një domethënie mjaft të rëndësishme në gjithë procesin e punës sonë në të ardhmen drejt angazhimit dhe finalizimit të këtij „Projekti Kombëtar“ në arritjen e qëllimit, për organizimin e „Referendumit të Parë“ në republikat tona shqiptaro-shqiptare!

3). Në qoftë se një anëtar i „Platformës për Referendum Kombëtar“ do të marrë ndonjë detyrë, post me përgjegjësi, qoftë në nivel lokal apo në nivele më të larta, qoftë edhe në kuadër të “Platformës për Referendum Kombëtar“ dhe në të kaluarën e tij ka pasur probleme me ligjin ose shkelje ligjore, atëherë ai nuk do të mund ta ushtrojë as njëlloj veprimtarie aktive me përgjegjësi. Ai do të ketë të  drejtë gjithmonë të votojë, pra të jetë anëtar i „Platformës për Referendum Kombëtar“ dhe do të ketë të drejtë të konkurrojë, pas lirimit nga secili dënim ose pas kalimit të afatit ligjor (rehabilitimit), për aq kohë sa e ka paraparë ligji i republikës etj.

  1. MARRJA E VENDIMEVE DHE ZBATIMI I TYRE NË PRAKTIKË!

1). Nëse merret një vendim i udhëheqjes së „Platformës për Referendum Kombëtar“, ose i një grupi punues, i një grupi studiuesish, apo cilitdo sektori udhëheqës në një lokalitet etj., atëherë ai vendim duhet të zbatohet unanimisht me përkushtimin maksimal dhe  me korrektësi administrative.

2). Duhet të zbatohet, sepse udhëheqja duhet të jetë model dhe shembull i zbatimit të vendimeve dhe ligjeve. Vetëm në këtë mënyrë ne do të kemi të drejtë të kërkojmë nga qytetarët për të votuar ligje, projekte të ndryshme ekonomike etj.,që nëse kalojnë ose votohen në „Referendum“, menjëherë fuqizohen si ligje , dhe  më pas në kuadër të institucioneve të republikës  do të zbatohen me korrektësinë  maksimale.

8). Pjesa e tetë:

  1. RUAJTJA E IDENTITETIT KOMBËTAR, PA MENTALITET LUFTARAK, NUK AVANCON NDËRTIMIN E TË ARDHMES DHE ZHVILLIMIN E DEMOKRACISË!

1). Vetë ne shqiptarët duhet të mos i harrojmë kurrë, gjenocidet e shkaktuara gjatë historisë, mbi popullin dhe territoret shqiptare, mbi monomentet historike të kulturës shqiptare,   si dhe të kërkojmë njohjen dhe afirmimin e tyre ndërkombëtarisht jo vetëm “de fakto” por edhe “de juro”!.

2). Mënyra e zhvillimit të demokracisë, (administrata juridike e shtetit, projektet ekonomike etj.),do të realizohen gjithmonë përmes REFERENDUMIT!.

3). Të gjitha studimet shkencore do të aprovohen nga Instituti i “Platformës për Referendum Kombëtar”.

4). Këmbëngulësia në jetësimin e të gjitha vlerave kombëtare , e cila është e bazuar në ligjet e vendit dhe në shumicën absolute që i votojnë këto ligje!.

5). Resepktimi në praktikë i ligjit aktual, deri në aprovimin e ligjit zëvendësues të radhës, për çdo ndryshim, në çdo fushë brenda një institucioni tonë shtetëror!…

6). Mentaliteti luftarak, për ta ndërtuar perspektivën e ATDHEUT, në linjat e “Vlerave Kombëtare”.

  1. PA INTEGRITET TË „IDENTITETIT KOMBËTAR“ NUK KA ZHVILLIM EKONOMIK!

1). Mosharrimi i gjenocideve të përjetuara gjatë historisë!

2). Referendumi votohet nga shumica dhe vendos opsionin fitues!

3). Ekonomi  zhvillimore e bazuar në shkencë, me prioritet ruajtjen e ambientit!

4). Këmbngulësia për ruajtjen dhe kultivimin në vazhdimësi të vlerave kombëtare!

5). Mentaliteti luftarak për zhvillimin ekonomik të  ATDHEUT!

6). Vendimmarrja aprovohet nga shumica dhe jo nga individi!

III. HIERARKIA ORGANIZATIVE E “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR” NË VEPRIMTARINË E SAJ!

1). “Platforma për Referendum Kombëtar” funksionon duke u mbështetur në parimet etike në respektim të punës së njëri-tjetrit që funksionalizon konkurencën dhe mentalitetin progresiv;

a). Hapja e zyrave të punës në qendrat e shumta në hapësirat  shqiptare në ATDHE funksionalizon bashkëjetesën: “e të qenurit aktiv bashkë  me qytetarët”, për vështirësitë që ata kanë dhe avancon zgjidhjen e të gjitha çështjeve jetike të komunitetit. Gjithmonë bëhet evidentimi i çështjeve të caktuara si vështirësi prezente, pastaj fillon zgjedhja e tyre.

2). Kudo në ATDHE do të bëhet hapja dhe funksionimi i  katedrave ose deparatamenteve, të cilat do të udhiqen nga bordet  e saj.

3). Funksionimi dhe hapja kudo e „Bordeve  Drejtuese“, edhe jashtë ATDHEUT në MËRGATË.

a). Bordet Drejtuese përfaqësohen (me 3-7 anëtarë) në secilin vend të BE-së e më gjerë  ku ka mërgimtarë tanë.

b). Bordet e mërgimtarëve, aktivizojnë grupe punuese të caktuara, dhe specialistë, të cilët do të përfshihen në zbatimin e projekteve të ndryshme ekonomike në ATDHE. Pra, “grup punues plus(+)projekt” etj.

c). Të gjitha marrëveshjet bëhen me shkrim, dhe janë juridike, në cilindo shtet që realizohen ato! 

  1. KJO FORMË ORGANIZATIVE DO TË ZBATOHET NË PRAKTIKË;

1). “Platforma për Referendum Kombëtar” e fillon përgatitjen e “Referendumit të Parë: Shqipëri-Kosovë”!.

