Safet Sadiku
Procedurat shtetërore ndërkombëtare në funksion të ekzistencës së pavarësisë dhe ndërtimit të demokracisë, ende janë një sfidë e patejkaluar për shqiptarët në venbanimet e tyre! Edhe oqeonet kanë kufizime dhe relivi i tyre kushtëzohet nga faktorë ekologjikë, e lëre më shtetet e vogla, të cilat kanë trashëguar trysnitë juridike dhe gjenocidin e të gjitha llojeve, si pjesë e fatit historik!… Sot kemi më shumë se kurrë trajtime të njëanshme të çështjes kombëtare, dhe duket sikur mohohet kapitali njerëzor për një rimobilizim të përgjithshëm shtetëror, pavarësisht kauzës. Padyshim, po kalojmë në ndryshime të mëdha gjeopolitike në nivel të lartë të rendit ndërkombëtar. Prandaj, pozicionimi ynë në kushte të reja gjeopolitike, sidomos pas luftës së Rusisë në Ukrainë, duhet të jetë i qartë dhe i kompletuar sa i përket mënyrës së zgjedhjes përfundimtare të çështjes shqiptare në rajonin e Gadishullit tonë. Vendet e BE-së janë përkrah SHBA-së në mbështetje të luftës së Unkrainës sepse është vetë ekzistenca e tyre përballë një fronti të çmendur që po shkakton Rusia me luftë. Edhe sot në dekadën e tretë të shekullit XXI, hasim fenomenet strategjike të politikbërjes në mes të fortëve, të cilët gjithnjë e më shumë kërkojnë të jenë dominues në rendin e ri botëror sidomos në fushën ekonomike. Ne duhet të dëshmojmë qartë rikonfigurimin tonë si rreshtim dhe si pozitë gjeostrategjike, në politikën globale, për t’u treguar të kujdesshëm në rivitalizimin dhe riaktualizimin e faktorëve historikë. Shqiptarët kanë përjetuar ndëshkime të ndryshme si pjesë hapësirës mbarëkombëtare, dhe kanë humbur shumë vlera në sektorin e sigurisë. Këndvështrimi i strukturuar politik i shqiptarëve edhe në tranzicionin politik lë shumë për të dëshiruar, sepse nuk është arritur vlera më sublime që na peshon si pozitë gjeografike, dhe si strategji dhe qëllim politik, përkrah aleatëve të besueshëm si; SHBA, Britania e Madhe dhe shumica e vendeve të BE-së. Por, cilat janë shkaqet që pengojnë formësimin e të qenit faktor përballë rrethanave të reja si një rajon gjeografik i radhitur pas forcës së NATO-s?
Në shoqërinë shqiptare, ende nuk ka funksionalitet të mirëfilltë administrata shtetërore, e cila «ruhet» si një pako e sistemeve dhe regjimeve që trashëguam. Këto feneomene janë pengesë e zhvillimit ekonomik. Partnerët dhe aleatët tanë, si SHBA, Britania e Madhe dhe vendet e BE-së, vazhdimisht kanë bërë investime sidomos në ndërtimin e demokracisë, në veçanti në fushën e sistemit të drejtësisë, e cila ende është nën nivelin e standardeve të dëshiruara. Shpeshherë te klasa jonë politike kemi hasur mentalitete dhe metoda të vjetra të punës dhe të bashkëpunimit, ndonëse i ka shkelur koha ato ende janë të pranishme në procesin e krijimit të mardhënieve politike dhe të sigurisë, qoftë me vendet fqinje, qoftë me ato ndërkombëtare, duke pranuar rolin dytësor, si në komunikim, si në marrjen e përgjegjësië shtetërore dhe duke pritur përkrahjen dhe supozimet vetëm të «formës urdhërore», nga vendet që janë «de fakto» aletate dhe partnere të republikave shqiptare! Konceptimi i trazuar i shumë mendjeve diplomatike, si në mes të ujrave të turbullta, dhe mungesa e vizionit këmbngulës nuk kanë rezultuar si të suksesshme për avancime diplomatike në parim, edhe në përmbushjen e përgjegjësive të marra, por edhe në formulim