Konkretisht çfarë nënkupton „Platforma për Referendum“ për gjithë shqiptarët?
1. Shqiptarët e kanë shansin historik që në kushte të reja demokratike përmes „Referendumit“ të vendosin të ardhmen e tyre
për t’u bashkuar institucionalisht dhe për t’i intergruar brenda vetëvetës së tyre të gjitha vlerat kombëtare, kulturore, historike,
ekonomike, shkencore etj., përmes një administrate të mirëfilltë
ashtu si të modelit të vendeve të BE-së .
2. Me “Referendum” vendos shumica e popullësisë, për ligjet, për mënyrën e qeverisjes dhe për shumë projekte ekonomike, historike, turistike, ekologjike etj. Qeveria e Shqipërisë(dhe qeveritë e republkave
shqiptare) është zbatuese praktike e ligjit, e projektit që ka votuar shumica! Përmes Referendumit kemi një pjesëmarrje direkte të të
gjithë qytetarëve për të vendosur të ardhmen, për standardin, mënyrën e pagesave të tatimit, dhe përgjegjësitë e tjera administrative shtetërore!.
3. E drejta për REFERENDUM është e drejtë normale e një populli me të gjitha konventat ndërkombëtare !
4. Heqja e kufijve dhe integrimi i administratës së brendshme shqiptaro-shqiptare do të praktikohet sipas modelit të BE-së, dhe
5. Sistemi juridik i shtetit mund të ndërtohet i afërt me sistemin politik të Zvicrës. Disa shembuj krahasues;
6. Në Zvicër kantonet kanë pavarësinë e plotë institucionale shtetërore, dhe ndërtimi i hierarkisë politike institucionale
përfaqësohet në tri shkallë; qeveritë dhe parlamentet komunale, ato
të nivleve kantonale, dhe e nivelit qëndror në kryeqendrën e shtetit në Bern.
7. Po njejtë edhe në zonat e banuara me shumicë shqiptare kudo është prezent shteti, i cili përfaqësohet përmes fjalës,
“Republikë”, për dallim nga fjala “Kanton”! Poashtu shumë normal do të mund të funksiononte pushteti i njëjtë si në Zvicër me
hierarkinë prej tri shkallëve; qeveritë dhe parlamentet komunale(ose
bashkiake), qeveritë dhe kuvendet e REPUBLIKAVE; e Shqipërisë, e
Kosovës, e Iliridës, e Kosovës Lindore, e Plavës dhe Gucisë(me
Sanxhakun) dhe Republika e çamërisë , si dhe qeveria dhe parlamenti i
nivelit qendror në kryeqendrën e Shqipërisë në Tiranë!
8. Edhe sistemi i drejtësisë ka po këto tri nivele, por shtrirjet komunale janë të ndryshme në varësi të numrit të banorëve, të
komunave në kantone, etj. Pastaj, gjygjësori kantonal është kudo në çdo kanton(po e njëjta gjë është edhe gjygjësori në nivel
republike), dhe ai suprem vetëm në një qendër të caktuar(p.sh në Zvicër është në Lozanë, në Shqipëri do të mund të ishte në
Prizren )!.
9. Hapësirat shqiptare kanë nevojë urgjente që të veprojnë të bashkuara politikisht në kuadër të “PLATFORMËS PËR REFERENDUM
KOMBËTAR”, e cila sot, përfaqëson vullnetin e shumicës së shqiptarëve në gjithë globin, kudo ku jetojnë ata, sepse kjo “Platformë”, qartësisht artikulon qëndrimin në fundamentin bazë
për ndërtimin e “Shtetit të Mëvetësishëm Shqiptar” në Gadishullin
Ilirik, GJITHËMONË SIPAS MODELIT TË DEMOKRACIVE PERËNDIMORE.
10. Qëllimi i aktivizimit të “PLATFORMËS PËR REFERENDUM KOMBËTAR”
në të gjitha hapësirat shqiptaro-shqiptare është që të bëhet organizimi i REFERENDUMIT PËR BASHKIM TË REPUBLIKAVE SHQIPTARE!.
11. “Platforma për Referendum Kombëtar” kërkon “mobilizim historik” të të gjithë shqiptarëve që të rreshtohen në mbështetje të
REFERENDUMIT, dhe njëkohësisht ofron shërbim dhe trajtim në çdo
fushëveprimtari: ekonomike, juridike, kulturore, sociale, të projekteve të ndryshme që lidhen me mbrojtjen e resurseve natyrore,
për projekte të ndryshme zhvillimore, njëlloj në të gjitha hapësirat shqiptaro-shqiptare.
12. “Platforma për Referendum Kombëtar” planifikon të zhvillojë veprimtarinë e saj në ATDHE si: “Nismë për REFERENDUM” me seli në Tiranë-(Shqipëri) dhe në Prishtinë-(Kosovë) dhe në kryeqendra të
tjera shqiptare të Gadishullit Ilirik. Kjo veprimtari e “Platformës për Referendum Kombëtar” do të zgjerohet duke u përfaqësuar me kandidatë të mirëfilltë në çdo komunë të banuar me shumicë
shqiptare kudo në Gadishullin Ilirik!.Marrë nga: “Platforma për Referendum Kombëtar”