2). Instituti me disa  katedrat të para  përfaqësohet me kandidatët më kredibilë të mundshëm kudo në ATDHE.

3). Bordet udhëheqëse të katedrave në ATDHE  dhe në MËRGATË në të  gjitha vendet e globit!….(Në mërgim, veprimtaria e bordit legalizohet juridikisht  si „Stiftung“(Fond ose aktivitet humanitar).

4). Grupet punuese dhe specialistë, do të aktivizohen sipas kërkesave në vazhdimësi.

  1. HIERARKIA FINANCIARE E “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR”!

1). Të gjitha hyrjet nga anëtarësia dhe kontributet tjera do të derdhen në  “konton bazë” (në euro, sfr., dhe dollor) të „Platformës për Referendum Kombëtar“, në qendrën kryesore me seli në Tiranë-Shqipëri! Ky model në të ardhmen do të funksionojë njëlloj edhe në republikat e tjera shqiptare; (Kosovë, Iliridë, Kosovë Lindore etj.), gjatë fazës parapërgatitore të përgatitjes së Referendumit!.(Më konkretisht nga konto qendrore me seli në Shqipëri bëhet shpërndarja nëpër qendrat e republikave tjera).

a). Kjo fazë e zhvillimit do jetë si fazë e dytë, (edhe gjatë përgatitjes së Referendumit edhe  pasi të fitojë me OK) pasi shpërndarja e mjeteve financiare nga konto qendrore në Tiranë /Shqipëri/ për në qendrat tjera të republikave do të  aprovohet në varësi të projektit dhe angazhimeve, sipas logjikës së programit. Pra, të gjitha pagesat e mërgimtarëve tanë  nga e gjithë bota dhe qytetarëve tanë në ATDHE, të gjithë  do të paguajnë në konton bazë të „Platformës për Referendum Kombëtar“ në Shqipëri.

2). Ndryshimi dhe vendosja në një seli kryesore  dhe integrimi në një KONTO të “Platformës për Referendum Kombëtar” do të ndodhë menjëherë nga themelimi juridik i institucionit të parë, dhe kjo ka ndodhur pasi konto është e hapur në Tiranë.(Shiko nr. e xhirollogarisë te pjesa e parë e programit).  Kjo konto qendrore do të shndërrohet gradualisht në FOND ZHVILLIMI TË REPUBLIKAVE TË SHQIPËRISË” dhe ky model edhe gjatë rrugës përgatitore, por sidomos edhe kur do  të  aprovohet dhe votohet REFERENDUMI SHQIPTARO-SHQIPTAR!

3). Quhet:“Fondi i Zhvillimit të Republikave të Shqipërisë”, dhe selia kryesore është  në Tiranë.

4). Pas “Referendumit” poashtu u përshtatemi rrethanave të ndryshimit të aktualitetit. Seli qendrore, plus seli në  nivel  republike,  e „Platformës  për Referendum Kombëtar!

5). Anëtarët e bordeve në vende të ndryshme të botës do të paguhen nga benificionet e vendeve ku jetojnë dhe antarët e punësuar të  bordeve në ATDHE nga selia qendrore e KONTO-s në  Tiranë-Shqipëri!

  1. PËRKRAHJA DHE VOTIMI I REFERENDUMIT: “SHQIPËRI-KOSOVË”!

1). Bazuar në të gjitha elementet bazë, në traditën dhe trashëgiminë kulturore të qytetarëve shqiptarë, në parim konsiderojmë se shumica e pranojnë dhe do ta votojnë Referendumin Shqipëri-Kosovë (me mbi 95%), dhe gjithashtu njëjtë Referendumi do të organizohet edhe për zonat e tjera shqiptare! Kjo siguri për kalimin me OK të “Referendumit të Parë” vjen nëse vetëm pak mbështetemi në elementet të përditshmërisë për vlerat e përbashkëta shqiptaro-shqiptare brenda një populli, të cilat janë tashmë të prekshme edhe për diplomacinë ndërkombëtare, si;

2). Gjuha Amtare e Njësuar sipas një standardi të unikfikuar dhe i zbatueshëm në praktikë. (Kongresit të Drejtshkrimit 1972).

3). Simbolet Kombëtare të përbashkëta për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë;

    a). Flamuri, himni, kostumet, arti muzikor,  etj.

4). Por, këto konfirmime natyrale dhe shpirtërore përmes “Referendumit” fuqizohen dhe bëhen legale dhe të ligjshme, jo vetëm „de fakto“ por edhe „de juro“, sidomos për shqiptarët e republikave të tjera shqiptare; Ilirida, Kosova Lindore, Plava dhe Gucia, (me Sanxhakun) dhe çamëria.

5). Mbrojtja me ligj nënkupton, se çdo keqpërdorim, propagandim dhe zhvlerësim nga kushdo qoftë dënohet njëlloj si në demokracitë e BE-së.

VII. DISA PYETJE AKTUALE LIDHUR ME IDENTITETIN KOMBËTAR PARA MBAJTJES SË REFERENDUMIT!

1). Me cilin ligj juridik mbrohet Gjuha Shqipe në Shqipëri dhe në Kosovë dhe në republikat e tjera me shumicë shqiptare ?! A vlen i njëti ligj që aplikohet në Shqipëri, edhe në republikat tjera shqiptare?

2). Po Flamuri Kombëtar a mbrohet me ligj?

a). Poashtu edhe Himni Kombëtar  dhe veprimtaritë të tjera kulturore?

3). Kush i pengon shqiptarët të mos e ruajnë dhe të mos e përdorin me norma standarde dhe të mos prezantohen përmes vlerave të “Identitetit Kombëtar”, pavarësisht vendlindjes së tyre se nën cilën „singël administrative“ jetojnë ata?!

 4). Dhe çfarë duhet të bëjmë në ngritjen e vetëdijes për organizimin e “Referendumit, Shqipëri-Kosovë?!”