të kërkesave të gjithë çështjes shqiptare ashtu siç e kërkon koha, e cila po ndryshon çdo perspektivë. Faktori kohor i këtij shekulli po komfirmon thyerje të tabuve ngase ka ngecur çdo perspektivë si ngërç, sepse disa logjika praktike kanë qenë si artificiale dhe të pa qëndrueshme, qoftë në planin e rendit të ri ekonomik global, qoftë në rendin juridik si çështje që kushtëzojnë nivelin dhe shkallën më të lartë të sigurisë. Por, me shpërthimin e luftrave në Ukrainë dhe në Palestinë, (i gjithë procesi) po sjellë një ç’rregullim të padukshëm në funksion të mbatjes së forcës, „me status-kuon presing”, për të dominuar me çdo kusht në tregun ekonomik global! Në anën tjetër, shqiptarët vazhdojnë të mos i qasen me serizitetin e duhur integrimit të brendshëm institucional, kudo ku jetojnë në vendbanimet e tyre duke ju nënshtruar epsheve ekspansioniste të politikave agresore të shteteve fqinje, të cilat kanë trashëguar superioritetin mbi shqiptarët duke i nënçmuar dhe mënjanuar për çdo lloj bashkëpunimi bilateral, si mundësi e njohjes së vlerave me pozicione të barabarta me ta, si në mardhëniet ndërfqinjësore, po ashtu edhe në mardhëniet ndërkombëtare! Një nga faktorët kyq i pozitës së inferioritetit të klasës politike që përfaqësuan shqiptarët përballë të tjerëve, edhe me vendeve fqinje, ka qenë dhe vazhdon të jetë prezent trajtimi jo real i rrethanave në politikën ndërkombëtare, dhe servilizmi i tepruar i politikave të udhëhequra shtetërore të shqiptarëve në të gjitha anët e kufirit!. Në anën tjetër duhet vlerësuar më shumë se një fat historik, prezencën e NATO-s edhe në vendbanimet shqiptare, që padyshim rritë shkallën maksimale të sigurisë përballë agresionit të Serbisë dhe Rusisë, e cila prezencë më shumë është pjesë e fatit për mbarë popullin shqiptar, se sa një meritë e diplomacisë sonë që përfaqësuan shqiptarët në gjithë kohën e tranzicionit. Së këndejmi brenda demokracisë së brisht institucionale ndër shqiptarët ende ka mangësi në të gjitha institucionet shtetërore, sidomos në administratë, në siguri, në fushën sociale, në sistemin e taksave dhe të tatimeve, ku shteti dhe individi jo rrallëherë i ngatrrojnë rolet, të cilat role kthehen në pengesa serioze, që rezultojnë në ngecjen e projekteve strategjike në fusha të ndryshme të ekonomisë, pasi administrata shtetërore është ende nën hijen e së kaluarës që na lanë si dhurartë regjimet komuniste… Deri tani të gjitha marrëveshjet politike të të gjitha periudhave historike na kanë rezultuar të dëmshme. Nga kjo logjikë më pas kanë rrjedhur implementimet juridike në praktikë duke mundësuar që okupatorët ta vazhdojnë edhe më tej pushtetin mbi pronësinë shtetërore të të gjithë shqiptarëve. Ndonëse, kjo logjikë tingllon vrazhd në njëren anë, dhe në anën tjetër duhet ta pranojmë se dështimet e marrëveshjeve politike edhe në trazicionin e kushtueshëm mbi tridhjetëvjeçarë po kushtëzojnë implementime juridike në praktikë, pasi ato kanë kaluar edhe në një proces politik përmes Brukselit, por edhe SHBA-së. Së këndejmi na mbetët të mësojmë si klasë politike dhe si shoqëri, se kur ka qenë koha e negocimit dhe për të bërë kërkesa kemi mundur të mos i nënshkruajmë shumë marrëveshje, por në momentin kur ato janë nënshkruar dhe janë ratifikuar në kuvend, atëherë quhet se dyert e trenit janë mbyllur! Mbetët vetëm nisja nga momenti në moment!…