Mërgimtarët mbështesin aktivitetin e Bordit Drejtues të „Platformës për Referendum Kombëtar“
Aziz Gjini (Oslo) – Që në fillim kur e lexova programin e „Platformës për Referendum Kombëtar“ më bëri për vete, sepse mbrohet identitetit i shqiptarëve me votë kudo në vendbanimet shqiptare në Gadishullin tonë. Pastaj, me kalimin e kohës kuptova se në Tiranë, nga niveli i profesorëve universitarë është pritur shumë mirë, madje ky program po quhet edhe „Kushtetuta e shqiptarëve“. Mendoj se ka ardhur koha që miliona shqiptarë të rreshtohemi në një proces të tillë juridik siç është Referendumi Shqipëri-Kosovë dhe edhe me republikat tjera shqiptare. Prandaj, fillimi i ligjëratave si për temat kombëtare dhe për ato ekonomike, se si mund të mbrohet identiteti dhe si mund të ndihmohet atdheu është mjaft me vend dhe shumë i qëlluar. Edhe në Oslo ka mjaftë mërgimtarë, të cilët çdoherë ju kanë përgjigjur atdheut.
Rexhep Asllani: Jam gati të plotësoj të gjitha kërkesat për organizimin e ligjëratës së parë edhe në Milano dhe rrethinë kushtuar mbështetjes së „Referendumit të Parë Shqipëri-Kosovë“ , të cilën po organizon Instituti Studimor „Platforma për Referendum Kombëtar“ me qendër në Tiranë. Uroj mbarësi për gjithë shqiptarët, në këtë rrugtim historik!