VIII. SENZIBILIZIMI PËR T’U KTHYER TE VLERAT DHE TE IDENTITETI KOMBËTAR SHQIPTAR

1). Senzibilizimi për “Referendumin e Parë Shqiptaro-Shqiptar” do të bëhet përmes mediave; TV, programeve kulturore, koncerteve kombëtare, konferencave diplomatike ndërkombëtare, përmes tubimeve me qytetarë, tribunave shkencore dhe publike    etj.etj.

A). TË PËRBASHKËTAT E SHQIPTARËVE QË BASHKOHEN NË „Platformën e Referendumit Kombëtar“!

1). Njohja automatikisht e shtetësisë për të gjithë shqiptarët e Gadishullit Ilirik nga Republika e Shqipërisë, pavarësisht vendljindjes së tyre në ATDHE dhe pavarësisht vendbanimit të tyre në MËRGATË.

2). “Gjuha e Unisuar Standarde Shqipe” për të gjithë shqiptarët e Gadishullit Ilirik!

3). Flamuri Kombëtar për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë në gjithë GLOBIN!

4). Sistemi politik dhe “Kushtetutat e Standardizuara Shqiptaro-Shqiptare” me funksionalitet të plotë në të gjithë sektorët e administratës!

5). Ruajtja e “lashtësisë historike” përmes projekteve  kulturore të përbashkëta: “Muzetë Kombëtare”! (Tekst i veçantë: Restaurimi i muzeve aktuale dhe hapësirat e muzeve të tjera të reja)  etj.

  1. Integrimi i doganave sipas modelit të BE-së.

7). Dhe shumë e shumë projekte të përbashkëta kulturore dhe ekonomike shqiptaro-shqiptare! etj.

B). TRAJTIMET KRYESORE NË MËNYRË PËRMBLEDHËSE:

1) . GJENOCIDI DHE RRETHANAT HISTORIKE!. VETËM DUKE MOS U HARRUAR HISTORIA NDËRTOHET ARDHMËRIA! ARDHMËRIA NDËRTOHET ME FUNKSIONALITETIN E SHTETIT DHE SHTETËSISË QOFTË NË KUADËR TË NJË REPUBLIKE SHQIPTARE NË VEçANTI, QOFTË NË TË GJITHA REPUBLIKAT SHQIPTARE NË PËRGJITHËSI!…

2). ZHVILLIMI EKONOMIK PËRMES PROJEKTEVE TË SHUMTA STRATEGJIKE NË REPUBLIKAT SHQIPTARE!…PA PLANIFIKIM TË MENDUAR  MIRË DHE PA STUDIM DINJITOZ TË PROJEKTEVE EKONOMIKE SHQIPTARO-SHQIPTARE NË PLANIN AFATGJATË, VËSHTIRË ËSHTË TË KONSTATOJMË SE JEMI DUKE ECUR NORMALISHT DHE JEMI NË RRUGËN E DUHUR!…

3). MARRËVESHJET JURIDIKE DHE ADMINISTRATA E INTEGRUAR SHQIPTARO-SHQIPTARE DUHET TË REALIZOHET SA MË PARË! NE SHQIPTARËT DUHET VETË TË MENDOJMË PËR TË BËRË LEHTËSIRAT E NEVOJSHME ADMINISTRATIVE TË BRENDSHME DHE PËR TË HEQUR TË GJITHA BARIERAT DHE PENGESAT HISTORIKE DHE BYROKRATIKE, TË CILAT NË PËRDITSHMËRINË TONË JANË PENGESË E ZHVILLIMIT EKONOMIK!. INSTITUCIONET SHTETËRORE DHE QYTETARËT TANË NUK DUHET TË PRESIN EDHE MËTEJ NGA ASKUSH I HUAJ T’ NA BËJË ZGJEDHJEN E KËTYRE çËSHTJEVE, SEPSE  KJO ËSHTË PUNA JONË, PËR JETËN TONË, DHE PËR  ZHVILLIMIN TONË EKONOMIK!.

 4). REFERENDUMI DHE FUQIZIMI I LIGJEVE!…TË GJITHA KËTO SYNIME DHE PLANE ZHVILLIMI AFATGJATË BRENDA REPUBLIKAVE SHQIPTARE ËSHTË E MUNDUR TË REALIZOHEN EDHE JURIDIKISHT PËRMES MJETEVE DEMOKRATIKE DHE SISTEMIT TË ORGANIZIMIT TË REFERENDUMEVE NË TË GJITHA REPUBLIKAT SHQIPTARO-SHQIPTARE! …Nëse fqinjtë tanë na pëlqejnë këtë formë të demokracisë, mund ta aploikojnë, neve nuk na pengon asgjë e tyre. Por, a më, as ata nuk mund ta pengojnë edhe mëtej ZHVILLIMIN E REPUBLIKAVE SHQIPTARO-SHQIPTARE!…

9). Pjesa e nëntë:

  1. STRUKTURA ORGANIZATIVE DHE HIERARKIA E “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR” NË ATDHE DHE NË MËRGATË!

1). BORDI THEMELUES; (nga 5  me mundësi 7-9 antëarë nga ATDHEU dhe 3-4 anëtarë nga MËRGATA)

2). BORDI THEMELUES vendos dhe zgjedh BORDIN DREJTUES dhe në bashkëpunim me këtë bord zgjedh të gjitha bordet e tjera, si në aspektin; a) shkencor, b)  politik-kombëtar dhe c) administrativ.

3). Poashtu, përveç Bordit Drejtues, bashkërisht  zgjedhin edhe shumë borde të tjera; Bordin Financiar, Bordin e Kontrollit , Bordin e  Sigurisë, etj.,etj.

4). Poashtu Bordi Themelues kujdeset edhe për programin vjetor të punës dhe gjithë veprimtarisë shkencore dhe ligjërimet me publikun, prandaj zgjedhin kuadrat më të afta për ta trajtuar dhe sqaruar sa më profesionalisht para publikut, qoftë në ligjërime, qoftë në TV dhe media elktronike , e gjithë  programin e “Platformës per Referendum Kombëtar” etj.

  1. BORDI DREJTUES I PLATFORMËS KOMBËTARE NË ATDHE:

1). NË SHQIPËRI (= 7- 9 PERSONA)

2). NË KOSOVË ( =5-7 PERSONA)

3). NË ILIRIDË (=5-7 PERSONA)

4). NË KOSOVËN LINDORE (= 3 PERSONA)

5). NË PLAVË E GUCI (=3 PERSONA)

6). NË Çamëri (= 3 PERSONA)

III. BORDI DREJTUES NË MËRGATË:

1). NË ZVICËR (= 5 PERSONA)

2). NË GJERMANI (= 7 PERSONA)

3). NË AUSTRI (= 5 PERSONA)

4). NË ITALI (= 7 PERSONA)

5). NË BRITANINË E MADHE (= 7 PERSONA)

6). NË FRANCË (= 5 PERSONA)

7). NË BELGJIKË (= 5 PERSONA)

8). NË SUEDI (= 7 PERSONA)

9). NË NORVEGJI (= 5 PERSONA) etj.

  1. BORDI THEMELUES DHE BORDI DREJTUES I PLATFORMËS KOMBËTARE NË ATDHE E INSTITUCIONALIZON punën dhe veprimtarinë e INSTITUTIT;

1). INSTITUTI I “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR“ DO TË KETË DISA QENDRA NË  ATDHE!.

2). SECILI DREJTUES I KATEDRËS (OSE DEPARTAMENTIT) NË KUADËR TË INSTITUTIT DO TË JETË EDHE ANËTAR I BORDIT DREJTUES TË INSTITUTIT TË “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR“!

3). NË KUADËR TË QENDRAVE TË INSTITUTIT NË ATDHE NUK ËSHTË E KUSHTËZUAR QË TË GJITHA KATEDRAT TË JENË TË MBLEDHURA NË NJË VEND.  DO TË VEPROHET DUKE JU PËRSHTATUR KUSHTEVE DHE RRETHANAVE NË KUADËR TË REPUBIKËS!.

  1. BORDI DREJTUES NË MËRGATË , NË SECILIN SHTET THEMELON DISA „NËNBORDE“ (= 3-5 PERSONA) DHE KOMISIONE PUNE (=3 PERSONA), QË LIDHEN ME VEPRIMTARI TË NDRYSHME DHE ME KATEDRAT E INSTITUTIT NË ATDHE!.

A). NËNBORDI NË NJË SHTET TË CAKTUAR;

(Komunikimi është i ndërsjellë në mes BORDEVE TË KATEDRAVE nga ATDHEUT dhe BORDEVE, NËNBORDEVE dhe komisioneve të punës nga vendet e MËRGATËS në planifikimin e formave të financimit të projekteve të ndryshme si; përgatitja e dokumentacionit, aprovimi i buxhetit për projekt të caktuar, zbatimi i projekteve në ATDHE;  etj.)

1). NËNBORDI PËR PRANIM  TË PROJEKTEVE (= 3 PERSONA);

2). NËNBORDI PËR PLANIFIKIM FINACIAR PËR PROJEKTE (=3-5 PERSONA)

3). NËNBORDI PËR ZBATIM TË PROJEKTIT(=2-3 PERSONA);

4). NËNBORDI PËR REGJISTRIMIN E KOMPANIVE SHQIPTARE NË NJË VEND TË HUAJ; (Afrimin e të gjitha shërbimeve, rregullimin e tatimeve dhe lirimin nga tatimi në rast se investojnë shuma të caktuara dhe të larta në projekte të ndryshme në ATDHE).

B). KOMISIONET PUNUESE NË ZBATIM TË DETYRAVE TË CAKTUARA;

1). KOMISIONI PUNUES PËR TA;“JETËSUAR SHKOLLËN SHQIPE TË MËSIMIT PLOTËSUES“!…(= 3 PERSONA)

2). KOMISIONI I PUNËS PËR AFIRMIMIN E VLERAVE KULTURORE SHQIPTARE;( =3 PERSONA).

3). KOMISIONI PUNUES PËR HARTIMIN E BUXHETIT – PËR PROJEKTETE E APROVUARA: (= 3 PERSONA).

4). KOMISIONI PUNUES PËR MEDIA: (= 3 PERSONA).

5). KOMISIONI PUNUES PËR PËRKTHIM TË LITERATURËS: (= 5-7 PERSONA).

6). KOMISIONI I PUNËS PËR VLERAT SPORTIVE TË MËRGIMTARËVE TANË: (= 5 PERSONA). etj.

10). Pjesa e dhjetë:

  1. INFORMACION RRETH HYRJEVE FINANCIACE PËR TA REALIZUAR REFERENDUMIN:

1). Për të gjitha hyrjet finaciare pa marrë parasysh lartësinë e tyre dhe shpenzimet që do të dalin për projekte të ndryshme; administrative, juridike, historike , diplomatike etj.,do të bëhet raport financiar me procesverbal, si në modelin e administratës zvicerane nga A-ZH.

2). Ky model transparent është shumë i pëlqyer dhe i pranueshëm nga shumica; edhe nga donatorët, sponzorët, kompanitë, nga prominentët e sportit, të muzikës, por  edhe të politikës, me qëllim që ngjarja e “Referendumit Shqipëri-Kosovë” të shënohet me gjithë kompleksitetin pozitiv në shkallën më të mirë të mundshme, si një “Proces i Ri i Demokracisë Standarde” ndër shqiptarët në shekullin XXI.  

3). Për anëtarët e „Platformës për Referendum Kombëtar“ !

-Platforma për Referendum Kombëtar:

-REPUBLIKA/T E SHQIPËRISË

-Emri Mbiemri:__________________

-Ditëlindja:______________________

-Vendlindja:_____________________

-Vendbanimi:____________________

-Vleftshmëria:____________________

-Nr.____________________________

-Data ___________________________

-Nënshkrimi:_____________________

-Anëtar i „Platformës për Referendum Kombëtar“!

  1. HYRJET FINANCIARE NGA ANËTARËT E „Platformës për Referendum Kombëtar“ për bërjen gati të Referendumit klasifikohen në:

1). Shumat e pagesave të anëtarëve TË RREGULLT, anëtarësia vjetore;

2). Shuma e pagesave e anëtarëve HUMANITARË, ndihmë e pjesshme  dhe

3). Shuma e pagesave e anëtarëve  AKTIVË, ndihmë e planifikuar;

4). Shuma e anëtarësisë  mujore/vjetore për një person  është 15 sfr./180 sfr., dhe kundërvlera në    valuta tjera .

5). Poashtu shuma mujore/vjetore në Euro për një anëtar do të jetë = 12 Eur/145 Euro.

6). Nëse një anëtar i paguan më shumë se 180 sfr., anëtarësi vjetore për „Platformën për Referendum Kombëtar“, atëherë shuma tepricë do të regjistrohet si pjesë e buxhetit humanitar. Dhe p.sh nëse një anëtar paguan një shumë humanitare 350 fr., në vit, atëherë 180 fr.,do kalojnë të regjistruara te pjesa e anëtarësisë, pjesa tjetër mbetet te shuma humanitare.

7). Shuma humanitare është e lirë, e pjesshme, anëtarët paguajnë kur munden dhe sa munden. Janë të mirëseardhur!

8). Shuma mujore/vjetore, që arrin lartësinë 150 sfr./1800 sfr., e anëtarëve aktivë është  e planifikuar!(mujore/vjetore=145 E/1740 Euro).

9). Shumat me vlera më të larta do të përfshihen në projekte të caktuara, dhe do të përcaktohen në planin vjetor etj. Shuma të larta pranojmë pa paragjykim nga të gjithë përkrahësit; firmat, shoqatat, artistët, sportistët, institucionet vendore dhe të mërgatës, nga të huajt etj.

a). Këto shuma më të larta do të quhen. “Investime të planifikuara”, për projekte të vogla dhe të mesme ekonomike.

b). Në rast se kemi 120 persona që afrojnë nga 10.000 (dhjetëmijë) euro për investim në “Fondin për Zhvillim të Republikave të Shqipërisë”. Ky investim do të kalojë në statusin e aksioneve;”persona aksionarë” në projekt të caktuar, që do ta mbikqyrë stafi i institutit për projekt të caktuar etj. Në të ardhmen gjatë punës praktike do të afrojmë edhe ndonjë shembull konkret.

III. SQARIME ME TRANSPARENCË PËR PROJEKTE TË APROVUARA:

1). Të gjitha pagesat, do të regjistrohen në sistem të „Platformës për Referendum Kombëtar“ , që nga dita e parë, dhe për secilin anëtar.

2). Pagesat do të bëhen  përmes  kontos, e cila do të ketë përfaqësitë në ATDHE, pra në kryeqendrën e Republikave të Shqipërisë-Tiranë.

3). Secili anëtar do të pajiset me dokument, i cili tregon dëshminë konkrete .

4). Në konton e hapur në Shqipëri do të  organizohemi duke përcjellë dhe shenuar çdo të dhënë dhe kontribut me procesverbal bankar dhe gjithë administratën e nevojshme!

5). Shumat humanitare do të planifikohen me programe sociale për ndihmë të varfërve në ATDHE!.

6). Shuma e anëtarësisë së firmave dhe shoqatave do të jetë më e lartë se e personit.

7). Anëtarët do të pajisen me kartë, dhe do të gëzojnë statusin e privilegjuar në ATDHE!.

8). Për çdo projekt që realizohet në ATDHE nga MËRGATA, do respektohet me rigorizitet transparenca përmes raportit të punës, dhe të gjitha hyrje-daljeve.

  1. LISTA E ANËTARËVE, të cilët bëjnë pagesën në fazën fillestare:

Anëtar i “Platformës për Referendum Kombëtar”: Nr.______

-REPUBLIKA/T E SHQIPËRISË

-Emri Mbiemri:__________________

-Ditëlindja:_______________________

-Vendlindja:______________________

-Vendbanimi:____________________

-Tel._______________________________

-Data _____________________________

Shuma,_____________________nënshkrimi,________________________________

 

Anëtar i “Platformës për Referendum Kombëtar”: Nr.______

-REPUBLIKA/T E SHQIPËRISË

-Emri Mbiemri:__________________

-Ditëlindja:_______________________

-Vendlindja:______________________

-Vendbanimi:____________________

-Tel._______________________________

-Data _____________________________

Shuma,_____________________nënshkrimi,__________________________________________

Anëtar i “Platformës për Referendum Kombëtar”: Nr.______

-REPUBLIKA/T E SHQIPËRISË

-Emri Mbiemri:__________________

-Ditëlindja:_______________________

-Vendlindja:______________________

-Vendbanimi:____________________

-Tel._______________________________

-Data ____________________________

Shuma,_____________________nënshkrimi,_______________________________

Anëtar i “Platformës për Referendum Kombëtar”: Nr.______

-REPUBLIKA/T E SHQIPËRISË

-Emri Mbiemri:__________________

-Ditëlindja:_______________________

-Vendlindja:______________________

-Vendbanimi:____________________

-Tel._______________________________

-Data ____________________________

Shuma,_____________________nënshkrimi,________________________________

11). Pjesa e njëmbëdhjetë:

  1. PLANIFIKIMI I VEPRIMTARIVE DHE PROJEKTEVE FINANCIARE!

1). Nj

  1. eprimtarive të punës organizative;

1). Konsiderojmë se ideja dhe shoqërimi i fakteve sipas programit të „PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR“ për organizimin e REFERENDUMIT shqiptaro-shqiptar është duke u përkrahur masovikisht!…

2). Ne jemi përcaktuar të bazohemi në mbështetje nga rrethi i parë i veprimtarëve dhe shumë bashkëpunëtorë tanë, të cilët për fillimin e jetësimit të „REFERENDUMIT SHQIPTARO-SHQIPTAR“ ofrojnë tërë resurset mbështetëse, si në rrafshin intelektual ashtu edhe në aspektin financiar dhe organizativ, medial etj.,etj.

III. PLANIFIKIMI KOHOR (dyvjeçar) i veprimtarisë financiare;

1). Nga prezantimi publik zyrtar nëpër media, në shumë TV në ATDHE, dhe  pak më vonë pas 2-3 muajve llogarisim promovimin zyrtar në Tiranë. Brenda gjashtë muajve të parë të aktivitetit  planifikojmë se do t’na mbështetin  mbi 200 anëtarë aktivë,(të konsultuar) dhe brenda një viti numri do të dyfishohet me anëtarë aktivë, të cilët në konton e “Platformës për Referendum Kombëtar” në ATDHE do të paguajnë nga 1800 sfr., ose 1740 euro, secili anëtar, brenda një viti kalendarik.

a). Po ashtu numri i anëtarëve të rregullt nuk do të mungojë, të cilët  do të paguajnë shumën 180 sfr., ose 145 euro  (brenda një viti, afërsisht mbi 1000 anëtarë vetëm nga Zvicra). Njëkohësisht edhe nga shtete të tjera do të kemi mbështetje të mirëfilltë!

2). Afërsisht brenda një deri në dy viteve parashikojmë që shuma e buxhetit të arrihet mbi një milionë sfr., (ose vlera në valuta tjera)!.

3). Të gjitha sqarimet, dhe informacionet e punës së “Platformës për Referendum Kombëtar„ do të jenë transparente dhe do të jenë publike përmes mediave, takimeve me publikun, veprimtari shkencore  përmes “Konferencave Kombëtare e Ndërkombëtare” kushtuar Referendumit shqiptaro-shqiptar, si dhe përmes “web-faqes” sonë etj. Poashtu do të fillojë edhe ligjërimi shkencor edhe për publikun, si në ATDHE ashtu edhe në MËRGATË nga studiues të ndryshëm!

  1. SHËRBIMET ADMINISTRATIVE DHE ORGANIZATIVE NË ATDHE!

1). Pas regjistrimit të bërë në ATDHE dhe fillimit të punës do të paguhen me rrogë rreth 200 punëtorë administrativë si fillim, të cilët do të kenë detyra kryesisht për zbatimin dhe jetësimin e programit të „Platformës për Referendum Kombëtar“ !.

a). Me kalimin e kohës normalisht  numri i të punësuarve do të rritet vazhdimisht.

2). Do të organizohen tryeza shkencore, tryeza diplomatike dhe konferenca të shumta për temën e “Referendumit të Parë”, për çështjet që do të përgatiten për votim në fusha të ndryshme; historike, juridike, ekonomike etj.

a). Kjo veprimtari do të ketë kosto të caktuar, sidomos kur ftohen personalitete ndërkombëtare  të profileve të caktuara.!

 3). Do të fillojmë bërjen gati të dokumentacionit për të filluar me disa projekte; ekonomike, kulturore, administrative etj.

4). Si shembull do të paraqesim disa modele të projekteve të ndryshme, të cilat janë lehtësisht në praktikë të realizueshme, të cilat kanë lidhje pothuaj me të gjitha qendrat e banuara shqiptare!

  1. DISA NGA PROJEKTET, që janë të gatshme për të filluar realizimi praktik i tyre

1). Informacione për mbështetjen financiare për botimin e literaturës me faktografi në frymën e programit të “Platformës për Referendum Kombëtar“ të historianëve tanë  të  mirëfilltë dhe të konfirmuar.

2). Informacione, në kuadër të botimeve në të ardhmen do të kemi edhe materiale tjera dhe bashkëpunimi do të jetë, edhe me TV-të, edhe në ATDHE, edhe në MËRGATË, si me TV-të shqiptare; të Londrës, të Zvicrës, të Berlinit, Suedisë etj.,etj.

a). Botime dhe publikime të fakteve do të ketë vazhdimisht në të ardhmen; literaturë juridike, filma, publikim të projekteve ekonomike etj.

3). Fillon përgatitja e dokumentit të „Arsyeshmërisë“;

4). Dizajni i Letërnjoftimit;(hapet konkursi publik).

5). Dhe fillon përgatitja e gjithë dokumenteve të përcaktuara në „Draftin Juridik“;

6). Takime diplomatike; në qendrat në ATDHE, në Bruksel, në Berlin dhe në vende të tjera:

7). Projekti  shumë urgjent për pllakatat miqësore ; „Mirë se vini në Republika/t e Shqipërisë“. Këto  pllakata do të jenë në disa gjuhë në të gjitha vendkalimet hyrëse të republikave shqiptare.

a). Ky projekt do përshtatet me të gjitha strukturat e republikave shqiptare në çdo pikë doganore, dhe në aeroporte!

  1. PROJEKTI PËR „SIGURINË RRUGORE TË AUTOMJETEVE“

1). Pajisja me video-kamera si në vendet e BE-së ku policia e shtetit mund ta kontrollojë çdo makinë në “post-blloqe“ të ndryshme pa pasur nevojë të shkaktojnë rrëmuja pritjesh  etj.

VII. PROJEKTI i „IDENTITETIT=LETËRNJOFTIMIT(PASAPORTËS);

Për të gjithë shqiptarët kudo që janë lindur në një vendbanim në republikat shqiptare, dhe poashtu edhe jashtë ATDHEUT!, fillon paisja me këtë dokument… Dhe;

VIII. PROJEKTI PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË dhe të REGJISTRIMIT TË RESURSEVE EKONOMIKE-Adresat dhe identifikimi!

A). Këto dy projekte shkojnë bashkë dhe ndihmojnë njëra-tjetrën. Por, ne në këtë rast do ta sqarojmë mënyrën e realizimit të projektit nr. IV, të „Identitetit-Letërnjoftimit“ .

1). Bazuar në Kushtetutën aktuale të Republikës së Shqipërisë, ligjërisht njihet identiteti, gjuha dhe simbolet kombëtare për çdo shqiptar që është lindur në republikat tjera në rajonin tonë!

a). Republika e Shqipërisë e ka në kushtetutën e saj, dhe e ka detyrim mbrojtjen e shqiptarëve në gjithë rajonin! (Shiko nenet ligjore te pjesa e parë e programit).

2). Realizimi teknik i këtij dokumentacioni; letërnjoftimit, pasaportës, patent shoferit etj. (Për pamjen dhe dizajnin do të shpallet konkurs).

B). Së pari po paraqesim numrin e banorëve;

1). Në Shqipëri = 2.8 milionë banorë;

2). Në Kosovë = 1.8 milionë banorë;

3). Në Iliridë (Maqedoni)= mbi 1.1 milionë banorë;

4). Në Malësi, Plavë e Guci(Mali i Zi)=500 mijë banorë;

5). Në Kosovën Lindore= 500 mijë

6). Në Çamëri= ?

7). Mërgimtarët shqiptarë, në tërë BOTËN, janë mbi 3 milionë!

8). Total për dy vjet do të pajisen me kartë identiteti mbi 6 milionë shqiptarë.

C). Koordinimi organizativ dhe shpërndarja praktike e letërnjoftimit te çdo qytetar yoni;

1). Në çdo komunë, në çdo pikë doganore, brenda hapësirave shqiptare do të bëhet dhënia në dorë e leternjoftimit dhe e regjistrimit të shqiptarëve. Pastaj, në çdo aeroport brenda dhe jashtë vendit ku qarkullojnë dhe udhëtojnë mërgimtarët, në çdo ambasadë dhe në çdo konsulatë vendoset nga një aparaturë elektrike që e regjistron menjëherë personin dhe automatikisht i ofron edhe letërnjoftimin në dorë .

2). Kjo mundësohet falë teknologjisë së fundit nga më të përsosurat, dhe me një kosto shumë të lirë.

  1. PROJEKTE TË TJERA EKONOMIKE; (menjëherë të realizueshme).

1). Sistemimin dhe pastrimin e mbeturinave; Shqipëri, Kosovë, Maqedoni!

2). Pastrimin e ajrit; projekt për tri shtetet e cekura më lart! (M. Kjotës).

3). Sjelljen e zyrës së “Drejtësisë Ndërkombëtare”(Arbitrazh), e cila rritë besimin (për kontrata ndërkombëtare në mes shtetit dhe investitorëve të huaj)  në një qendër në ATDHE, gjegjësisht për mbrojtjen e investitorëve të huaj për investime kapitale!

4). Projekti administrativ për pagesat e tatimit të firmave në ATDHE, sipas programeve të avancuara të BE-së!; Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj.

a).  Ky projekt i pikës 4., shumë lehtë do të mund të instalohet edhe nga „Bordet Drejtuese“ nëp ﷽﷽﷽﷽﷽﷽﷽﷽ tameve ta Bordi drejtues nnave;Shqipkinhe konferenca tar etj.r disa herezik i dole uredink safet ….vidis ja sam to ër shtete të Perëndimit dhe firmave të bashkatdhetarëve tanë që  t’u shërbejmë për pagesat e tatimeve(“Steuererklärung”).

b). Afërsisht nga statistikat që qarkullojnë, se vetëm në Zvicër ka  mijëra firma shqiptare. Ndërkaq, në Gjermani numri i firmave shqiptare është edhe shumë herë më i madh!….

A). Disa shembuj nga turizmi:

1). Objekti fizik i ndërtesës së themelimit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir është një monument historik i një ngjarje të madhe në historinë e “Alfabetit të Gjuhës Shqipe”! Kërkohet  një mirëmbajtje nga faktori politik shqiptaro-shqiptar!.

a). Komisioni i ynë i „Objekteve Historike“ do të ketë qasje për senzibilizimin dhe ridefinimet aktuale të këtij monomenti!… (Për të krijuar mundësinë për ta vizituar këtë monument jo vetëm nga  vizitorët  shqiptarë, por  edhe të huaj)!.

2). Nga kuzhina: As vetë ne shqiptarët nuk e dimë se sa e pëlqyeshme është :“Sallata dimërore e Jugut të Shqipërisë“, në të gjitha vendet e Perendimit!(Përbërja; karrotë, uthull, vaj ulliri, limon i grirë, portokall i prerë, preshë, etj.,etj.).

a). Vlerat historike shqiptare nuk janë të promovuara mjaftueshëm për avancimin e turizmit të huaj!;

4). Asnjë gjerman nuk ka njohuri mbi vlerën shëndetësore në fokusin bashkues në mes detit Jon dhe atij Adriatik! Atraksione të tjera, janë të heshtura!

5). Heshtja e tepruar e shoqërisë sonë; çfarë është e dëmshme nga e huaja, dhe çfarë është e pranueshme nga e huaja?(Analizë e mirëfilltë dhe studim i veçantë!)etj.

 

  1. LISTA E MBËSHTETËSVE të „Platformës për Referendum Kombëtar“ për çdo ditë po rritet!…

1). Mbështetës për anëtarë aktivë mbi 200 veta, kanë konfirmuar pas konsultimeve të para, (gjatë  vitit të parë të aktivitetit). Pas aktivitetit praktik ky numër mendohet të rritet dukshëm!…

2). Mbështetës për anëtarë të rregulltë mbi 1000 veta,(vetëm në vitin e parë).Por, kur tani kanë  filluar konsultimet praktike, pasi për çdo pagesë do behet regjistrimi me teknologji të avancuar dhe me dëshmi karte, që favorizon çdo mbështetës gjatë vizitave të tij në qendra turistike në ATDHE, ky numër duket se do të dhjetëfishohet vetëm gjatë vitit të parë të punës sonë. Para aprovimit të caktimit të datës për votim të REFERENDUMIT numri i mbështetësve parashikohet të jetë pjesa më e madhe e popullsisë, mbi 90% e tyre!.  

3). Mbështetës intelektualë  të shumtë;(studiues të shumtë jo vetëm nga Tirana dhe Prishtina, por edhe nga qendrat  e tjera shqiptare; nga Ulqini, Presheva, Tetova etj., dhe nga qendrat e Perendimit ku jetojnë MËRGATA jonë. Të gjithë e kanë mirëpritur programin e “Platformës për Referendum Kombëtar”, të cilët janë të gatshëm të aktivizohen për të qënë pjesë e kontributit për  jetësimin praktik dhe mbështetës të REFERENDUMIT!. Lista po zgjerohet për çdo moment!.

  1. NUK DO TË KETË PASTHËNIE!

1). Këtu fillon praktika e re, e “Filozofisë Kombëtare”! Fillon zbatimi i administratës së integruar në institucionet shtetërore shqiptaro-shqiptare për herë të parë, si në vendet e BE-së! Fillon vetëdijsimi politik-kombëtar i shumicës së qytetarëve shqiptarë përmes “Demokracisë Direkte-Referendumit” që të avancojë të gjitha proceset demokratike në jetësimin praktik të  programeve zhvillimore ekonomike, në shtetin e tij, në republikën e tij, në komunën e tij, në ATDHEUN e tij, në vendlindjen e tij, në frymarrjen e tij jetësore! 

2). Këtu e kemi rastin të konfirmojmë se para se të jemi të majtë ose të djathtë në pikëpamje politike më përpara kësaj, jemi shumica e qytetarëve; “me gjak shqiptarë” dhe me “ADN të plotë KOMBËTARE”,(me mbi 90%), se sa shqiptarë që kanë mungesë të madhe të “ADN-së KOMBËTARE”! Para se të jemi të pasur, dhe para se të jemi të varfër, para se të jemi profesionistë të një fushe apo të një zanati, para se të tregojmë, se cilës fe i përkasim, më përpara (duhet) të dëshmojmë, se JEMI NJË sepse kemi një gjuhë, e cila quhet: “GJUHA SHQIPE”, se jemi të një kombi, i cili quhet: “KOMBI SHQIPTAR”, se jemi  të një shteti, i cili quhet: “SHTETI SHQIPTAR”, (por që fatkeqësisht, pa dëshirën tonë, ende jetojmë të ndarë në disa shtete),  i cili shtet, të cilat shtete quhen “REPUBLIKA/T E SHQIPËRISË”, dhe e kemi vetëm një SHQIPONJË!, e legjitimuar vetëm për një flamur, që quhet: ”FLAMURI KOMBËTAR SHQIPTAR”!…

A). MENTALITETI I KTHYER NË LIGJ JURIDIK!

1). I vetmi organizim i mirëfilltë është “Platforma për Referendum Kombëtar”, ku nëse dikush pranon post të lartë shtetëror, ose është më i miri në konkurencë, dhe më pas nga kjo karierë politike nuk do të ketë shans të pasurohet duke kërkuar hapësirë për të bërë edhe vendime në interes personal para atij shtetëror, për çfarë individi e ka pranuar këtë detyrë me nënshkrim të tij. Shqiptarët përmes Referendumit i japin fund “mentalitetit grabitës” që pushtetarët e lartë shtetërorë, po sa të vinin (vijnë?), në poste të larta, të pasurohen pa kritere!  Kjo praktikë tashmë i takon së kaluarës, kohës së tranzicionit!. Ky mentalitet i programit tonë, për luftën e dukurive negative, që nga testi i ADN-së kombëtare, tashmë është bërë i kthyer në ligj juridik, sepse sistemi është i tillë sa që individi është i pafuqishëm përballë programeve funksionale në administratë që afrohen nga “Platforma për Referendum Kombëtar”. 

B). JEMI NË PUNË PRAKTIKE PËR HAPAT E PARË!

1). Pas formaliteteve juridike kemi datën e prezantimit publik të programit dhe veprimtarisë së, ”Platformës për Referendum Kombëtar” në të gjitha mediat dhe TV-të shqiptare në ATDHE. Mediat do të vazhdojnë edhe ato nga MËRGATA në afirmimin e programit tonë të përbashkët.

2). Pas kësaj do të ndodhë edhe data e promovimit zyrtar në Tiranë, me ç `rast janë të ftuara shumë personalitete të institucioneve të të gjitha republikave shqiptare, diplomatë të huaj dhe përfaqësues të shumtë nga MËRGATA jonë!.

3). Hapet konkursi për promovimin  e gatimeve tradicionale shqiptare të përfaqësuar nga të gjitha republikat; nga Shqipëria, Kosova, Kosova Lindore, Ilirida, Plava dhe Gucia, Sanxhaku dhe çamëria. Në këtë shënim  çdo kuzhinier që do të konkurojë duhet të bëjë gati recetat paraprake dhe të dorëzojë komisionit të punës për këtë çështje. Kuzhina do të përfshijë një shumëllojmëri të gjithanshme!

4). Hapet konkursi për realizimin e dizajnit për “Letërnjoftimin e shqiptarëve”, i cili do të jetë “NJË” dhe i pranueshëm për gjithë shqiptarët e Gadishullit Ilirik!

5). Do të vazhdojmë me pranimin dhe caktimin e kandidatëve në fushëveprimtari të

 cili do të jetë “NJË” dhe i pridatlava dhe Gucia, Sanxhaku dhe çam tjera praktike si p. sh; a) komisioni për heqjen e kufijve disa nga arsyetimet praktike për bërjen gati të dokumentit për doganat sipas modelit të BE-së etj.,etj.

6). NA PRIFTË E MBARA!

Nga “Stafi Drejtues i Bordit të Themelimit” të Institutit Shkencor të „Platformës për Referendum Kombëtar“, në ATDHE  dhe në MËRGATË!.

Autor i tekstit: SAFET  SADIKU

Konsulent : BAJRAM  DERVISHAJ

P.S.

Ky “Program Kombëtar” i të gjithë shqiptarëve i titulluar: “Platforma për Referendum Kombëtar” është i mbrojtur me ligj, edhe të Republikës së Shqipërisë për të drejtën e autorit të tekstit. Ligji nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, saktëson qartë të drejtën ligjore të autorit. Lejohet të citohet, por nuk lejohet të kopjohet apo çfarëdo shpërdorimi tjetër me shkrim apo edhe me diskutim, të të gjitha llojeve, të cilat argumnte ose keqinterpretime (me apo pavetëdije) dëmtojnë seriozitetin e strategjisë diplomatike dhe devijmin e punës praktike të programit me publikun dhe me institucionet shqiptare dhe të huaja, si brenda ashtu edhe jashtë vendit!…